Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

A përfitoj pagesë papunësie?

– Kam qenë e punësuar deri tani në një restorant si punonjëse kuzhine, por jam shkurtuar nga puna sepse restoranti ku punoja, u mbyll. Kam qenë emigrant në Itali, me banim në Padova, i datëlindjes 15.04.1955 dhe kam punuar me sigurime shoqërore të paguara në INPS. Pesë vitet e fundit kam qenë punonjëse me kohë të plotë. Desha të di, a përfitoj të ardhura nga papunësia dhe në çfarë mase dhe për sa kohë? Unë tani jam në Shqipëri. A mund t’ju kontaktoj personalisht? I. Resuli

Naim Balluku, Zv. President, përfaqësues i degës INAS për Shqipërinë: – E nderuar Zj. Resuli, për shqetësimin që keni, meqë jeni në Shqipëri, mund të na kontaktoni kur ju të jeni e lirë. Sidoqoftë për problemin që keni sqarojmë sa më poshtë: punonjësit që përfitojnë nga sigurimi i papunësisë (A.S.P.I) janë:

– Punonjësit e sektorit privat përfshirë dhe praktikantët, punonjësit e adminstratës publike me kontrata me kohë të pacaktuar.

Advertisement

Theksoj që nuk përfshihen në pagesë papunësie (A.S.P.I):

– Punonjësit e bujqësisë më kontratë me kohë të përcaktuar apo të papërcaktuar, punonjës ekstra-komunitarë në Itali me leje qëndrimi në punë sezonale.

Për përfitimin e kësaj pagese, kërkohen disa kushte: Pushimi nga puna të jetë për një çështje të drejtë, duke justifikuar motivet subjektive, si dhe përfundim i kontratës së punës. Për personin e pushuar nga puna, është kërkesë e domosdoshme, që të ketë plotësuar 2 vite sigurimi, duke filluar nga dita e pushimit nga puna.

Por kërkesa kontributive plotësohet edhe atëherë, kur i pushuari nga puna ka të paktën 1 vit pagesë kontributesh me jo më pak se 52 javë të plota. Kërkesa për përfitimin e pagesës së papunësisë (A.S.P.I), bëhet në rrugë telematike, jo më vonë se 2 muaj që nga dita e pushimit nga puna.

Kohëzgjatja e kësaj pagese është në varësi prej moshës së të pushuarit nga puna dhe vitit që i korrespondon. Për vitin 2014 për një moshë më të vogël se 50 vjeç, kohëzgjatja e pagesës së papunësisë është 10 muaj, mbi 50 vjeç deri 55 vjeç, kohëzgjatja është 12 muaj dhe mbi 55 vjec e 16 muaj. Duke qënë se ju jeni në një moshë mbi 55 vjeç, ju do të përfitoni pagesë papunësie me një kohëzgjatje për 16 muaj.

Për të përcaktuar shumën që përfitohet merret për bazë, kontributet e derdhura në dy vitet e fundit para pushimit nga puna. Pra, shuma përcaktohet nga kontributet e derdhura në dy vitet e fundit, pjesëtuar për numrin e javëve dhe shumëzuar me 4.33. (1 vit = 52 javë dhe dy vite = 104 javë). Kështu në rast po të marrim një shumë hipotetike prej 30.000 euro : 104 = 228.46 Euro në javë. Për ta kthyer në muaj 228.46 x 4,33 = 1.249.

Në rast se ky kontribut është i barabartë apo më i vogël se 1.180,00 Euro, do të jetë 75 % e 1.180.00 euro = 885 euro. Në rast se shuma është më e madhe i shtohet 25 përqind e diferencës me 1180.00. Në rastin tonë shuma do të jetë 885 + 17,25 = 902.25 euro (17.25 është 25 % e 69 euro e cila del nga diferenca e 1249 euro-1.180 euro =17,25 euro.)

Në rast se ju më informoni për shumën e derdhur për dy vitet e fundit, atëherë unë ju informoj saktë për shumën që duhet të përfitoni. Duhet të kemi parasysh, se mbas 6 mujorit të parë të pagesës, shuma e pagesës reduktohet me 15 përqind, dhe po kështu edhe me plotësimin e vitit të përfitimit të kësaj të ardhure. Për persona që nuk kanë plotësuar kushtet kontributive të përmendura më lart, por që kanë një periudhë kontributive më të vogël, aplikohet një pagesë më e vogël (mini A.S.P.I). Kushti është që i interesuari të ketë jo më pak se 13 javë me kontribute në 12 muajt e fundit para pushimit nga puna. Shuma e pagesës në këtë rast është e barabartë me gjysmën e javëve të kontributeve në vitin e fundit. Sidoqoftë jeni e mirëpritur në zyrat tona me adresë Rruga. “A. Z. Çajupi” Pallati nr.7 Kati i parë (mbas shkollës Edith Durham, ish “11 Janari” ) Tiranë. Lutem që të keni me vete dhe Codice Fiscale, mbasi ne kemi akses në database me INPS, dhe mund të evidentojmë me saktësi historikun tuaj kontributiv. Të gjitha shërbimet tona janë falas, pa asnjë pagesë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Pije të përditshme shtëpiake

Next Post

Anjeza Branka: Ia fik dritat atij që më tradhton!

Advertisement