Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Doja shokun tim
Berisha thyen rekordin në not dhe… një vërejtje për të
Detaje të reja nga vjedhja e Bankës

Berisha thyen rekordin në not dhe… një vërejtje për të

Sot zoti Berisha siç shkruan në faqen e tij të Facebook, theu rekordin personal ne not. Ja, ç‘shkruan ai: « Te dashur miq, sot une theva nje rekord timin te nje viti me pare. Sot une notova ne det te hapur 153 min, pa llogaritur rezerven, pra notova me shume se kurre me pare. Gjithnje mendoja se rekordet e mia joniane ishin te lidhura edhe me magjine e ujrave te Jonit. Por sot une provova se ato ishin krejtesisht te lidhura me pasionin tim per ujin, notin dhe magjine e ketij pasioni.

Gjate notit sot kam shfletuar faqe per faqe librin tim te notit qe nga vitet e femijerise se hershme kur laheshim ne lumenj qe mbusheshin me ujerat e bores qe shkrinte dhe ndonjehere ne Valbone ne kaltersine e saj te akullt, ne liqenj akullnajash ne Alpe, me pas ne rezervuare, liqenjte dhe detrat e vendit, deri tek rekordi i ri personal i sotem. Persosmeria nuk ekziston por une falenderoj Zotin dhe ndjehem krenar dhe i privilegjuar me raportin tim me ujin!”. E urojme edhe ne zotin Berisha për këtë rekord, por nuk mund të rrijmë pa bërë dy koregjime. E para, duam t’ i themi se kur shikohet nga deti bregu, siç duket nga fotografitë, nuk quhet “det i hapur”. Së dyti , i lutemi që para se t’i publikojë shkrimet e tij, t’i lexoje dy a tre herë sepse ka shumë vend për përmirësime gramatikore, siç ndodh më lart me shprehjet “pa llogaritur rezerven” e të tjera e të tjera. Sidoqoftë urime!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Doja shokun tim

Next Post

Detaje të reja nga vjedhja e Bankës

Advertisement