Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ia kushtova jetën nënës sime…  

Kam lexuar në gazetë e sidomos ne gazetёn tuaj histori shumë tё bukura, mjaft tёrheqёse dhe shumica e tyre kanё qenё histori tё dhimbshme, prandaj vendosa t`ju shkruaj historinё time e cila ёshtё njё histori shumё e bukur, tamam si histori hirusheje.  Kam lindur nё vitin 1965, nё Tiranё. Nё moshё shumё tё vogёl mё vdiq babai dhe mamaja ime u sёmur nga njё paralizё; nuk lёvizte njёrёn kёmbё dhe njёrёn dorё. U detyrova tё lija shkollёn dhe tё mos vazhdoja mё tej se klasa e tetё.

Kjo gjё bёri tё mёrzitesha shumё. Isha shumё e vogёl e ndёrsa shoqet ishin ende fёmijё e prindёrit e tyre ua plotёsonin çdo dёshirё, unё isha kthyer nё njё prind pёr mamanё time. Nё fillim erdhi tezja të mё ndihmonte, por shpejt, ajo u lodh e u mёrzit me kёtё punё. Ishte e vёshtirё tё pёrballoje çdo orё e minutё kёtё gjёmё qё na ra. Nё çdo orё tё ditёs e natёs duhet tё ishe nё gatishmёri, t’i gjendeshe pranё kur mami të kёrkonte, por koha kalonte dhe unё ia mora dorёn kёsaj pune. Ashtu, e vetme, pёrballoja çdo gjё; vetёm gjendja ekonomike nuk ishte e mirё.

Pavarёsisht ndihmёs qё na jepte shteti, nevojat ishin shumё mё tё mёdha, por ne tё dyja ia dilnim mbanё dhe ndjeheshim shumё mirё me njёra-tjerёn. Asaj i pikonte zemra tek mё shihte njё vajzё tё re mbetur pas karriges me rrota tё mamasё e kёtё ma shprehte shpeshherё. Mё thoshte se mё mirё tё kishte vdekur sesa tё mё bёhej barrё mua, por unё i thoja se isha vajza mё e lumtur nё botё qё kisha njё mama tё tillё. Nё fakt, edhe thellё brenda meje, pёr asnjё çast nuk u mërzita me mamanё time gjatё pёrkujdesjes qё tregoja pёr tё. E doja shumё dhe ky ishte njё detyrim pёr mua, por unё kisha harruar tё jetoja jetёn time. I kisha kaluar tё njёzetat dhe akoma nuk kisha rёnё nё dashuri. Kjo nuk kishte ndodhur vetёm pёr faktin se unё isha gjithmonё me mamanё, por edhe kur dilja nuk mё kishte ngelur syri te ndonjё djalё, nuk kisha ndjenja pёr askёnd.  Pak nga pak, arrita njëzet e pesё vjeçe dhe mamaja tani ishte mё mirё se mё parё. Kёmbёn kishte filluar ta lёvizte nga pak dhe karrigen me rrota e kishte zёvendёsuar me paterica, por prapё se prapё nuk e lija tё dilte vetёm. Vetёm unё isha pak mё e lirё sepse e lija pa merak vetёm nё shtёpi e mund tё dilja. Megjithёse kisha pak shoqёri, shumicёn e shoqeve i kisha nё moshё mё tё madhe se unё, ishin shoqet e mamasё. Daljet e mia filluan tё shpeshtoheshin dhe, nganjёherё, merrja dhe mamanё me vete. Ne tё dyja ndiheshim shumё mirё sё bashku dhe tё gjithё njerёzit na shikonin e na thonin se ishim çifti nёnё-bijё mё i qeshur që ekzistonte.

Advertisement

Si gjithё vajzave tё tjera,  edhe mua mё kishin mbetur sytё mё nё fund te njё djalё. Nё fakt, ai ishte pak nё moshё, por prapё se prapё, po i them djalё. Edhe ai m’i ngulte sytё sa herё qё i kaloja pranё, madje kishte pak kohё qё e pinte kafen nё lokalin ku unё e pija gjithmonё. Kjo kishte rёnё nё syrin e mprehtё tё banakieres, qё tashmё mё njihte mirё mua e mamanё dhe ishim bёrё mike.  Njё ditё, mamaja po pёrtonte tё dilte dhe kёshtu, dola vetёm. U ula si gjithmonё nё të njëjtin lokal. Nuk kishte njerёz në atё kohё, kёshtu qё banakierja u ul tё mё shoqёronte. Nё bisedё e sipёr, ajo mё tha:

– Ka disa ditё qё mё ka pyetur njё djalё pёr ty. Mё pyeti gjerё e gjatё… ishte shumё i interesuar pёr ty.

– Po kush ёshtё ai? E njeh? – e pyeta.

– Ёshtё njё klient i yni. Nё fakt, nuk ka shumё kohё qё vjen nё lokalin tonё, por unё e kam patur komshi te shtёpia e mamit. Janё familje shumё e mirё! Menjёherё e kuptova se pёr kё e kishte fjalёn. Nuk i rashё nё sy që e kuptova, kёshtu qё vazhdova lojёn.

– Po çfarё tё tha pёr mua? – Mё pyeti sa vjeç je, a punon, me kё jeton e shumё gjёra tё tjera qё duhet tё dijё njё mashkull pёr vajzёn sё cilёs do t`i propozojё. Hё, si thua, do ta njohёsh, tё pish njё kafe me tё?

– Nuk e di… – ngurrova unё – megjithatё, ç’do mё bёjё njё kafe? Mirё! Meqenëse je ti nё kёtё mes, po pranoj.

– Ashtu tё lumtё! Do ta shohёsh qё nuk do tё pendohesh… Ditёn tjetёr i thashё mamit se do tё shkoja te minibashkia pёr letrat e kempit tё mamit dhe kёshtu, u takova me tё.

Ishte njё burrё nja 40 vjeç, por shumё i mbajtur. Ai u prezantua duke mё treguar se kishte qenё njё herё i fejuar dhe ishte ndarё pёr arsye se ajo e kishte tradhtuar me shokun e saj tё ngushtё. Qё atёherё, ai e kishte humbur besimin te femrat. Tё gjitha sa kishte takuar, nuk ia kishin mbushur syrin pёr ndershmёri. Ishte nёpunёs, megjithatё, pёrveç kёsaj, kishte edhe njё dyqan ushqimor ku kishte punёsuar persona tё tjerё. Mё pyeti edhe mua dhe u ndjeva shumё keq kur i thashё se nuk kisha punuar kurrё sepse kisha vetёm tetё vjet shkollё.

Ai mё tha: – Nuk duhet tё kesh turp, madje ti duhet tё krenohesh me gjestin qё ke bёrё. Ti ndihmove nёnёn tёnde dhe kjo t’i shton vlerat dyfish. Pastaj, nё kёtё kohё mund ta bёsh shkollёn nё çdo moshё, mjafton tё kesh dёshirё… – Po, kam shumё dёshirё! – i thashё me njё zё – Edhe pse e kam lёnё shkollёn, nuk e kam hequr kurrё librin nga dora. Gjithmonё lexoj dhe ёshtё ёndrra ime tё shkoj nё shkollё.  – Kёtё ёndёrr do tё ta bёj unё realitet! – tha ai dhe mё shtrëngoi dorёn qё e kisha vёnё mbi tavolinё.  Ngrohtёsia e dorёs sё tij mё bёri tё provoja njё ndjenjё tё veçantё qё nuk e kisha pёrjetuar asnjёherё nё jetёn time. Ishte ngrohtёsia qё mё kishte munguar pёr gjithё kёto vite; ngrohtёsia e dashurisё. Sapo shkova nё shtёpi, ia thashё mamasё tё gjitha, fije pёr pe. Ne tё dyja kishim marrëdhёnien mё tё veçantё nёnё-bijё. Asaj i rrёshqitёn lot nga sytё dhe mё tha: – Po ne nuk e njohim, moj bijё. Po sikur tё jetё ndonjё mashtrues?  – Ndoshta, por ne nuk jemi budallaçka qё tё mos e kuptojmё kёtё – i dhashё zemёr nёnёs – do ta njohim e mё pas, do vendosim.  – Ashtu u bёftё, bija ime! – Tё dua shumё, nёnё! – i thashё me gjithё zemёr dhe ula kokёn nё prehrin magjik tё nёnёs, ku gjen prehje çdo njeri.  Ditёn tjetёr dola me nёnёn dhe e takuam sё bashku. Ai u tregua shumё i mirё me nёnёn dhe ajo e pёlqeu shumё, megjithatё, nuk do tё vendosnim menjёherё. Pas disa takimesh, vendosёm tё martoheshim. Ishim njё çift shumё i qetё dhe duheshim shumё. Doli tamam siç mё tha banakierja. Sot, jemi tё martuar dhe kemi tre fёmijё. Nёna ka dy vjet qё ka vdekur, por jetoi gjithmonё me ne dhe ia kaluam shumё mirё. Ajo gjithmonё mё thoshte: – E sheh moj bijё, si ta shpёrbleu Zoti, sakrificёn qё bёrё pёr mua?! Zoti tё dhёntё shёndet e lumturi ty dhe fёmijёve, se kush u rri gati prindёrve, nuk humbet kurrё.  Unё me tё vёrtetё bёra sakrificё e lashё shkollёn, por me ndihmёn e burrit tim, mora gjimnazin dhe mё pas, u diplomova pёr Ekonomi e tani punoj nё njё bankё. E gjithё jeta ime ndryshoi pёr mirё pas njohjes me kёtё njeri. Tashmё jam e lumtur, sepse nuk kam as merak se nuk i shёrbeva nёnёs sime. Tanimё, unё kam familjen time, jetoj e qetё dhe dua t’i rris e t’i edukoj fёmijёt e mi ashtu siç mё edukuan mua prindёrit e mi.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Nuk e di pse u tallën kështu me mua

Next Post

Pse e vrava burrin tim…

Advertisement