Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Krijimet tuaja…

Mashtrimi i madh

(Me rastin e përvjetorit të falimentimit të firmës piramidale)

– Nga dheu ca firma mbinë

Advertisement

Që sollën stuhi dhe ngrica

Në popull bënë kërdinë

“Vefa”, “Cenaj” dhe “Gjallica”

“Populli” dhe “Xhaferri”

Mblidhnin para me fajde

Në këto fondacione

Jepje një dhe merrje tre

Shitën lopët, dhentë, dhitë

Çobanët zbritën nga malet

Disa shitën edhe shtëpitë

Të gjithë pushtuan lokalet

Të gjitha paratë që fituan

Dhe çfarë patën kursime

Drejt firmës vrapuan

Se do kishin shumë fitime

Gëzohej populli këtë herë

Kur merrte faturat në duar

Se bënte qejfin qeder

Pasurohej pa punuar

Por një ditë mbaron çudia

Në firma plasi skandali

Gjumë flinte qeveria

Nga revani ngordhi kali

Populli në protestë ngrihet

Gjer në Azi vajti jehona

Fshati digjet, plaka krihet

Kush i vodhi paratë tona

Nga rrëmuja “dikush” fitoi

Me dredhi dhe mashtrime

Politika populli drejtoi

Në depot me armatime

Lulet populli në kazerma

Rrëmben pushkë dhe fishekë

Rrëmben çfarë gjeti brenda

Çarçafë, batanije, dyshekë

Rrëmben granata, armatime

Rrëmben tritol dhe mina

Veshmbathje dhe ushqime

Kundërajror dhe makina

Vit i mbrapshtë nëntëdhjetë e shtata

Nuk kish vlerë shoku dhe miku

Hodhën poshtë kazma lopata

Duhej vetëm automatiku

Nuk dilje dot nga shtëpia

Se kudo gjeje belanë

U tërbua njerëzia

Vriste vëllai vëllanë

Nuk kishte dasma dhe ahengje

Çfarë nuk dëgjoje në lajme

Bandat rrëmbenin pengje

Kërkonin shuma të majme

Nuk kishte rregulla dhe ligje

Nuk kishte pushtet dhe qeveri

Ishte koha e të ligjve

Kaos total dhe anarshi

Që të ruheshin nga plumbi

Vunë dyer të blinduara

Besa vlerat i humbi

Ky virtyt shumë i çmuar

Ky vit e bëri Shqipërinë

Të vishet e tëra në zi

Do ta kujtojmë marrëzinë

Njollë e zezë në histori. Gjokë Shkurtaj Vlorë.

 

 

*** Dedikim– A@ B ***

Fllad pranvere si çdo vit

lulet çelnin plot aromë

Turistë plot nga e gjithë bota,

Por edhe refugjat në Como city-n tonë.

Një djalë i mirë dhe shumë serioz

Më rrëmbeu zemrën menjëherë

Më tha: “vij nga Shqipëria,

Jam një djalë nga labëria…”

Kishte dhëne besën e shqiptarit

Dashurisë së tij të parë

Dhe me mallin e një të dashuruari

Më tha: “për të malli më ka marrë”

Mua lotët më mbuluan

rrodhën faqeve si ujëvarë…

Më duhet dhimbshëm ta pranoja

Se dashuria nuk do një, por dy të marrë.

Ai iku me të jeton

Edhe unë jetën time vazhdova

Por në jetë të jetëve

Si ai djalë dot nuk dashurova! V. Kalemi

 

 

Mungesës tënde

Seç më merr kjo natë me vete

Nëpër yje humb më kot.

Si kujtim erdhe më gjete

Të kujtoj e jashtë bën ftohtë…

Lulet heshtin të shpërndara

Në k’të park që kam përbri.

Tek-tuk kishte pemë të thara

Kudo shihja gjurmë nga Ti…

Mungesës tënde iu përkushtova

Arrita zemrën ta vë në gjumë.

E që atëherë më s’dashurova

Por ty të dua edhe më shumë…

Ishim për pak unë edhe ti

Një orë e ca, në më kujtohet.

Me disa njerëz është çudi.

Një orë, një jetë të tërë s’harrohet!

Gjithmonë e prek kujtimin tënd

Si një dhuratë, një hajmali.

Kështu unë vij në tëndin vend

Në vendin tim kështu vjen dhe ti…

E në k’të natë që frynte dendur

Imagjinoj ku mund të jesh.

Të dërgoj puthje si i çmendur

Edhe me veten filloj të qesh!

Këtej buzëqeshje, andej lot

Kë të zgjedh të lutem thuamë.

Eh, disa gjëra s’i ndan dot

Na i dhurojnë ata që duam!

Seç më merr kjo natë me vete

Nëpër yje ndjehem mirë

Si kujtim erdhe më gjete

Të kujtoj, me shumë dëshirë. Bledi Ylli

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Dua të kem shoqërinë që kam pasur

Next Post

Xhevahir Sukaj: De Biazi të mësojë shqipen!

Advertisement