– Kam dëgjuar ose lexuar diku, nuk e mbaj mend mirë, se vitaminat ndikojnë për keq te stomaku. Po ju drejtohem juve që të marr një përgjigje më të saktë: A ndikojnë vitaminat në acarimin e gastritit?
Dr. Valdete Malaj, gastro-hepatologe: – Në qoftë se një person nuk ka probleme me stomakun, mund të përdorë të gjitha llojet e vitaminave pa probleme. Te personat që kanë probleme me stomakun, Vitamina C e acaron stomakun, ndërsa vitaminat e tjera në përgjithësi nuk e dëmtojnë atë. Kështu, ajo që keni dëgjuar, është pjesërisht e saktë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *