Për mikun tim të dashur mirditor Jurgen. Jurgeni është një djalë i ëmbël dhe kaq fantastik. Njohja me të ishte e rastësishme, por me një sadisfaksion në shpirt. Qysh diten që e kam njohur më ka bërë thellësisht përshtypje bota e tij e brendshme shpirtërore që të mrekulluonte në bisedë, në çdo fjalë të sinqertë, dashurinë e tij, për Zotin. Unë kam pasur para vetes shëmbëlltyren e një miku të mrekullueshëm, dashurinë e sinqertë shoqërore. Jurgeni nuk është veçse 13 vjeç, por në karakterin e tij fisnik ai ruan karakteristikat e një fëmije të zgjuar, modest e kaq dashamirëse. Ka diçka në karakterin e tij që e bën kaq tërheqës, të dashur e imponues për të gjithë ata që e njohin dhe e duan si shok e mik aq të mirë. Kënaqësia do të mbetet gjithnjë e imja për këtë dhuratë që mu afrua. Unë i uroj vëllaçkos e mikut Jurgen gjithë të mirat e botës, suksese në mësime, fati e mbarësia qofshin me të. Zoti të bekoftë! Uroj përzemërsisht edhe familjen e tij të dashur, veçanërisht nënën e tij Anxhelika me shpirt njerëzor. Alban Arapi.