Vera iku dhe kjo është e trishtueshme, por pa mendoni sikur të kishte vetëm verë?! Stina e re kërkon edhe veshje të reja. Disa prej tyre mund t’i keni dhe dalëngadalë, do t’i nxirrni andej nga i keni futur. Të tilla janë për shembull trikot e thurura apo çizmet e gjata, por ka gjithmonë vend për gjëra të reja. Ja, cilat janë 10 veshjet që do të jenë në modë këtë vjeshtë dhe dimër. Ja, cilat janë 10 veshjet që do të jenë në modë këtë vjeshtë dhe dimër.

foto 1- portokalli1. Një veshje ngjyrë portokalli
Portokallia do të jetë në modë këtë vjeshtë për kënaqësinë e atyre që pëlqejnë ngjyrat edhe në stinën e ftohtë. Futeni në garderobën tuaj, qoftë në formën e aksesorëve, qoftë me një pardesy apo pallto. Veshjet me ngjyra të ndezura nuk zgjasin shumë në treg dhe mund të mbarojnë kur vjen koha për t’i veshur, prandaj, planifikoni t’i blini më parë.

 

 

 

 

 

 

 

 

foto 2- cizmet e larta2. Çizme mbi gju
Këtë vjeshtë do të jetë në modë stili i viteve ’60, prandaj një palë çizme të gjata, mbi gju, janë të domosdoshme në garderobë. Ato mund t’i vishni që tani, me një fustan të shkurtër me stampime grafike, për të bërë kalimin nga veshjet verore, në ato vjeshtore.

 

 

 

 

 

 

 

 

foto 3- canta3. Çanta të stilit ushtarak
Aksesorët e domosdoshëm këtë vjeshtë janë çantat si ato në figurë. Ato mund të jenë në forma dhe madhësi të ndryshme, por e preferuara jonë është çanta e verdhë e shpinës, e stilistit Alexandër Uang. Është në modë, praktike dhe me ngjyra verore, pra, mund të përdoret edhe në verë, edhe në dimër.

 

 

 

 

 

 

 

 

foto 4- triko4. Veshjet e thurura (të punuara me shtizë)
Këtë vjeshtë, do të dukeni bukur me bluza dhe pulovra të thuruara me shtizë, të punuara lirshëm. Ato mund t’i vishni që tani, darkave, në formë jeleku apo bluze të hollë, pa mëngë dhe pastaj, më të trasha, kur të ftohet koha.

 

 

 

 

 

 

 

 

foto 5- atletet5. Atletet
Kur Chanel i nxjerr ato në pasarelat e ndryshme të modës, kuptohet menjëherë se do të kthehen në trend. Mund t’i provoni me çdo lloj veshjesh, që nga fundi xhins mini, me pantallona të shkurtra dhe me pantallona më të gjata, pas një ose dy muajsh.

 

 

 

 

 

 

 

 

foto 6- paliceta6. Paliçetat
Paliçetat vazhdojnë të jenë në modë edhe këtë sezon, pra, nëse nuk keni blerë ende një palë të tilla, blijini pa vonesë. Ato shkojnë me të gjitha llojet e bluzave, por ne i preferojmë me një bluzë të bardhë, me dantella, ose si të grira, për të krijuar një pamje si prej kaubojseje shik, që është një tjetër gjë në modë këtë vjeshtë.

 

 

 

 

 

 

 

 

foto 7- pant trecerekeshe7. Pantallonat treçerekëshe
Është një stil mjaft i rehatshëm pantallonash, të cilat mund t’i vishni që tani. Moda këtë vjeshtë është me pantallona të gjera, gjë që mund të zbatohet shumë mirë edhe te pantallonat treçerëkëshe. Ato janë edhe shumë të rehatshme në punë.

 

 

 

 

 

 

 

 

foto 8- vethi8. Një vëth i madh
Falë firmës Celine, këtë vjeshtë, rikthehet moda e një vëthi të madh, që bie në sy. Modelet e firmës kishin të gjitha nga një vëth të madh deri në sup, në pasarelën e modës ku ato sfilonin. Për të mos e tepruar, mund ta kombinoni me një këmishë të thjeshtë, të bardhë.

 

 

 

 

 

 

 

 

foto 9- fundi midi9. Fundet nën gju
Jemi mësuar me fundet deri te gjuri, por moda e vjeshtës do të jetë pak ndryshe. Në fakt, fundet do të jenë të derdhura, deri në mes të kërcirit të këmbës. Këto krijojnë një pamje elegante, pa u dukur shumë konservative. Kombinojini me një bluzë të shkurtër, për të luajtur me përpjestimet. Kur të fillojë koha e ftohtë, shtoni edhe një bluzë të thurur me shtiza, si ato që përmendëm më lart.

 

 

 

 

 

 

 

foto 10- pallto10. Palltot në formë ponçoje
Pasarelat e vjeshtë-dimër 2014 ishin plot me veshje nga më të ndryshmet, përfshirë këtu edhe palltot në formë ponçoje, me stampime gjeometrike, etj. Palltot e mëposhtme janë të firmës DKNY (majtas) e Zara (djathtas) dhe janë të përkryera për ditët e ftohta dimërore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *