Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Linda fëmijë kur isha e paralizuar…

Jam 40 vjeçe dhe jam mamaja e një djali nëntë vjeçar që quhet Beni. Tani që ju shkruaj jam e paralizuar dhe përdor një karrocë invalidësh për të lëvizur. E gjithë jeta ime është një tragjedi, e vetmja gjë e bukur e së cilës është djali im.

Para dhjetë vjetësh punoja si kuzhiniere në një restorant. Isha beqare, por dilja me një djalë, i cili më pëlqente shumë. Në shtëpi jetoja me mamanë, pasi babai im kishte vdekur kur isha e vogël. Kisha një jetë jo shumë të bukur, por të qetë. Shpresoja që një ditë të martohesha me Sajmirin dhe të krijonim familje, por ndërsa po shkoja në punë një ditë, më nisën disa therrje të tmerrshme në mes dhe në shpinën kurizore. U ula në trotuar sepse nuk po mundesha më. Më pas shkova në punë. Edhe gjatë ditës më shqetësuan të njëjtat dhimbje. Mendova se e kisha nga lodhja dhe nga qëndrimi në këmbë, por dhimbjet po më vazhdonin edhe ditët e tjera. Ishin aq të forta sa nuk merrja dot frymë dhe vetëm shembesha përtokë. Vendosa të shkoja për t’u vizituar. Mjekët në fillim më sorollatën, sa te njëri, sa te tjetri. Në fund më thanë që duhet të vizitohesha në spitalin onkologjik. Kjo fjalë më dhembi. Aty vizitoheshin ata që kishin kancer. Atë ditë, kur kam shkuar atje më dridheshin gjunjët. Frika ime ishte më e madhe se dhimbjet në mes.

Doktorët më thanë se kisha kancer në shtyllën kurizore. Duhet të operohesha menjëherë. Duke qenë se e kisha kapur në kohë mund të shpëtoja, ama rrezikoja të paralizohesha dhe të qëndroja në një karrige invalidësh të gjithë jetën time. Pranova menjëherë. Karrigia as që krahasohej me vdekjen. Atë kohë, vetëm aty më qëndronte mendja, nuk doja të vdisja.

Advertisement

Operacioni qe më e lehta, nëse merrni parasysh ato që më ndodhën. Mjekët më thanë që isha shtatzënë. Kisha nisur të mësohesha me idenë që nuk do të ecja dot më kur më erdhi ky lajm. Më shokoi. Shumë vetë më këshilluan ta ndërprisja shtatzaninë. Duke qenë e sëmurë do të më duhej të kaloja nën rreze dhe të përdorja ilaçe. Ekzistonte rreziku që fëmija im të mos ishte normal, por e mora parasysh rrezikun. E dija që ai ishte shansi im i fundit për të qenë mama.

Lajmërova Sajmirin dhe e takova për t’i thënë gjithçka, por ai insistoi që të abortoja. Më tha se nuk ishte gati të krijonte familje, se asnjëherë nuk më kishte premtuar gjë, ndaj atë fëmijë nuk mund ta merrte dot përsipër. Atëhere vendosa t’i përballoja të gjitha vetë. E bisedova edhe me mamanë time. Ajo qau, nuk më foli për disa orë dhe më pas më tha se do të më ndihmonte.

I kalova të nëntë muajt e shtrirë ose e ulur në atë karrige. Gjithë kohës, vetëm lutesha që fëmija im të dilte normal. Kur erdhi dita e lindjes, isha më shumë e tmerruar nga ajo që më priste, sesa nga dhimbjet e lindjes. Kur doktorët më thanë se ai ishte një djalë i shëndetshëm dhe i bukur, gati sa nuk po ulërija nga gëzimi.

Ia vura emrin Beni, si te filmi “Beni ecën vetë”. E dija që ai fëmijë do të bëhej i zoti për të ecur me këmbët e tij shumë shpejt.

Në fillim kisha frikë se mos ma merrnin. Duke qenë e paralizuar, mund ta çonin në jetimore, pasi im bir as baba nuk kishte, por fatmirësisht e lanë duke qenë se jetoja me mamanë. Isha aq e lumtur! E vetmja arsyea për të cilën jetoja, u bë ai.

Kur e solla për herë të parë në shtëpi, nuk dija çfarë të bëja me të. Për mua, edhe të rrotullohesha në krevat ishte e vështirë.

Falë Zotit, beni ishte një fëmijë i mbarë dhe i dëgjueshëm. Kur ishte fëmijë, nuk qante shumë. Edhe kur nisi të rritej, bënte gjithnjë atë që i thosha.

Në moshën tre vjeçare, kishte mësuar të vinte në dhomën time dhe të më sillte gjërat që i kërkoja. Në moshën gjashtë vjeçare, kishte mësuar të lahej dhe të vishej vetë. Unë i jepja urdhëra që nga dhoma, duke i bërtitur: “Bëj këtë” e “Bëj atë”. Edhe sot kam frikë se mos i  bërtas shumë.

E vetmja gjë për të cilën kam frikë është se mund ta shajnë shokët në shkollë. Një ditë, kur u kthye, më tha:

“Mami, mos hajde më në shkollë se pastaj shokët e mi e dinë që je në karrige!”.

Kjo gjë më vrau. E di që ai është ende i vogël, por kam bërë aq shumë sakrifica për të mbërritur deri këtu sa nuk e meritoj të sillet kështu me mua…

Duke qenë e paralizuar, arrij të marr nga shteti njëfarë asistence, e cila është shumë e vogël. Më pas, kemi edhe pensionin e nënës sime, por të dyja këto nuk na mjaftojnë. Jam munduar që Benit të mos i mungojë asgjë, brenda mundësive që kemi. Me vjen keq edhe që nuk i gjeta dot një baba për të qenë, por me gjithë këto gjëra, ne sërish nuk jemi familje e keqe. Duhemi dhe dimë të sillemi. Beni është bërë një djalë i ndjeshëm dhe i qetë, ndaj dhe kam frikë kur shokët e tallin…

Unë shpresoj vetëm që një ditë ai ta kuptojë se nuk isha unë që e zgjodha këtë, por më erdhi vetë. Sikur të mund të kthehesha mbrapsht, nuk e di çfarë do të ndryshoja. Nuk shoh asgjë të mirë në jetën time, por prapë i them vetes që jam më mirë se dikur, sepse tani kam Benin. Unë e di që është e vështirë për të tani, por uroj që një ditë ta kuptojë se qe ai që e shpëtoi jetën time…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (1) View Comments (1)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Për pasuri, mora një burrë të martuar

Next Post

Shkënda Dubova: Një femër pa vithe dhe pa gjoks, nuk quhet femër!

Advertisement