Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

E mbajta fëmijën!

Quhem Gerta dhe jam njëzet e pesë vjeçe. Jam kthyer nga Rumania, ku, sipas atyre që u kemi thënë njerëzve, po ndiqja universitetin. Në të vërtetë, atje më dërguan prindërit e mi, të cilët menduan se duke më hequr nga ky qytet do të shpëtonin nga aventurat e mia, por ishin gabuar. Ata dhe unë bashkë me ata.

Unë jam rritur si mesatarja e bashkëmoshatarëve të mi. Kam pasur një familje të qetë dhe normale. Nuk kemi qenë ndonjëherë të pasur, por as të varfër. Prindërit janë munduar të na i plotësonin të gjitha kërkesat tona, por kishte diçka në karakterin tim që gjithnjë kërkonte të pamundurën, të ndaluarën. Ndryshe nga motra ime, e cila ishte një tip shumë i urtë dhe i bindur, unë kam qenë shumë mistrece dhe e lëvizshme. Prindërit e mi lodheshin shumë duke më ardhur nga prapa.

Kur nisa tetëvjeçaren, nisën të më tërhiqnin meshkujt. Më pëlqente një tip që kisha në klasë, por nuk ia thoja dot. Djemtë ishin si qullacë dhe rrinin të gjithë si mumje egjipti.

Advertisement

Kur u hodha në klasë të gjashtë, vendosa të rrezikoja. Kur mbaruam mësimin, një ditë, i kërkova ta bënim rrugën bashkë. Kur arritëm poshtë shtëpisë sime iu hodha në qafë dhe e putha. Ai u çudit dhe u largua me vrap. Nuk e prisja të reagonte ashtu. E dija që ishte djalë i turpshëm, por jo kaq shumë. Ditët që pasuan, nuk më fliste më. Sa herë mundohesha t’i afrohesha, largohej dhe më shmangte. U mërzita, m’u ngritën nervat dhe vendosa të mos merresha më me të.

Pas tij më ra në sy një djalë që ishte në klasë paralele me mua. Ai më shihte shpesh, por nuk guxonte të më afrohej. Vendosa që sërish ta bëja unë hapin e para. Sërish pas shkolle i dërgova fjalë që e prisja në palestrën e shkollës. Aty u puthëm për herë të parë. Aty edhe vendosëm që do të lidheshim.

Përfitova që një ditë prindërit e mi nuk ishin në shtëpi dhe e ftova të vinte nga unë. Bëra me të dashuri për herë të parë. Ishim dy të hutuar që nuk dinin nga lidhej gomari, jo më se si bëhej një marrëdhënie, por nisëm të përmirësoheshim. Nisëm të dilnim shpesh. Shkonim nga liqeni dhe bënim dashuri sa herë mundeshim. Ishte fantastike. Ndjeja që tek unë po zhvilloheshin shumë instikte që nuk i kisha pasur më parë. Ai vazhdonte të ishte i ngathët. Isha unë që merrja iniciativën, që bëja çdo gjë. Më dukej sikur ai ishte një kukull në duart e mia, ndaj edhe u mërzita shpejt me të. Nuk bënte më për mua, ishte shumë kalama.

Dy muaj pasi u ndamë, u lidha me një djalë që studionte në gjimnaz. Ai ishte ekspert në këto punë, dinte si të trajtonte një femër. Nisëm të dilnim dhe më shpesh koha me të kalonte në shtëpinë e prindërve të tij. Ata pothuajse nuk ishin fare, ndaj dhe për aq sa zgjati lidhja jonë, ajo ishte vetëm seks. Pas gjashtë muajsh, u mërzita edhe me të.

Vijuan një sërë lidhjesh, që kishin të gjitha të njëjtën natyrë. Qëndroja me djemtë jo më shumë se gjashtë apo shtatë muaj. Mërzitesha shumë shpejt. Doja të bëja sa më shumë seks, me sa më shumë djem.

Prindërit e mi kishin nisur ta nuhasnin natyrën time të lëvizshme. Ata po përpiqeshin të më mbanin sa më shumë në shtëpi, por nuk ia dilnin dot. Kam dalë nga shtëpia me të gjitha mënyrat e mundshme, madje edhe u kam bërë kek me valium. Të gjitha i kam bërë sepse më dukej e padrejtë që ata më pengonin. Nuk po bëja asgjë të keqe. Gjithçka që doja ishte pak qejf dhe asnjeri nuk më pengonte dot.

Kur nisa gjimnazin, kisha në kurrikulumin tim një sërë lidhjesh. Kisha filluar edhe të pija cigaren dhe mund të them se edhe alkooli më pëlqente, por asnjëherë nuk e teproja. Sa më shumë kalonte koha, aq më shumë më pëlqenin djemtë e rritur në moshë.

Në vit të dytë të gjimnazit isha lidhur me një burrë të martuar. Më pëlqente lidhja me të. Nuk kishim detyrime, nuk kishim asgjë që të kërkonte të ishim romantikë. Thjesht seks. Ai ishte aq i mirë në shtrat, dinte se si doja unë që të sillej. U ndamë pas një viti pasi gruaja e tij kishte nisur ta kuptonte se ai e tradhtonte. Më pas u lidha me një burrë tjetër, sërish të martuar. E njoha nga vajza e tij, të cilën e kisha shoqe, por kësaj radhe ishin prindërit e mi ata që po kuptonin gjithçka. Ishte me rrezik, por e gjithë kjo situatë më bënte që ta doja atë njeri akoma më shumë. Mamaja ime më kishte parë me të dhe më ndaloi ta takoja.

U detyruam të takoheshim vetëm kur unë lija orët e mësimit. Pikërisht gjatë kësaj kohe unë mbeta shtatzënë. Në fillim ia thashë atij. Nuk e priste. Më tha që nuk mund ta prishte familjen e tij. I thashë që edhe unë nuk e doja fëmijën. Më premtoi që do të më ndihmonte të abortoja, por si gjithnjë, mamasë sime nuk i shpëtonte asgjë. E mori vesh edhe për shtatzaninë time. Kështu, në shtëpi u bë një gjurulldi që s’e kisha parë ndonjëherë. Babai nuk më shihte fare në sy. Ai kishte shkuar dhe e kishte takuar atë që ai e quante “maskarai”, por me sa kuptova, asgjë nuk kishte nxjerrë në dritë. Mamaja më tha se aborti ishte mënyra e vetme, por nëse unë doja që ta mbaja atë fëmijë, ata do të më ndihmonin. U mendova dhe vendosa që në fakt doja ta mbaja fëmijën. Babai rregulloi gjithçka. Do të nisesha në Rumani sikur do të bëja shkollën e lartë. Atje prita nëntë muaj dhe më pas linda në një spital, me mamanë time afër. Kur u ktheva në Shqipëri, mbaja në krahë një djalë të vogël, i cili vetëm qante kur shihte njerëz rreth e rrotull. Atyre që pyesnim, u thamë se unë isha martuar në Rumani dhe kisha lindur atje. Vetëm se nuk e duroja dot të gjithë këtë. Ishte një farsë e tmerrshme…

Tani, atë fëmijë e dua me gjithë shpirt. U mundova ta gjeja babain e tij, por më thanë se kishte ikur në Amerikë përgjithnjë. Tani po mundohem ta rris e vetme, duke pasur në krah vetëm mamanë. Babi ende nuk më duron dot. Ende nuk kam gjetur një punë, gjë që ma bën jetën akoma më të vështirë. Më mungon një mashkull në jetën time. Nuk mendoj se kam bërë ndonjë gabim, por thjesht atë që ndjeja dhe sapo djali të rritet pak, do të nis të rigjej veten time, të gjej një njeri që të më pranojë për atë që jam dhe më në fund, të shkëputem nga familja ime…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Jam me kancer e po jetoj me vdekjen!

Next Post

Valon Shehu dhe Arbëresha Maloku: Së shpejti, burrë e grua!

Advertisement