Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ish-bashkëshorti më ka rrëmbyer fëmijën. Si ta gjej?

– Avokat Aureli, e lexoj shpesh këtë rubrikë dhe më pëlqen shumë, sepse është i vetmi vend ku të paktën mund të marrim një këshillë falas. Unë kisha 7 vjet martuar, por për arsye mosmarrëveshjesh dhe tradhtie nga im shoq, u divorcuam para një viti. Ai nuk punonte, ishte shumë dembel dhe lekët që merrja, i harxhonte me dashnoret. Para ca kohësh, m’u lut të bashkohej me mua, por unë s’e dua më dhe e nxora nga shtëpia. Ai, çfarë ka bërë?! Ka gati një muaj që më ka rrëmbyer djalin e vogël, 4 vjeç. Jam ankuar në policinë këtu ku jetoj (unë jam nga Veriu) dhe policia po e kërkon. Po më ikën truri! Veç kësaj, më ka marrë edhe 5 milion lekë që kisha në shtëpi. Ju lutem, më thoni si të veproj, cila është rruga ligjore? Mos duhet të vij në Tiranë që ta denoncoj? A dënohet me këtë gjë ai? Çfarë dënimi merr? X grua.

Av. Aurel Celibashi, “Celibashi & Associates”, Email: acelibashi@gmail.com, Celular: 0672011401, 0693082255: – E nderuar zonjë, ndjej keqardhje kur lexoj këta rreshta, shqetësime që po ndeshen shumë shpesh kohët e fundit mes çifteve shqiptare, duke u kthyer në një plagë të rëndë për shoqërinë. Me sa kuptova, ju i keni kryer procedurat ligjore, si në gjykatë ku keni zgjidhur martesën, ashtu edhe në polici, ku keni bërë denoncimin. Tani, pritni çfarë përgjigjeje do t’ju kthejë policia e zonës ku jetoni. Problemin tuaj e mbulon kjo polici dhe nuk keni pse të vini në Tiranë, pasi nuk do të zgjidhni asgjë.

– Ama, mos u largoni pa marrë përgjigje nga shefi i komisariatit për fatin e fëmijës tuaj. Përsa u takon lekëve, mund të bëni edhe një denoncim tjetër për vjedhjen që ju ka shkaktuar. Gjithashtu, mos ngurroni të vini në dijeni për këtë problem edhe familjarët e tij, të cilët duhet të negociojnë, së paku që të kthejë fëmijën, pasi do të jetë e vështirë për lekët, të cilat mund t’i ketë shpenzuar. Uroj më të miren për ju dhe shpresoj të zgjidhet sa më shpejt problemi që keni. Me respekt.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ata qe nuk intervistuam dot ...

Next Post

Ta nxjerr gruan jashtë dhe të martohem me tjetrën, si të veproj?

Advertisement