Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Test: Çfarë raporti keni me bukurinë?

Secili ka konceptin e tij për bukurinë dhe mënyrën e tij për t’u kujdesur për trupin. Ky test ju jep mundësinë të identifikoni tipin tuaj dhe përkujdesjet që ju përshtaten e ju pëlqejnë më shumë. Jeni ithtare e trajtimeve moderne dhe serumeve kundër plakjes, masazheve relaksues, apo maskave me baltë vullkanike? Cila është kredoja juaj? Bëni testin tonë, për ta kuptuar.

 

1. Çfarë është DHEA, sipas jush?

Advertisement

a. Një shoqëri ajrore

b. Një teknikë e re joge

c. Një metodë për t’u rinuar në 28 ditë.

d. Një algë deti

 

2. Sikur të kishit një shtëpi të dytë për pushimet, cila do të ishte ajo:

a. Një shtëpi në breg të detit, në ndonjë ishull tropikal.

b. Hapësirë, shumë dritë, pak mobilje të thjeshta… një shtëpi feng shui.

c. Një shtëpi funksionale me aparatet e fundit elektroshtëpiake.

d. Një shtëpi prej druri natyral, që e keni ndërtuar vetë.

 

3. Trajtimi i fytyrës, prisni që të jetë…

a. Erëmirë dhe t’jua lërë lëkurën të butë.

b. Relaksues

c. Shumë efikas

d. Çhelmues

 

4. Vendosni të rregulloni banjon tuaj. E zgjidhni:

a. Me stil femëror.

b. Të tipit japonez

c. Si një SPA

d. Me bimë dhe një tapet bambuje

 

5. Gjatë një mbrëmjeje me shoqërinë, njëri bën një pyetje: “Çfarë është jeta sipas jush?”. Ju i përgjigjeni:

a. Shumë e pasur dhe nuk duhet të lësh të të shpëtojë asnjë thërrime e saj

b. Një mësim se nuk mund të kontrollosh gjithçka

c. Një garë kundër kohës

d. Një rikthim në traditë

 

6. Keni vendosur t’i kushtoni vetes pak kohë dhe përkujdesje:

a. Klikoni në internet për të gjetur një SPA në Indonezi

b. Drejtoheni për në pishinë me një dyshek gome

c. Zhysni këmbët në ujë, të cilit i keni hedhur disa tableta eferveshente që u bëjnë një mikro-masazh këmëbeve.

d. Shkoni të shtriheni në hamakun që gjendet në kopështin tuaj.

 

7. Marrëdhënia juaj me paratë:

a. Konsumimi është kënaqësia juaj

b. Zotëroni artin e gjetjes së ofertave të përshtatshme

c. Jeni pak a shumë një gjinkallë bujare

d. Keni një sens të theksuar të kursimit.

 

8. Shkoni në një institut bukurie (parukeri, manikyrist, masazhier, etj.)…

a. Një herë në javë

b. Një herë çdo 15 ditë

c. Shumë herë në javë

d. Një herë në muaj

 

9. Cila nga këto katër gra mishëron sipas jush, bukurinë:

a. Monika Beluçi

b. Uma Turman

c. Cher

d. Leticia Kasta

 

10. Si provë dashurie ndaj partnerit:

a. Merrni një vit pushim, për të bërë udhëtime bashkë nëpër botë.

b. I ofroni një vit abonim me seanca joge

c. I bëni vetes një lifting

d. Blini një fermë në fshat

 

11. Miqtë tuaj thonë për ju:

a. E paparashikueshme, por kaq joshëse!

b. Është si një moment qetësie, ose një oaz në këtë botë të egër.

c. Ajo ka klas.

d. Mund të mbështetesh tek ai/ajo.

 

Rezultatet

Nëse keni më shumë a. Ju vlerësoni bukurinë sensuale

Kredoja juaj: Të dilni nga rutina, të kërkoni ndjesi të reja, gjëra kureshtare, stile të veçanta. Kujdesi për veten është preludi i kënaqësisë. Juve ju pëlqen ta përgatisni trupin tuaj sipas rregullave të artit të dashurisë. Për ju, bukuria identifikohet me të këndshmen. Jeni alergjike ndaj rutinës, planifikimeve dhe ju ndodh të shkoni me vonesë në takime, ose t’i anulloni në momentin e fundit (qofshin këto me miqtë, ose në një institut bukurie). Sigurisht, nuk jeni model stabiliteti, por jeta me ju sjell gjithmonë surpriza, si për shembull, nisja për në një spa në Indonezi. Aftësia juaj për t’u përshtatur është e pafund, por nganjëherë nuk e keni sensin e realitetit. Ju pëlqejnë risitë, udhëtimet dhe masazhet si ato shiatsu, kineze, tai apo ajurvedike që ju evokojnë kulturat e largëta. Jeni fanse e hamamit dhe ju pëlqen edhe eksfoljimi. Të qenët i/e bukur dhe sensual është për ju thelbësor. Ju pëlqejnë edhe vajrat dhe kremrat aromatikë për masazh, apo për fytyrën, që e tregojnë të bukur lëkurën tuaj.

Në blerjet tuaja, kërkoni luksin që i jep më shumë vlerë imazhit tuaj. Gjithashtu, nuk ju pëlqejnë aksesorët e mërzitshëm dhe vulgarë. Jemi në epokën kur mund të kujdesemi për veten me të gjitha mënyrat e mundshme dhe të kënaqemi pa u ndjerë egoistë; përfitoni prej kësaj!

 

Nëse keni më shumë b. Ju vlerësoni bukurinë zen

Kredoja juaj: Harmonia mes trupit dhe shpirtit, forcës së brendshme, diturisë së lashtë. Para së gjithash ju kërkoni mirëqenien dhe momenti kur kujdeseni për veten është një moment qetësie e relaksimi. Mbase jeni shpesh e stresuar dhe nën presion, prandaj keni zgjedhur mënyrat antistres (relaksimi, joga…), para të tjerave. Jeni natyrë e rezervuar dhe e urreni gjithçka që bie shumë në sy dhe është i tepruar, qoftë përsa i përket grimit, apo pamjes. Pak të kuq në faqe, një buzëkuq me ngjyrë të lehtë, këto janë ato që preferoni, sepse për ju janë shenjë e pastërtisë së shpirtit. Jeni shumë i/e shqetësuar për sigurinë e qetësinë tuaj dhe preferoni para së gjithash stabilitetin. Jeni besnike në zgjedhjet tuaja, qoftë në miqësi, apo në zgjedhjen e një instituti bukurie (parukieri, etj). Që të mos ndjeheni gjithë kohën e mbytur nga punët, ju kërkoni përkujdesjet më të mira në një institut bukurie. E rëndësishme për ju është të çlironi energjinë e brendshme dhe të dekontraktoni tiparet e fytyrës. Këmbëngulja është e domosdoshme në bukuri dhe ju i kushtoni trupit tuaj një ose dy përkujdesje në javë. Edhe në shtëpi ju pëlqen të kujdeseni për veten, të fusni këmbët në ujë të ngrohtë dhe t’i lini mendimet të bredhin lirisht në mendje. Nuk ju pëlqen të blini produkte kozmetike pa u menduar, por e merrni shtruar, duke marrë informacionet e sakta dhe të besueshme. Me një fjalë, jo vetëm kujdeseni për trupin, por ju pëlqen edhe relaksimi. Vazhdoni kështu, nëse ju bën të ndjeheni mirë.

 

Nëse keni më shumë c. Ju vlerësoni bukurinë e teknologjisë së lartë

Kredoja juaj: Rini, me çdo kusht! Jeni gjithmonë në dijeni të tendencave të reja dhe keni provuar edhe produktet më përparimtare… para gjithë të tjerëve. Me një fjalë, kujdesi për trupin duhet të jetë efikas, i aftë të mposhtë edhe kohën dhe ndryshimet që sjell ajo.

Çfarëdo që të bëni, pamja juaj e jashtme është pa të meta, sepse për ju ka rëndësi imazhi. Keni natyrë dinamike dhe e dini çfarë doni (nganjëherë pak si shumë). Prandaj ju pëlqejnë aparatet e reja që përdoren në institut (ultratinguj, elektro-stimulim), që garantojnë rezultate të shpejta. Ju pëlqen t’i keni gjërat nën kontroll, qoftë efektin e kohës mbi trupin tuaj, ose një ekip pune. Jeni me kulturë, ju pëlqen të bëni pjesë në një elitë dhe kërkoni suksesin. Ju kujdeseni për trupin në mënyrë pragmatiste, jo pasionante, për të pasur një siluetë të bukur dhe freski tiparesh.

Ju keni një program: Luftë kundër celulitit, kundër të ashtuquajturës lëkurë e portokalles dhe liftingu i fytyrës. Keni një besim të patundur te shkenca dhe përparimi i saj për të luftuar efektet e kohës. Kur kozmetika ju propozon kremëra të përshtatshme për tipin e lëkurës suaj, i investoni paratë pa i llogaritur. Ju luftoni me zjarr kundër plakjes. Keni besim te përparimet e shkencës, por bëni edhe një dallim mes tyre, sepse jo të gjitha i përmbushin premtimet që bëjnë.

 

Nëse keni më shumë d. Ju vlerësoni bukurinë natyrale

Kredoja juaj: Bukuria natyrale, pa mashtrime dhe truke. Juve ju pëlqejnë vetëm produktet 100% natyrale dhe bio. Perceptimi juaj i bukurisë është global: Ekuilibri vjen para së gjithash. Jeni moderne, e matur dhe preferoni cilësinë e jetës. Nuk ndjeheni qendra e botës dhe mirëqenia juaj ka lidhje me atë të të tjerëve.

Nuk duhet as t’jua zënë me gojë produktet e testuara te kafshët. Për ju, vlerat njerëzore janë të rëndësishme dhe dëshira për të mbrojtur mjedisin, është autentike. Ju pëlqen të riktheheni në vlerat e dikurshme, keni një koncept të idealizuar të natyrës dhe përpiqeni të përfitoni nga të mirat e saj: Talasoterapia për t’u zhytur në ujë, oksigjeni i pastër për t’u thithur. Në banjon tuaj ndodhen produkte me kamomil, maska me baltë dhe mjaltë, qumësht dhe polen… Keni pra kremëra shumëfunksionale me përbërës të gjetur në natyrë. Ju pëlqen të rrini në shtëpi dhe t’i kushtoni kohë kujdesit ndaj vetes. Produktet natyrale janë rikthyer në modë dhe bio-kozmetika ju lejon të bashkërendoni modernen me traditën.

 

P.S. DHEA është një hormon që e prodhon trupi ynë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Mrekullitë e kuzhinës së lashtë egjiptiane: Gjellë me lëng toni

Next Post

Sali Berisha: Edvini na e vodhi statusin!

Advertisement