Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar një lule “vampire” që komunikon me prenë e saj përpara se ta gllabërojë. Shkencëtarët studiuan Doderin (kështu quhet lulja), duke e mbjellë pranë një domateje. Ata vunë re se bima, së pari, e mbulon viktimën me trupin e saj dhe pastaj, me ndihmën e një tubi, ajo ia thith gjithë lëngun. Gjatë studimit, shkencëtarët vunë re diçka shumë interesante, të pazbuluar më parë. Ata vunë re se në momentin kur lulja i thithte lëngun presë (në këtë rast, bimës së domates), ajo komunikonte me të me anën e qelizave të ADN-së. Dhe, ky komunikim, nuk qe pa qëllim: Me anën e dërgimit të qelizave, Doderi ulte sistemin imunitar të bimës ngjitur, me qëllim që t’ia lehtësonte punën gjatë gllabërimit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *