Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Pihet soda e bukës kur je me gastrit?
Nuk shikoj mirë nga sytë, si ta zgjidh këtë problem?
NJOFTIME NGA GREQIA

Nuk shikoj mirë nga sytë, si ta zgjidh këtë problem?

– Përshëndetje doktoreshë. Jam një grua 36 vjeçe dhe mbaj syze optike prej rreth dhjetë vjetësh. Kur i vura, e kisha numrin -0.5 dhe tani më ka shkuar njëri sy -1 dhe tjetri -0.75. Gjatë kësaj kohe kam mbajtur nën kontroll edhe tiroidet, të cilat për shume vjet i mjekova për mungesë jodi, ndërsa aktualisht, i kam të mbushura me noduj dhe kam një çrregullim hormonal. Mjeku më ka sugjeruar operacionin, por unë po përdor mjekim dhe ndihem më mirë. Problemi që kam është se herë pas here kam probleme me sytë, kam një ndjesi sikur nuk shoh mirë ose sikur ka një ndriçim shumë të madh në dhomë. Kam patur edhe dhimbje koke, por nga vizita okulistike nuk më doli asnjë problem. Mos ndoshta problemet që kam me sytë kanë lidhje me diagnozën e tiroides (këto probleme nisën pak a shumë në të njëjtën kohë  me çrregullimin e tiroides)? Ekziston një lidhje mes tyre apo mund të kem problem tjetër?

Dr. Rezarta Shkurti, okuliste:E nderuar letërshkruese! Në moshën tuaj 36 vjeçare numri i syzeve nuk ka asnjë mundësi të rritet pasi është numër minus (njëri sy – 1.00 dhe tjetri – 0.75. Ai ka qënë gjithmonë sa është tani dhe jo më i vogël, pasi numri minus nuk rritet me rritjen e moshës, vetëm ulet me rritjen e moshës. Ndoshta që në vizitën e parë ai është përcaktuar gabim – 0.50, por ka qënë – 1.00 dhe – 0.75. Ju i keni vënë syzet në moshën 25 vjeçare dhe pas kësaj moshe numri nuk rritet. Ky ishte shpjegimi llogjik përsa i përket numrit minus. Ndërsa përsa i përket dizekulibrit hormonal të tiroides dhe lidhjes patologjike të saj me problemet e syve ka shumë për të diskutuar. Ekziston një sëmundje e tiroides që ka një lidhje të drejtpërdrejtë me rritjen në përmasa të syrit dhe daljen e tij përpara (si sy miop) që quhet uorbus basedoui, por që ju nuk ma përmendni në letrën tuaj dhe mendoj që ju nuk vuani nga kjo sëmundje. Vetëm në praninë e kësaj sëmundje të tiroides, numri i syrit rritet. Numri juaj i syzeve nuk mendoj se ka lidhje me problemet e tiroideve, por është thjeshtë një problem defekti refraksioni që zgjidhet shumë mirë me syze. Nuk ka pse të shqetësoheni për të gjetur lidhje midis çekuilibrit hormonal të tiroides dhe defektit tuaj të shikimit që zgjidhet me syze sidomos kur ju pohoni që sëmundjen e tiroides e keni nën kontroll me mjekim. Faleminderit për pyetjen tuaj.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Pihet soda e bukës kur je me gastrit?

Next Post

NJOFTIME NGA GREQIA

Advertisement