Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Urime…

Nga unë, Flamur Bërdëllima, urime për ju:

– Ishte e hënë, data 11/05/2015 kur të pashë në një intervistë jetësore, i dashur miku im i hershëm, Luan Bregasi. Të pashë te Shijak TV, nën moderimin e gazetarit Bejto Malo. Duke parë atë rrëfim të sinqertë për fëmijërinë dhe rininë tënde, them se duhet t’i kthehem përsëri portretit tënd. Ato pantoflat e grisura, mua më kujtuan gringat (po, po gringat), me të cilat shkoja në hskollen “11 Janari”, por edhe unë si ti, isha me të gjitha 10-ta. Pra, gjeta veten i dashur Luan, ndaj të uroj nga shpirti, vetëm suksese!

– I dashur shoku im i vjetër, dhe shumë i veçantë, Isak Shehu! Më vjen kaq mirë që në moshën 76 vjeçare ke filluar të lëvizësh andej nga liqeni. A e ke parë se mijëra vetë vijnë andej?! Shyqyr që e kemi këtë park dhe pyll të mrekullueshëm që na mundëson lëvizjen në natyrë. Dhe sa pranë qendrës së kryeqytetit! Lëvizja është një arketip bazik njerëzor kështu që uroj veten dhe ty, i dashur Isak, të mos i ndahemi asaj. Urime!

Advertisement

– Megjithëse njihemi që nga fakulteti, edhe shumë nuk kemi ndenjur bashkë, por unë ta njoh sqimën, siç ia kam njohur edhe profesor Stefanaqit, kështu         që po të bashkangjis urimet e mia më të sinqerta që të jesh si gjithnjë vetvetja, i dashur Genc Pollo.

– Dikur më jepje lëndën e Gjeografisë Fizike, i dashur Vasil Kristo. Tani, të dy, unë afër 62 vjeç, ti aty te 70-at, shijojmë konkretisht gjeografinë fizike të kodrave, rruginave, pemëve, shkurreve, te liqeni i Tiranës. Ky, i dashur Vasil, mendoj se veç të tjerash, është një lloj shpengimi nga realiteti i ditës. Ke ndjesinë e endjes në tjetër kohë. Gjithsesi, bukur fort i dashur Vasil Kristo, që të dua aq shumë, si përmetar dhe jo vetëm.

– Nuk e di cili çast magjik të risolli në kujtesën time, e dashur Parashqevi Rrapo! Po, ç‘rëndësi ka?! Boll që ti erdhe, për të më ulur të bëj këtë urim të shkurtër dhe njerëzor, për ty e Sotirin dhe gjithë çfarë ke për zemër. Mua nuk më ke dhënë matematikë, por më ke dhënë mirësi, në ato herë që jemi ulur. Të përqafoj fort. Urime!

– Vaso Selenicën, trajnerin e mirënjohur të atletikës, e njeh qëkur atletika kishte emra si Vinçensi, Raufi, Çlirimi, Fatos Mehu, Adile Dani, Marjeta Pronjari, Lumturi Markolaj etj. etj. Pra, kur qe në një pikë lavdie të qëndrueshme. Por, Vaso e vazhdon udhëtimin e tij sa sportiv, aq edhe shpirtëror. E shoh përditë pas kodrave të stadiumit “Qemal Stafa”. Në mëngjes vetëm, pasdite me një ekip. I dua fort njerëz të tillë të dhënë pas një gjëje fisnike si sporti, si në rini, ashtu edhe në moshat e tjera. Urime nga zemra Vaso!

– Si mik të vjetër që të kam, të uroj i dashur Ilir Krosi, jo t’i fitosh, por t’i fitosh rëndshëm zgjedhjet e 21 qershorit. Le të jetë ky një shans, për ty dhe Dibrën, që shqiptarët e duan aq shumë. Urime edhe një herë Ilir.

– Në fakt, me Ilir Adilin kam një shoqëri të hershme. Jo thjeshtë për zemrën e tij humane. Kjo po se po, por mua më bën për vete kultura e tij, sidomos në fushë të historisë. Sidomos, kur flet për Kosovën, më lë pa fjalë. E pra, është financier. Është edhe kritik, kur unë pi. Po kjo u takon kohëve më parë. Tani unë i kam harruar emrin dhe mbiemrin pijes. Iliri këtë e di dhe normaliteti është kthyer mes nesh. Urime ti, urime dhe vetes sime, miku im Ilir Adili!

– Unë që të njoh dhe të dua shumë, i dashur Flamur Hoxha, president i firmës “Kler”, e di se edhe në një intervistë të vetme (si ajo e datës 13/05/2015, në TV SCAN), përmblidhjet dija, shqiptimi i detajuar i fakteve, intelekti, forca, intuita e biznesmenit. Dhe sidomos, qartësia dhe vizioni. Të uroj nga zemra të mbetesh përherë i tillë, model, i dashur adash, siç je edhe në familje dhe në marrëdhëniet njerëzore.

– E shtuna e datës 16/05/2015, që në mëngjes, më solli një detaj që më lumturoi: Pashë shokun tim të tetëvjeçares dhe shkolles “Skenderbeg”, Pajtim Abazi, që po shtynte një karrocë për binjakë. Dhe vërtetë aty qenë dy “Pajtimë” të vegjel: Po ato flokë, po ata sy, si të gjyshit. Dhe Pajtja ka edhe një nip tjetër! Qofsh përherë i lumtur, O Pajtim Abazi, që tani nuk mban spaleta oficeri, po të një gjyshi të mrekullueshëm.

– Siç e thonë specialistët, një nga panairet më të suksesshme, ishte ai i Mekanikës Bujqësore (traktorë, aksesorë), po edhe prodhimeve të agrobiznesit. Shumë kanë kontribuar në suksesin e tij, por këtë radhë do të veçoja z. Agim Rrapaj, Kryetar i KASH, si njeri me intuitë, guxim e vizion. Edhe një herë: Urime i dashur miku im, Agim Rrapaj.

I kisha mbyllur këto urime, po ekipi i futbollit “Skënderbeu” fitoi për të pestën herë radhazi kampionatin. I dashur president Adrian Take, këtë radhë nuk do festojmë aty te “Blloku” në Tiranë, me “pik-com” dhe “pik-AL”, po në resortin tënd “Tropikal”, te plepat në Durrës. Urime edhe një herë për titullin!

 

 

Përshëndes shpirtin tim Nardin që e dua shumë. Nga Xhelozja e tij.

Tani që më s’po shkruaj për ty nuk do të thotë që s’të mendoj çdo sekondë, çdo minutë te kam në sy të kam në zemër, dot s’të largoj. Të largoj nga shkrimet, ditari i vjeter, nga letrat e fotografitë po te largoj, por iken një vit e vjen një tjeter, pranë e më pranë vetes të afroj. Të përshëndes. Dolce Baci.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Zemrës sime...

Next Post

Njoftime nga Shqipëria

Advertisement