Jam Bardha kam humbur lidhjet me Bardhin. I them të më marri në telefon.
Unë që po ju shkruaj jam një zonjë nga Fieri 47 vjeçe e mirë simpatike por jeta për mua ka qënë e vuajtur, burrin që kam ma ka bërë jetën ferr. Kam 3 fëmijë dhe them shyqyr që nuk ngjajnë si ai, i kam të mirë, po çfarë mund të bëj një grua vetëm e vetmuar gjithë jetën kur nuk kam pas mbështetje nga burri. Kërkoj një zotëri të dijë të vlerësojë një femër të vuajtur, dua të më ndihmojë nga ekonomia. Ai që e lexon këtë mesazh të jetë i sinqertë besnik dhe pa gënjeshtra. Lini numrin tuaj të telefonit në gazetë. Faleminderit nga Mira.
Jam një vajzë nga Vlora 40 vjeçe interesohem për lidhje serioze jo tallje. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.
Jam nje gocw nga Tirana, pa histori dashurie, shumë e rregullt. Doja të gjeja një djalë të mirë dhe të sinqertë dhe simpatik të paktën deri në moshen 38 vjeçare, vetëm për qëllime serioze.
Jam një vajzë nga Kosova 39 vjeçe, beqare e vonuar por sinqeriteti dhe karakteri im më bëjnë të jetoj kështu deri tani, sepse nuk mund të pranoj gjithçka. Kërkoj të lidhem me një djalë të moshës deri 44 vjeç, që jeton në Evropë dhe i divorcuar nuk prish punë, vetëm fëmijë të mos ketë. Ai që lexon këtë sms uroj të jetë i sinqertë besni dhe i vërtetë. Pres përgjigje në gazetë. Faleminderit.
Jam 33 vjeçe nga Pogradeci me punësim dhe banim në Austri, jetoj me familjen, shumë e kompletuar nga pamja dhe nga gjithçka tjetër. Punoj tepër orë në ditë, dhe kjo është një nga e meta ime në jetën time personale. Do të doja të njihja një djalë deri në moshën 40 vjeç me pamje shumë të mirë, të kënaqshme fisnike me karakter të mirë dhe me kulturë familjare, të sinqertë dhe punëtor. Nuk më intereson ekonomia dhe as ku jeton, rëndësi ka të plotësojë kushtet. Persona serioz ju lutem, kush mendon se i afrohet kërkesave të mia të më lërë një numër telefoni këtu në gazetë, ju lutem jo në redaksi por në gazetë dhe do ju telefonoj vetë. Me respekt Anxhi.
Une qe ju shkruaj jam nga Tirana 55 vjeçe e kompletuar në çdo drejtim, shumë e mbajtur dhe e paraqitshme me një ekonomi të mirë jam në mardhënie pune. Kërkoj per nje lidhje serioze nje zotëri me kultur qytetare te paraqitshem pa vese te keqia te jetë ne mardhenie pune. Faleminderit per mirëkuptimin.
Përshëndetje. Ne kete fillim pranvere shkruaj me shpresen se do mund të jetë, e te egzistoj, vërtetë një person i thjeshtë me shkollë të lartë, të dijë të kuptojë, të respektojë e të ketë veti të mira, që të mund të bëhet një shok dhe mik i mirë. Jam në mardhënie pune. I interesuari të jetë rreth moshës 44-50 vjeç, nga Tirana, jugu, beqar apo i divorcuar por pa fëmijë, për një njohje, miqësi e pse jo një lidhje serioze. Dhe nga jashtë vendit të jetë, jo aventurë por lidhje të sinqertë. I interesuari të lërë numër telefoni në gazetë.
Natasha nga Rinasi, shumë simpatike, korrekte, e rregullt, dhe e kompletuar në çdo drejtim. Kërkoj një lidhje serioze me një intelektuale me paraqitje të mirë, serioz i rregullt nga jugu ose Shqipëria e Mesme por me banim në Tiranë, larg çdo vesi negativ, si duhani, alkoli etj. mosha e tij 60-63 vjeç. Të interesuarit të lënë numër telefoni për komunikim. Faleminderit.
Jam Lili 39 vjeçe e divorcuar, dua të njoh një zotëri nga mosha 45-50 vjeç për lidhje serioze, e theksoj vetëm për martesë. I interesuari të më shkruaj në adresën time të emailit: lilil844@yahoo.com
Jam një zonjë 44 vjeçe shumë e vuajtur në jetë, kërkoj një zotëri që të dijë të vlerësoj një femër të vuajtur, jam e divorcuar, prandaj kërkoj një zotëri të moshës 48-50 vjeç të jetë larg çdo vesi të ketë. Lini numrin tuaj te telefonit ne gazete.
Jam Shpresa 52 vjeçe e ve, çaloj pak, por kam sinqeritetin e besnikërinë që më bëjnë të bukur. Kërkoj një mik të mirë, të arsimuar të sinqertë e besnik siç jam dhe vetë për një lidhje sekrete e të qëndrueshme. Në radhë të parë të më falë ngrohtësinë e mungur prej vitesh dhe të më ndihmojë sadopak nga ana ekonomike. Kush e gjen veten në këtë sms të lërë nr. telefoni në gazetë. Faleminderit.