Jam nga Tirana, e kompletuar ne çdo drejtim, shumë e mbajtur, tip trendi, e punësuar dhe me ekonomi te mirë. Kerkoj nje lidhje serioze me nje zotëri qe i ploteson kerkesat e mia te jet ne punë i paraqitshem dhe me kulturë qytetare, mosha 55-60 vjec. I interesuari të lërë numër telefoni për mua në gazetë. Faleminderit.
Jam një vajzë X me banim në Tirane dhe origjine nga jugu, shumë e rregullt dhe e kompletuar në çdo drejtim, beqare nga pretendimet. Jam e interesuar vetëm per një lidhje serioze me nje person që të jetë: simpatik, me trup të rregullt, me arsim te larte, i sinqerte, korrekt, familjar, larg duhanit, alkoolit dhe bixhozit mosha 46-52 vjeç. I Interesuari të lërë numer telefoni vetem ne gazete. Per sqarime më të hollesishme ja lëmë takimit.
Përshëndetje, jam Tefta nga Tirana e interesuar për një zotëri të moshuar mbi 70 vjeç mundësisht që jeton vetëm që kërkon të lidhë miqësi për jetë. I interesuari të lërë numër telefoni për komunikim.
Jam një zonujushë me banim në Tiranë, jam e rregullt me shkollë pak dhe me dy zanate profesionale ku njëeren e ushtroj. Dua një mashkull për lidhje serioze po të jetojë në Australi të jetë mbi moshen 50 vjeç. Më intereson jetesa të jetë i përkryer. Kush të jetë i interesuar të më lërë adresë Facebooku, e theksoj vetëm në Australi.
Përshëndetje, jam një zonjë nga jugu 41 vjeçe dhe kërkoj një shok të jetë i moshës 45-52 vjeç të jetë i sinqertë, jam shumë e vuajtur në jetën time dhe më mungon një mik a shok i mirë, ti japim njëri-tjetrit dashurinë e munguar. Të më ndihmojë në të gjitha drejtiemt, nëse ka ndonjë që gjen veten në këtë mesazh të lërë numër telefoni në gazetë.
Përshëndetje, jam Rozona 45 vjeçe, menaxhoj biznesin tim familjar e rregullt dhe e kompletuar për një ngrohtësi shpirtërore. Jam e interesuar për një zotëri intelektual i punësuar me nivel ku të mbizotërojnë ndjenjat njerëzore me vlera qytetare dhe shumë familjar. Stop të divorcuarit, aventurieret dhe verioret. Zotëria të jetë shumë i sinqertë, i çilter ku të dijë të përcjellë një emocion të ri mosha 45-50 vjeç. I interesuari të vendosë nr. telefoni në gazetë. Faleminderit.
Kërkoj një zotëri intelektual me pushtet që bën çdo gjë për një shoqe shumë të mirë. Për çdo informacion më dërgoni vetëm sms në këtë nr. cel. 067GPDJPG1.
Jam Eni nga Durrësi 48 vjeçe, beqare me pamje të mirë e me vlera shumë më të mira. Pretendoj për një zotëri me karakter pa vese për qëllime të mira serioze nga mosha 50-57 vjeç nga Durrësi ose Tirana. Lini një numër telefoni për komunikim. Ju faleminderit.
Përshëndetje i përgjigjem zotërisë që ka lënë emailin për znj. e plagosur. Po patet mundësi më lini numër telefoni sepse unë nuk përdori internet.
Jam një femër shumë e bukur, jetoj vetëm, prindërit jetojnë në Budapest dhe kam pak kohë që kam ardhur. Dua të njoh një biznesmen me nivel të më përgjigjet për nevojat e mia, por mbi të gjitha të jetë serioz, pa vese dhe të jetë i ndjeshëm, pasi nuk jam mësuar me jetën këtu. Respekte nga Julia, vetëm për biznesmene.
Përshëndetje, jam 22 vjeçe beqare dhe nuk është se jam aktualisht për momentin në kërkim të princit të kaltër, sepse kam ndërmend ta gjej pasi të mbaroj shkollen e lartë dhe të bëj një farë karriere pune, atëherë kismet. Por nëse do njihja dikë vërtetë serioz tipi im, dëshiroj të jemi thjeshtë shokë, pa tallje, dua ta njoh thjeshtë si shok, pastaj të shohim dhe dua të më përshtatet për atë që kërkoj unë tek një mashkull. Plus që nuk do më pëlqente aspak të më pyeste për të kaluaren, pasi askush nuk besoj të preferojë të thojë të kaluara të hidhura. Vetëm nëse do ta ndjente vete ta tregonte çdokush, përfshirë dhe unë. Jam tip sportiv i qetë, më pëlqejnë shumë librat, shëtitjet në natyrë, jam njeri që e marr jetën si të më vijë (në kuptimin e mirë të fjalës) nga i madhi Zot pasi e besoj vërtetë me gjithë shpirt. Të interesuarit të lënë numër telefoni nëse dëshirojnë të më zgjedhin mua si shoqe.
Jam një zonjë nga Durrësi kërkoj një lidhje serioze me nje zoteri po nga Dr. mosha e tij të jetë 43-45 vjeç, jo aventurier. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.
Jam X vajzë me banim ne Tirane dhe origjine nga jugu, shumë e rregullt dhe e kompletuar në çdo drejtim, neqare nga pretendimet. Jam e interesuar vetem per nje lidhje serioze me nje person qe te jete: simpatik, me trup te rregullt, me arsim te larte, i sinqerte, korrekt, familjar, larg duhanit, alkolit dhe bixhozit, mosha 46-52 vjec. I interesuari te lere numer telefoni vetem ne gazete. Per sqarime me te hollesishme ia lëmë takimit.