Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Nuk më japin certifikatën e plotë të pronësisë…

– I respektuari zoti avokat! Ju përgëzoj për rubrikën dhe për përgjigjet e sqarimet tuaja për qytetarët që ju shkruajnë. Quhem Bardhul, qytetar autokton i qytetit Elbasan dhe halli për regjistrimin e banesës e oborrit më detyroi t’ju shkruaja hallin të cilin nuk po e zgjidh në Z.V.R.P.P. të Elbasanit prej shumë kohësh. Banoj në shtëpi private me sipërfaqe banese 128 m2 dhe oborr 620 m 2 (së bashku me banesën) prej 62 vjetësh. Këtu kanë banuar prindërit e mi, si dhe prindërit e babait tim nga të cilët e ka trashëguar babai im. Vërtetimi i pronësisë në emër të babait tim i vitit 1955 shkruan se ai ka një shtëpi me L. “X” me kufij të përcaktuar rrugicën dhe emrat e tre komshinjve (kufitarë), pra, banesë ku nuk shënohet sipërfaqja e saj dhe sipërfaqja e oborrit i cili është me mure rrethuese. Kam dorëzuar në ZVRPP Elbasan dokumentacion të plotë konform ligjit për t’u pajisur me certifikatë pronësie: 1. Aktin e fitimit të pronësisë. 2. Plan cilësimin e pasurisë përgatitur nga një subjekt i licencuar. 3. Deklaratë noteriale të pronarëve kufitarë të firmosur nga gjithsecili prej tyre. 4 Dokument teknik nga arkivi teknik i ndërtimit në Tiranë. 5 Mandat pagesën e regjistrimit në Z.V.R.P.P. Elbasan. 6 Dokument zyrtar nga Rajoni i Bashkisë Elbasan i cili konfirmon afishimin 45 ditor dhe nuk ka asnjë ankesë. 7. Dokumentacion administrativo-teknik për një kredi të marrë nga unë në vitin 1988 dhe të likuiduar. Z.V.R.P.P. Elbasan më bëri një certifikatë pronësie të pjesshme vetëm banesën, duke mos regjistruar oborrin me arsyetimin verbal se bie në kundërshtim me nenin 25/B të ligjit 33/2012. Unë nuk jam jurist, por mendoj se bazuar në V.K.M. 745 dt. 24.10.2012 “Për proceduarat e regjistrimit të pasurisë së paluajtshme për të cilat zotërohen dokumentet e ligjshme pronësie, por që nuk kanë të përcaktuar sipërfaqen”, unë duhet të kisha marrë certifikatë të plotë pronësie dhe jo vetëm banesën. Më rekomandojnë t’i drejtohem Komisionit të Kthimit të Pronave për oborrin, ku duhet të paguaj miliona lekë për oborrin tim të trashëguar dhe që nuk ia kam zaptuar askujt. Duke lexuar çdo numër të gazetës “Intervista” si dhe përgjigjet tuaja mjaft të sakta për letrat e qytetarëve, ju drejtohem: Ju lutem, më tregoni si të veproj për të marrë certifikatën e pronësisë për oborrin dhe të banesës në një dokument pa certifikatë të plotë pronësie? Me respekt, Bardhuli!

Av. Alban Duraj, “Duraj Lavv Firm”, email: info@durajlavv.com, Tel. ++35544532512: – I nderuar zoti Bardhul, së pari ju falënderoj për konsideratat dhe letrën e dërguar rubrikës “Ju pyesni, avokati përgjigjet”. Më vjen shumë mirë që keni bërë një panoramë të qartë të problemit tuaj. Arsyetimi verbal i Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Elbasan është se Neni 25 pika e b e ligjit 33/2012 thotë se nuk duhet të regjistrohet oborri. Por çfarë përcakton nenin 25 i ligjit 33/2012? Neni 25 e ligjit 33/2012 përcakton se: “Regjistruesi, një person ose çdo grup i ngarkuar nga Kryeregjistruesi kërkojnë që pronësia, si dhe kufijtë e çdo pasurie që duhet regjistruar, të dokumentohen në bazë të kritereve të mëposhtme: pronësia dhe kufijtë e pasurive të paluajtshme përcaktohen nga aktet e fitimit të pronësisë, sipas nenit 193 të Kodit Civil; individët, familjet dhe personat juridikë, privatë apo shtetërorë, që zotërojnë dokumente pronësie, sipas shkronjës “a” të këtij neni, por nuk kanë të përcaktuar në to sipërfaqen, duhet t’i paraqesin regjistruesit një kërkesë për regjistrim pronësie, e cila duhet të shoqërohet me: dokumentin e pronësisë; një plan rilevimi të pasurisë, të përgatitur nga një subjekt i licencuar për punime topografike, sipas kërkesës së të interesuarit apo nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme; deklaratën noteriale të pronarëve kufitarë, që vërtetojnë përmbajtjen e kërkesës për kufijtë e pasurisë që pretendohet të regjistrohet. Regjistruesi, brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës, duhet t’i kthejë përgjigje kërkuesit, pas pagesës së shpenzimeve, të cilat parapaguhen nga kërkuesi. Kundër vendimit të regjistruesit ose në mungesë të përgjigjes, me kalimin e këtij afati, kërkuesi mund të ankohet në gjykatë. Në procesin gjyqësor gjykata thërret të gjithë pronarët, pronat e të cilëve janë kufitare me njëra-tjetrën, e të cilët kanë interes të ligjshëm për gjykim.

– Ju mund t’i drejtoheni Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronës nëse në dokumentin e pronësisë ju është bërë shënimi “oborr në përdorim”. Në letër ju thoni se: “Pavarësisht këtij dokumentacioni të dorëzuar, zyra e ZVRPP. Elbasan më bën një certifikatë pronësie të pjesshme vetëm banesën duke mos regjistruar oborrin me arsyetimin verbal se bie në kundërshtim me nenin 25/B të ligjit 33/2012”. Kur në kufi të pronës janë prona të individëve, persona fizikë apo juridikë, privatë a shtetërorë, të cilët nuk e kanë të regjistruar pasurinë në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, deklarata noteriale e pronarit të pronës kufitare do të zëvendësohet nga një deklaratë noteriale e bërë nga këta persona, në cilësinë e poseduesit të pasurisë kufitare, të pasqyruar në kartelë si “pronar i pavërtetuar”. Në këtë rast, përveç deklaratës noteriale të poseduesit të pasurisë kufitare, ZRPP procedon edhe me shpalljen e planit të rilevimit të pasurisë, sipas procedurës së parashikuar në pikën 7 të këtij vendimi. Kërkuesi nënshkruan një deklaratë para noterit, me të cilën vërteton, në përgjegjësinë e vet, se nuk ka mundur, për arsye objektive, të sigurojë deklaratën noteriale të pronarit apo të pronarëve kufitarë me pasurinë, që kërkon të regjistrojë, si dhe natyrën e pamundësisë objektive. Në rast se pronari kufitar, brenda afatit prej 45 ditësh, paraqet në ZRPP ankesë apo pretendim të argumentuar e të mbështetur në dokumente ligjore për kufijtë e pasurisë, për të cilën kërkohet të bëhet regjistrimi, regjistruesi refuzon regjistrimin. Në rast se nga pronari kufitar nuk paraqitet në ZRPP brenda afatit prej 45 ditësh, ankesë apo pretendim për kufijtë e pasurisë, për të cilën kërkohet të bëhet regjistrimi, regjistruesi, brenda 5 ditëve pune nga data e përfundimit të afatit të mësipërm, harton, në dy kopje, një procesverbal, i cili përmban një përshkrim të procedurave të kryera. Një kopje e procesverbalit depozitohet në arkivin e ZRPP-së, ndërsa kopja tjetër administrohet në dosjen e kërkuesit të regjistrimit të pronës. Regjistruesi, brenda 30 ditëve kalendarike nga data e paraqitjes së kërkesës, me përjashtim të rasteve të afishimit të parashikuara në pikën 7 të këtij vendimi, merr vendim për regjistrimin ose refuzimin e regjistrimit të pasurisë. Kundër vendimit të regjistruesit ose në mungesë të përgjigjes, kërkuesi mund të ankohet në gjykatë.

Advertisement

Në përfundim të arsyetimit tonë, unë do t’ju rekomandoja që të merrnit përgjigje zyrtare nga ZRPP Elbasan, se për ç’arsye ata nuk ju bëjnë regjistrimin. Nga arsyetimi i mësipërm del se ju e përfitoni regjistrimin e oborrit nëse oborri nuk është regjistruar shtet ose në emër të dikujt tjetër. Nga ajo që ju sqaroni në letër, mendoj se nuk ka arsye që t’i drejtoheni Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Nëse jeni i interesuar për më shumë informacion, mund të më kontaktoni sërish.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

CILET NUK INTERVISTUAM DOT?

Next Post

A quhen vjetërsi pune, vitet e shkollës së lartë?

Advertisement