Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

TEST Mund të jesh edhe ti hiperaktiv?

Keni mungesë përqendrimi, vëmendjeje dhe nuk ju zë vendi vend? Ndoshta vuani nga hiperaktiviteti, ose siç quhet ndryshe, ADHD (attention deficit hyperactivity disorder-çrregullimi i hiperaktivitetit dhe mungesa e vëmendjes). Shumë të rritur nuk e dinë që vuajnë nga kjo sindromë, sepse nuk u është diagnostikuar kurrë në fëmijëri. Studiuesit ende po përpiqen të gjejnë hkaqet e kësaj sindrome, si ta parandalojnë atë dhe si të zbulojnë trajtime më efikase. Zbuloni pra se çfarë dini ju për këtë çrregullim të përhapur…

 

  1. Hiperaktiviteti nuk është një çrregullim shëndetësor.
  2. E vërtetë
  3. Gënjeshtër

 

Advertisement

  1. Hiperaktiviteti fillon në fëmijëri dhe vazhdon edhe në moshë të rritur.
  2. E vërtetë
  3. Gënjeshtër

 

  1. Simptomat e mungesës së vëmendjes dhe hiperaktiviteti nuk prekin jetën personale, apo profesionale të personit.
  2. E vërtetë
  3. Gënjeshtër

 

  1. Hiperaktiviteti është i trashëguar.
  2. E vërtetë
  3. E gënjeshtërt

 

  1. Ilaçet mund të ndihmojnë për të mbajtur nën kontroll simptomat e hiperaktivitetit.
  2. E vërtetë
  3. Gënjeshtër

 

  1. Hiperaktiviteti nuk ka shërim.
  2. E vërtetë
  3. Gënjeshtër

 

  1. Të sëmurët me hiperaktivitet marrin ilaçe stimuluese.
  2. E vërtetë
  3. Gënjeshtër

 

  1. Një test i thjeshtë është i mjaftueshëm për të diagnostikuar hiperaktivitetin.
  2. E vërtetë
  3. Gënjeshtër

 

  1. Një mjedis i zhurmshëm dhe me stres mund ta lehtësojë sjelljen hiperaktive.
  2. E vërtetë
  3. Gënjeshtër

 

  1. Nëse jeni diagnostikuar si hiperaktiv, ju rrezikoheni edhe nga çmenduria.
  2. E vërtetë
  3. Gënjeshtër

 

  1. Hiperaktiviteti prek vetëm fëmijët.
  2. E vërtetë
  3. Gënjeshtër

 

  1. Ky lloj çrregullimi prek më shumë popujt nomadë.
  2. E vërtetë
  3. Gënjeshtër

 

  1. Hiperaktiviteti nuk ka lidhje me trurin.
  2. E vërtetë
  3. Gënjeshtër

 

Përgjigjet

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Hiperaktiviteti është një çrregullim shëndetësor që karakterizohet nga mungesa e vëmendjes dhe sjellja hiperaktive e impulsive. Njerëzit vuajnë nga një kombinim të dyja kategorive, duke u prirur më shumë drejt mungesës së vëmendjes ose hiperaktivitetit. Njerëzit me këtë sindromë mund të kenë probleme edhe me depresionin, probleme në lidhje dhe vështirësi për t’u përqendruar në punë.

  1. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Me qëllim që të diagnostikohesh me hiperaktivitet, simptomat e çrregullimit duhet të shfaqen para moshës 7 vjeç. Afro 65% e fëmijëve me këtë çrregullim e kanë atë edhe në moshë të rritur.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Hiperaktiviteti mund ta lodhë lidhjen dhe të ndikojë negativisht në kryerjen e punëve të përditshme. Të rriturit me këtë çrregullim hutohen lehtë, gjë që mund ta bëjë personin të heqë vëmendjen nga dikush që flet me të, ose të humbasë përqendrimin në mes të punës që është duke kryer. Simptomat e pavëmendjes përfshijnë harresën dhe vështirësinë për të ndjekur instruksionet, kurse shenjat e hiperaktivitetit përfshijnë tendencën për të folur apo bërë lëvizje të vogla të vazhdueshme. Disa të rritur mund të përballen edhe me impulsivitetin dhe kjo mund të përfshijë thënien e fjalëve pa dashje, ose të papërshtatshme.

  1. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Nëse njëri nga prindërit vuan nga hiperaktiviteti, ka 50% mundësi që edhe fëmija të vuajë prej tij. Nëse fëmija juaj është diagnostikuar me këtë problem, edhe ju keni 25% mundësi ta keni atë.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Ilaçet mund të ndihmojnë në lehtësimin e disa simptomave të hiperaktivitetit, por një plan trajtimi përfshin edhe terapinë e sjelljes dhe këshillimin e ofruar nga një mjek psikolog. Mund të ndihmojnë edhe strategjitë e menaxhimit të situatës. Disa mjekë këshillojnë të bëhet një listë punësh dhe të mbahet ajo pranë, disa të tjerë të marrësh frymë thellë dhe t’u largoheni situatave kur keni tendencë të reagoni ashpër ose të ndërprisni bisedën. Gjithashtu, mund të merreni me gjëra që ju qetësojnë dhe relaksojnë, si kopshtaria apo gatimi.

  1. Përgjigjia e saktë është a-ja.

Nuk ka kurë që shëron hiperaktivitetin, por ilaçet dhe terapitë e tjera mund të ndihmojnë për të mbajtur nën kontroll simptomat.

  1. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Afro dy të tretat e personave me hiperaktivitet marrin stimulantë, si Ritalin apo Adderall, që nxisin dhe ekuilibrojnë nivelet e kimikateve të trurit (neurotransmetues). Edhe mjekimet jostimuluese, të cilat përfshijnë antidepresantët dhe disa ilaçe që rregullojnë tensionin, mund të ndihmojnë në rregullimin e sjelljes së njerëzve me këtë çrregullim.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Nuk ka test që të konfirmojë një diagnozë hiperaktiviteti. Para se t’ju japë një diagnozë të tillë, doktori juaj duhet së pari të përjashtojë çrregullimet e tjera serioze neurologjike që kanë të njëjtat simptoma, si sindroma e Turetës, ngërçi i trurit në zonën e tëmthit, niveli i lartë i plumbit në gjak, hipo apo hipertiroidizmi, si edhe mospërputhjen e shikimit me dëgjimin.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Jetesa apo puna në një mjedis të zhurmshëm, hiperaktiv mund të stresojë dhe hutojë një të sëmurë me hiperaktivitet. Një mjedis i qetë, i organizuar, redukton shkaqet nxitëse dhe e lejon një të rritur me këtë çrregullim që të përqendrohet më mirë.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Nëse jeni hiperaktiv nuk do të thotë se rrezikoheni nga çmenduria, megjithatë, ky çrregullim shpesh shoqërohet me probleme të tjera, si ankthi, depresioni, çrregullimi bipolar dhe paaftësia për të mësuar.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Hiperaktiviteti nuk kufizohet vetëm te fëmijët. Në fakt, edhe njerëz që nuk janë diagnostikuar kurrë në fëmijëri mund të shfaqin në moshë të rritur simptoma që u shkaktojnë atyre probleme në lidhje apo punë. Shumë të rritur nuk e kuptojnë se kanë hiperaktivitet dhe u duket se e kanë të pamundur të arrijnë objektivat e tyre.

  1. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Studimet kanë treguar në fakt se hiperaktiviteti prek më shumë njerëzit që u përkasin popullsive nomade. Shkencëtarët mendojnë se, tipare të tilla, si sjellja impulsive, kërkimi i risive dhe paparashikueshmëria mund t’i ndihmojnë nomadët të gjejnë ushqimet dhe burime të tjera. Kështu pra, cilësitë që pengojnë njerëzit modernë të punojnë në zyra, mund të kenë qenë një përparësi për paraardhësit e nomadëve.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Te njerëzit me hiperaktivitet, kimikatet e trurit, të quajtura neurotransmetues, janë më pak aktivë në zonat e trurit që kontrollojnë vëmendjen. Shkencëtarët nuk e dinë se çfarë e shkakton këtë çekuilibrim kimik, por ata mendojnë se mund të luajnë rol gjenet, sepse shpesh, ky çrregullim është i trashëguar. Studimet kanë treguar gjithashtu lidhje mes hiperaktivitetit dhe ekspozimit të bebes në barkun e nënës ndaj cigareve dhe alkoolit.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Macet shtëpiake shtojnë rrezikun e verbimit; qentë e pakësojnë

Next Post

Merakosesha për mbipeshën dhe u bëra me kancer

Advertisement