Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

A do të kem fëmijë?

– Përshëndetje Dr. Dani! Kam kryer ekzaminimin e lëngut seminal dhe përgjigjet janë si më poshtë: Ditët pa kontakt seksual janë katër. Volumi i ejakuluar ishte 3.40 ml. Pamja opaleshente. PH është 8.00. Lëngëzimi është normal (ulet pas orës së parë). Fijëzimi, jo më shumë se 3.5 cm. Nr. i spermatozoideve 75 milion/ml. Gjallëria pas 20 minutash: 70 %. Gjallëria pas 2 orëve: 55 %. Treguesi i lëvizshmërisë: 3.50. Treguesi i gjallërisë: 36 %. Konfiguracioni normal: 85 %. Shënime në mikroskop: 7-8 leukocite për fushë ose 7700 për ml. 50-60 spermatozoidë aktive të lëvizshëm, me gjallëri normale, pa deformime. 20-25 spermatozoide jo aktive, të palëvizshëm, pa gjallëri, 2-3 spermatozoide të rinj. Florë bakteriale mesatare. Treguesi i fertilitetit: 35.00. Zona të spermoaglutinimit janë disa. Sipas jush, a janë optimale këto vlera që kanë dalë? Po treguesi i fertilitetit, është i saktë? Si janë mundësitë e mia për të pasur një fëmijë? Faleminderit.
Dr. Evi Dani, seksolog-androlog: – Analiza e lëngut spermatik është një nga analizat më të rëndësishme të një mashkulli, për të parë aftësitë e tij fertile. Sigurisht, për të studiuar dhe për të gjetur një shkak apo një problem pse mashkulli infertil nuk arrin dot të ketë një fëmijë, duhen një sërë analizash, vizita dhe ekzaminime, por më e rëndësishmja, pa diskutim, është spermograma. Nëpërmjet saj, arrijmë të gjejmë shkaqet e pamundësisë së shtatzanisë te partnerja juaj dhe në bazë të rezultateve të saj, vendosim çfarë rruge duhet të ndjekim për mjekim. Analizat e lëngut spermatik bëhen nga shumë laboratore të përcaktuara sipas kritereve të vendosura nga vetë ato. Në vitin 1982, për herë të parë, u vendos nga Organizata Botërore e Shëndetësisë që të gjithë mjekët e të gjithë laboratorët të kenë një mënyrë realizimi të kësaj analize, pra, u vendos standardizimi i rezultateve për këtë analizë. Që nga ajo kohë e në vazhdim, të gjithë laboratorët seriozë, shkencorë apo klinikat që merren me infertilitetin, përdorin kriteret e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kritere këto që edhe ne në klinikën tonë, i aplikojmë prej disa vitesh.
– Analiza juaj e realizuar nuk e di se ku, sipas mendimit tim, ka disa gjëra të paqarta. Për shembull, morfologjia e spermatozoideve është ai studim që ka të bëjë me përmasat e kokës së spermatozoidit, pjesës së qafës së spermatozoidit apo bishtit. Madhësia e kokës së spermatozoidit është në gjatësi 5 mikron, gjerësi 2.5-3.5 mikron, forma duhet të jetë ovale, pjesa e akromozomit duhet të zërë 40 -70 % të kokës, qafa nuk duhet të jetë më shumë se 1 mikron, bishti jo më pak se 50 mikron dhe disa hollësi të tjera që për momentin, nuk po i them. Sipas eksperiencës sime, duhet të jetë normale një spermë përsa i përket morfologjisë në qoftë se 14 % e spermatozoidëve e më shumë, janë në formën normale. Në punën time prej gati 30 vjetësh, nuk kam parë dhe vështirë të gjesh spermatozoidë siç i keni ju, me 85 % konfiguracion apo morfologji. Në këtë rast, ka një dyshim, ndaj dua të di çfarë konsideron normal një person që ka realizuar analizën. A i ka patur mundësitë teknike dhe metodat histokimike për të përcaktuar morfologjinë e spermatozoidit? Një pikëpyetje tjtër është se çfarë kupton me: Flora bakteriale mesatare? Nuk e kuptoj këtë! Nuk e kuptoj çfarë do të thotë 7700 leukocide për ml. Në këtë rast, do të themi që për të përcaktuar leukocitet, janë disa metoda të veçanta të cilat thuhen në qoftë se janë mbi 1 milion në një ml. Kemi të bëjmë me infeksion të gjëndrave aksesore dhe skema e mjekimit jepet në bazë të shkaktarit që e ka krijuar këtë infeksion. Unë si androlog specialist që kam punuar para ’90-s dhe pas ‘90-s, them që laboratorët që bëjnë analizën e spermogramës, ndoshta për efekte komerciale, janë shtuar shumë, por lënë shumë për të dëshiruar sa u përket metodave me baza shkencore, duke të futur në qorrsokak apo në rrugë të gabuar. Prandaj, të këshilloj një konsultë me mua dhe një analizë të bërë me profesionalizem, për të përcaktuar shkaqet e infertilitetit dhe skemën e mjekimit.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Dhjetë receta për t’u kuruar me mollë

Next Post

Më dalin puçrra që më kruhen e acarohen

Advertisement