Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Alba: U pendova që nuk kam luajtur, si të tjerët...
Xhensila: Ndoshta s’duhet ta kisha bërë, por më përgëzuan për guximin!
Shpjegimi i endrrave tuaja...

Xhensila: Ndoshta s’duhet ta kisha bërë, por më përgëzuan për guximin!

Ajo do të mbahet mend si Missi që theu tabutë në reality shoun Big Brother, duke “dhuruar” për publikun skena intime me djalin me të cilin u njoh pikërisht në këtë shfaqje… E tepruar? Për Xhensilën, jo, madje ajo vetë na tregon edhe këndvështrimin e saj për këtë çështje dhe shumë të tjera, që kanë të bëjnë me eksperiencën e saj më të fundit… Ah, ka edhe diçka për të thënë për banorët me të cilët ndau 100 ditë në shtëpinë Big!…

 

Blerina Çizmja: – Xhensila, dua të më thuash të vërtetën… Në natën finale, a mendoje se mund të ishe ti fituesja, apo ishte dikush tjetër që prisje ta merrte çmimin e madh?

Advertisement

Xhensila Pere: – Kur arrin në finale, normalisht që pretendon edhe çmimin, por…

– Por… ti, kush mendoje se do të ishte fituesi?

– Isha e sigurt që do ta fitonte Fatjoni ose Eleonora.

– Çfarë kishte Veseli më shumë se ju të tjerët që doli fitues në Big Brother?

– Më shumë se ne?! Asgjë!

– Cila ka qenë gjëja që ke shijuar më shumë në atë shtëpi?

– Unë kam shijuar çdo minutë në atë shtëpi, qoftë negative apo pozitive, por normalisht, lidhja me Fatjonin ishte qershia mbi tortë.

– Je penduar për ndonjë gjë që ke bërë atje?

– Absolutisht jo. Gjithçka që është bërë aty brenda është bërë me ndërgjegje të plotë.

– A mendon se duhet të kishe bërë diçka ndryshe për të qenë fituese?

– Ndoshta. Nuk e di, por kjo është Xhensila dhe unë nuk mund të ndryshoj.

– Ndryshe nga Diedoni e Alba, që i kemi parë kudo të shoqëruar me njëri-tjetrin, ty e Fatjonin këtë javë nuk është se ju kemi parë bashkë. Çfarë po ndodh me ju të dy?

– Të mos postosh foto në rrjetet sociale, nuk do të thotë që nuk jemi bashkë. Boll kemi qenë të vëzhguar për 3 muaj! Është koha jonë tani…

– A mund të konsideroheni ju të dy tashmë një çift edhe jashtë shtëpisë?

Normalisht që po. I plotësojmë të gjitha kriteret për të qenë çift.

– Ku bazohet lidhja juaj? Shikuesit e Big Brother janë skeptikë se nuk panë mes jush aq ndjenja sa mund të shfaqen zakonisht në një lidhje dashurie…

– Lidhja jonë bazohet në ndjenjë dhe më vjen keq nëse nuk kemi arritur ta transmetojmë këtë ndjenjë edhe te publiku.

– Çfarë të lidhi më shumë me Fatjonin? Çfarë të pëlqen më shumë prej tij?

– Çfarë më lidhi më shumë me Fatjonin? Përkushtimi dhe vëmendja e tij. Fakti që çdo gjë rrotullohej rreth meje.

– Pas kësaj eksperience Xhensila, si vazhdon jeta jote?

– Jeta ime vazhdon në ato ujëra që ka qenë, por tashmë me një intensitet tjetër.

– Në Fans’ Club, the se Big Brotheri yt tani fillon, por e thënë pa gjëra konkrete, ky duket thjesht si klishe… Do të na bindësh duke na treguar se çfarë do të presim prej teje në vazhdim?

– Është shumë e vërtetë ajo që thashë. Meqenëse doni gjëra konkrete, më konkrete është pjesëmarrja ime në “Miss ekskluzive of the VVorld” në Turqi, ku do të përfaqësoj Shqipërinë, nga data 26 korrik deri më 15 gusht. Më tej, në shtator, vij si bashkëproducente në “Miss Universe Albania”.

– Çfarë ka të përbashkët një Miss me një shtëpi si ajo e Big Brother?

– Në Big Brother unë nuk jam prezantuar si Miss, por si Xhensila, një vajzë e thjeshtë.

– Xhensila, ti je një vajzë e mësuar mes vëmendjes, ndaj mendoj se për ty nuk ishte një problem qëndrimi para kamerave dhe sjellja para tyre, por a nuk mendon edhe ti se disa momente intime mund t’i kishe kursyer për sytë e publikut?

– Ndoshta po, por nuk kam kryer ndonjë vrasje. Ajo që kam bërë unë është diçka që ndodh në çdo shtëpi.

– Më thuaj një kritikë të atyre që të kanë ndjekur nga jashtë…

– Çuditërisht, të gjithë më kanë mbështetur dhe më kanë përgëzuar për guximin e tepërt që kam dhe aftësinë për të marrë përsipër të gjitha përgjegjësitë e mia.

– Cili është miku apo mikesha më e mirë që ke bërë brenda në atë shtëpi?

– Mendoja se kisha miq, por jo… gjeta të tjerë persona jashtë shtëpisë.

– Po personi që nuk e ke duruar dot kurrë?

– Zaida qe, po për fat të mirë, nuk më shoqëroi deri në finale.

 

 

Nëse do të kishe mundësi të ndaje çmime për finalistët, kujt do t’i jepje çmimin…

…Më i sinqerti

– Nuk e di…

…Më i pasinqerti

– Alba.

…Ai që nuk e meriton finalen

– Fabiani.

…Ai që meriton çmimin e parë

– Fatjoni dhe Eleonora.

…Tipi më i krisur

– Nuk e di…

– Po vetes tënde, çfarë çmimi do t’i kishe dhënë?

– Vetes nuk i vë dot çmim!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (1) View Comments (1)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Alba: U pendova që nuk kam luajtur, si të tjerët...

Next Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Advertisement