Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Pse më ngrihet tensioni?

– Përshëndetje! Jam 65 vjeçe, kam vite që vuaj nga tensioni i lartë dhe përdorja atenolol dhe enap. Para 6 muajsh, çdo mbrëmje më ngrihej tensioni 20-22 dhe shkoja në urgjencë që ma ulnin. Ndryshova ilaçet, duke përdorur ilaçe italiane dhe gjermane (landestartan 16 mg. 2 herë ½ kokërr dhe në mes të ditës ora 17, Lerkanil 10 mg dhe atenolol 2 x ½ në ditë). Kam qenë mirë, por kam një javë që përsëri mbas orës 18.00 më ngrihet tensioni 18-20. Kam edhe diçka për të cilën asnjë mjek s’më jep përgjigje. Gjithë paraditen deri nga ora 12-13, tensionin e kam 9 me 5 ose 10 me 6, kështu që ilaçet filloj t’i pi pas orës 13.00. Ju lutem, më ktheni një përgjigje të qartë. Me respekt, Vali Katomeri.

Dr. Agron Islamaj, neurolog: – Sipas të dhënave tuaja, natyrisht jo të plota, mendoj se mosveprimi i barnave në mjekimin e tensionit arterial të lartë (HTA), nuk lidhet vetëm me llojin, apo cilësinë e atyre (pra, të preparateve) që ju përdorni, por edhe me shumë shkaqe të tjera. Si të tilla, mund të përmendim:

– Gjendjen emocionale.

Advertisement

– Kushtet atmosferike.

– Prania e ndonjë sëmundjeje shoqëruese (si për shembull ato reumatizmale) dhe mjekimi i saj, gjë që ndikon edhe në rritjen e TA-së etj. Në këto kushte, për zbulimin e shkaqeve të mësipërme, ose faktorëve të tjerë, duhet të konsultoheni së pari me mjekun tuaj kardiolog, i cili do të zbulojë shkakun dhe sipas rastit, ose do të bëjë ndryshimin e mjekimit, ose në konsultim me mjekët e tjerë specialistë (sipas shkaqeve), do t’ju japë mjekimin shtesë, ose do të heqë dhe do të japë mjekimin e përshtatshëm për mjekimin e HTA, duke e kthyer atë në vlerat normale. Së fundi, ju uroj shërim sa më të shpejtë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Më lanë që të dy...

Next Post

Jam djalë dhe më janë rritur gjinjtë

Advertisement