– Kam një problem me të cilin dua ta ndaj me ju. Kam kuptuar që kunata ime, pra nusja e vëllait e tradhëton tim vëlla. Ata janë të martuar prej vitesh, kanë dhe një bebush të vogël. Vëllai im është shumë i lidhur pas saj, dhe prandaj ngurroj t’ja them tim vëllai. E shikoja prej kohësh që komunikonte fshehurazi në ëatsap me dikë dhe një ditë e zura mat, dhe i thashë që do i tregoj vëllait, cfare nuk i thashë, por e mohoj të gjithen dhe më tha është shoqe, më bëri dhe për budallaqe. Nuk e di si të veproj, po t’ja them vëllait kam frikë se do bëhet nami në shtëpi, dhe ai do të bjerë në depresion. Nga ana tjetër të rrij në heshtje dhe ajo të vazhdoj lojrat e saj, më duket çmenduri. Ju si do të vepronit në këtë rast?18
Advertisement