– Quhem Ada. Kam parë në ëndërr sikur unë dhe shoqja ime e ngushtë kishim lindur nga një fëmijë (djalë) dhe po i mbanim në krahë. Ishim shumë të gëzuara sepse ishin shumë të bukur, si engjëj, por papritur u trishtuam sepse rreth nesh kalonin shumë njerëz që na shikonin me përbuzje dhe na shanin ngaqë kishim lindur fëmijë pa qenë të martuara. Neve filloi të na vinte turp dhe thonim me vete: “Si do të dalim në sytë e botës tani që jemi turpëruar?”. Ju lutem, më thoni ç’kuptim ka kjo ëndërr sepse ne jemi beqare, pra, nuk jemi të lidhura…
– E dashur Ada! Ëndrra tregon që ju dhe shoqja juaj do të bëni disa plane përsa i përket të ardhmes tuaj. Këto plane mund të kenë lidhje me jetën tuaj private, me punën apo shkollën. Gjithsesi, fëmijët, në rastin tuaj, simbolizojnë plane të bukura. Kini parasysh se do të keni shumë kundërshtarë që do t’ju shikojnë me zili. Ata do të mundohen t’ju kundërvihen, por ju do t’u shkoni deri në fund planeve tuaja. Gjithë të mirat!