Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shpjegimi i endrrave tuaja…

Mace

– Shoh gjithmonë mace në ëndërr. Ndonjëherë i shikoj shumë të egra, sikur përpiqen të më qëndrojnë afër e unë i largoj. Përpiqem t’i heq qafe, por nuk ikin. Ndonjëherë shikoj mace që më drejton thonjtë dhe do të më bëjë keq, por nuk ia arrin dot. Ndërsa ndonjëherë shikoj kotele shumë të bukur që e dua shumë, kujdesem për të dhe ajo më rri shumë afër, sikur kemi nevojë për njëra-tjetrën. I shoh shpesh, ndaj dua të di se çfarë kuptimi kanë?

Së pari, macja tregon disa karakteristika të karakterit tuaj. Ju jeni sa e butë dhe ledhatare, sa agresive dhe gati të nxirrni thonjtë. Nga ana tjetër, duke qenë se shikoni shpesh ëndrra me mace, ëndrra ju paralajmëron të keni kujdes sepse mund të keni vizita të papritura nga persona të cilëve është mirë të mos u besoni lehtë, sepse janë pak a shumë si macet, tinëzarë dhe nuk i dihet se çfarë ka pas tyre. Mos u besoni lehtë.

Advertisement

 

Isha sëmurë

– Kam parë ëndërr sikur isha shumë sëmurë. Këtë lloj ëndrre e shoh shumë shpesh me thënë të drejtën dhe më shqetëson kjo gjë. Përveç kësaj, sikur kërkoja ndihmën e njerëzve rreth meje. Pres përgjigje nga ju. Leo

– Një ëndërr e tillë tregon që po kaloni një periudhë të vështirë, jeni i dëshpëruar dhe keni shumë ngarkesë emocionale. Përveç kësaj, simbolizon një lloj plogështie ku keni rënë dhe paaftësi për të përballuar një situatë të caktuar. Në njëfarë mënyre, ëndrra ju tërheq vëmendjen që t’i kushtoni më shumë rëndësi shëndetit tuaj për momentin. Duhet të reshtni së ndjeri keq për veten tuaj, sepse vetëm i zoti e nxjerr gomarin nga balta, thotë fjala popullore. Ju prisni që t’ju ndihmojnë. Po si mund t’ju ndihmojnë, kur nuk e kërkoni një gjë të tillë dhe nuk përpiqeni kurrsesi vetë për këtë gjë?

 

Iku çatia

– Para dy netësh, pashë sikur isha në dhomën e nënës sime dhe për një çast, u zhduk çatia e shtëpisë. M’u bë sikur e kisha qiellin shumë afër. Qielli ishte me ngjyrë të mbyllur dhe u paraqitën figura të ndryshme. Në një moment, ato figura lëviznin, por vetëm një u ndal para syve të mi dhe më ngjante me qenie humane. Vura re se ishte një mashkull, i cili rrinte me këmbët e kryqëzuara dhe duart i kishte të shtrira anash. Gishtin drejtues sikur e kishte nga unë. Ai ishte me flokë të gjatë e mjekër dhe në të dyja anët e rrethonin disa ngjyra që më ngjanin si ylberë. Aq shumë u habita, saqë u zgjova. Ju lutem, më ktheni një përgjigje për këtë ëndërr, se jam shumë kureshtare.

Së pari, zhdukja e çatisë së shtëpisë tregon një moment të vështirë në jetën tuaj. Ju duket sikur jeni pa mbrojtje. Keni nevojë për dikë në krah, për një mbështetje madhore, por ja ku shfaqet qielli blu, i cili tregon shpresën, mundësinë, paqen dhe lirinë tuaj. Shfaqja e qiellit, tregon në njëfarë mënyre pranimin e lutjeve tuaja. Figurat përfaqësojnë lutjet e dëshirat tuaja të cilat janë drejt realizimit. Edhe personi që keni parë, tregon një fuqi madhore së cilës ju i luteni, përfaqëson urtësinë, lutjen, faljen dhe këshillat. Gishti drejtues është një thirrje për këshillim me dikë më të pjekur se vetja juaj, një person të cilit i besoni më shumë. Ylberi tregon fat të mirë, pra, më në fund, do të hapet një dritë jeshile për ju.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Krijimet tuaja...

Next Post

Bëj stërvitje dhe nuk bie nga pesha. Si të veproj?

Advertisement