Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Byrek me ton ose salmon
Çfarë të drejtash gëzon ish-bashkëshortja, nëse divorcohet djali?
A përfitoj pagesë sociale në Itali?

Çfarë të drejtash gëzon ish-bashkëshortja, nëse divorcohet djali?

– Përshëndetje dhe udhëtim të mbarë në punën tuaj fisnike! Unë që po ju shkruaj, jam Ramazani nga Tirana. Si të gjithë prindërit, interesohem se si veprohet në rastin kur djali divorcohet dhe ç’të drejta gëzon ish-bashkëshortja në raport me shtëpinë apo diçka tjetër. Krahas një interpretimi, do të doja ju lutem edhe nenet që ndodhen në kodin civil. Ju faleminderit.

Av. Alban Duraj, “Duraj Lavv Firm”, email: info@durajlavv.com, Tel. ++35544532512: – I nderuar zoti Ramazan, ju falënderoj shumë për fjalët e mira dhe për shqetësimin tuaj drejtuar rubrikës “Ju pyesni, avokati përgjigjet”. Përsa i përket pyetjes suaj, më poshtë do të gjeni një analizë të Kodit të Familjes së Republikës së Shqipërisë përsa i përket rregullimit të regjimit pasuror para dhe pas zgjidhjes së martesës midis dy bashkëshortëve. Regjimi pasuror martesor i bashkëshortëve rregullohet me ligj, në mungesë të marrëveshjes së veçantë, ku bashkëshortët parashikojnë regjimin që dëshirojnë, i cili nuk duhet të vijë në kundërshtim me dispozitat e këtij Kodi dhe legjislacionit përkatës. Bashkëshortët nuk mund t’u shmangen të drejtave dhe detyrimeve që rrjedhin për ta nga martesa, si dhe përgjegjësisë prindërore dhe rregullave të administrimit ligjor dhe të kujdestarisë. Secili nga bashkëshortët mund t’i japë të drejtën bashkëshortit tjetër për ta përfaqësuar gjatë regjimit pasuror martesor, sipas dispozitave të Kodit Civil. Mandati i përfaqësimit mund të revokohet në çdo kohë. Kontrata martesore bëhet me akt noterial, në prani dhe me pëlqimin e njëkohshëm të dy bashkëshortëve të ardhshëm ose të përfaqësuesve të tyre. Në çastin e nënshkrimit të kontratës, noteri u lëshon palëve një akt noterial, i cili përmban identitetin e plotë, adresën e bashkëshortëve të ardhshëm dhe datën e lidhjes së kontratës. Noteri ka detyrimin të depozitojë kopje të kontratës në zyrën e gjendjes civile para lidhjes së martesës. Në qoftë se në aktin e martesës tregohet se bashkëshortët nuk kanë lidhur kontratë, ata do të konsiderohen kundrejt të tretëve si të martuar nën regjimin pasuror martesor të bashkësisë ligjore. Në qoftë se një nga bashkëshortët ushtron veprimtari tregtare, ndryshimet në kontratën e martesës lidhur me veprimtarinë tregtare duhet të depozitohen në çdo rast, edhe në regjistrin tregtar. Efektet për personat e tretë fillojnë nga çasti i depozitimit të ndryshimit, parashikuar në paragrafin e parë. Bashkëshortët mund të bien dakord, në interes të familjes, për ta ndryshuar pjesërisht ose tërësisht regjimin pasuror martesor vetëm pas kalimit të 2 vjetëve të zbatimit të tij. Ndryshimet, në këtë rast, duhet të bëhen në të njëjtën formë që kërkohet për kontratën fillestare të martesës. Ndryshimi i regjimit pasuror martesor ka efekt kundrejt të tretëve, 3 muaj pasi ndryshimi të jetë depozituar në regjistrin ku është pasqyruar akti i martesës. Në mungesë të këtij shënimi, ndryshimi nuk kundërshtohet nga të tretët, në qoftë se në aktet e bëra midis tyre, bashkëshortët kanë deklaruar se kanë ndryshuar regjimin pasuror martesor.

– Regjimi pasuror martesor në bashkësi: Neni 73. Bashkësia ligjore: “Regjimi pasuror martesor i bashkësisë ligjore zbatohet kur bashkëshortët nuk kanë lidhur kontratë për regjim tjetër pasuror martesor”. Neni 74 – Përbërja e bashkësisë: “Bashkësia përbëhet nga: a) pasuria e fituar nga të dy bashkëshortët, së bashku ose veç e veç, gjatë martesës; b) të ardhurat nga veprimtaria e veçantë e çdo bashkëshorti gjatë martesës, nëse nuk janë konsumuar deri në mbarimin e bashkëpronësisë; c) frytet e pasurisë së çdo bashkëshorti, që janë marrë dhe nuk janë konsumuar deri në mbarimin e bashkëpronësisë; ç) veprimtaria tregtare e krijuar gjatë martesës. Në rast se veprimtaria tregtare para lidhjes së martesës i përkiste vetëm njërit prej bashkëshortëve, por gjatë martesës drejtohet nga të dy bashkëshortët, bashkësia përfshin vetëm fitimet dhe shtimin e prodhimit”. Neni 108 – “Bashkëshortët, në kontratën e martesës, mund të ndryshojnë bashkësinë ligjore me marrëveshje, e cila nuk duhet të vijë në kundërshtim me nenet 66 dhe 67 të Kodit të Familjes. Bashkëshortët mund të bien dakord që: a) bashkësia të përfshijë pasuritë e luajtshme para martesës dhe fitimet nga pasuritë vetjake gjatë martesës; b) të ndryshohen rregullat lidhur me administrimin; c) të kenë pjesë jo të barabarta; ç) të ketë ndërmjet tyre bashkësi universale. Rregullat e bashkësisë ligjore mbeten të zbatueshme për të gjitha pikat që nuk janë bërë objekt i kontratës së martesës ndërmjet palëve.

Advertisement

– Regjimi i pasurive të ndara:

Neni 115:  “Kur bashkëshortët kanë përcaktuar në kontratën e martesës regjimin e pasurive të ndara, secili prej tyre ruan të drejtën e administrimit, përdorimit dhe disponimit të lirë mbi pasurinë e tij. Secili prej bashkëshortëve përballon vetë detyrimet që i kanë lindur atij, para ose gjatë martesës, me përjashtim të rastit të parashikuar në nenin 70 të këtij Kodi”. Neni 116 – Detyrimet që rrjedhin nga martesa: “Bashkëshortët kontribuojnë në detyrimet që rrjedhin nga martesa, sipas përcaktimit të kushteve në kontratën e martesës. Në rast se kontrata e martesës nuk përmban asgjë lidhur me detyrimet që rrjedhin nga martesa, bashkëshortët kontribuojnë sipas nenit 54 të këtij Kodi”.

– Përfundimisht i nderuar Z. Ramazan, pas analizës të detajuar të Kodit të Familjes lidhur me pyetjen tuaj, arrim në konkluzionin se: Në rast se shtëpin djali e ka blerë përpara se të martohej bashkëshortja e tij pas zgjidhjes së martesës nuk përftion nga shtëpia. Bashkshortja e djalit përfiton vetëm në rastin se shtëpin ata e kanë blerë pasi kanë lidhur martesë ligjore. Gjithashtu nëse djali juaj ka bërë martesë me kontratë ku ka ndarë regjimin pasuror, bashkëshortja e tij nuk përfiton.

– Shpresoj që të keni marrë informacionin e duhur. Nëse ke diçka të paqartë, mos hezitoni të më kontaktoni sërish.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Byrek me ton ose salmon

Next Post

A përfitoj pagesë sociale në Itali?

Advertisement