Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Zaida: Jeta më ka lodhur…

Besarta Luga: – Zaida, a të doli Big Brother ashtu siç e prisje kur hyre?

Zaida Çobo: – Jo, nuk më doli ashtu. Sa pa hyrë, kisha tjetër koncept për Big Brotherin, por duhet ta provosh, që ta shohësh. Duke vlerësuar veten dhe duke i ditur meritat e mia, besoja shumë dhe kjo shpresë më mbante që ta shtyja mbijetesën aty brenda, sepse mbijetesë ishte, nuk mund ta quaj jetesë… Besoja se do të isha fituese!

– Pse mendon se dole?

Advertisement

– Nuk e di… Këtë, nuk e di…

– Po nga vetja jote je e kënaqur?

– Tepër e kënaqur sepse kam qenë vetvetja. Kur kam plotësuar formularin fillestar, aty ishte një pyetje: “Çfarë beson se do të të çojë deri në finale?”. Unë u përgjigja: “Sinqeriteti që kam në jetën e përditshme”. Shpresoja vërtet se sinqeriteti do të fitonte, por ja që kjo nuk ndodh në Shqipëri.

– Po në shtëpi, si të pritën?

– Ishin shumë të kënaqur, bile kanë kaluar kaq ditë dhe vazhdojnë të më inkurajojnë që të mos mërzitem. Edhe kur ndodh ndonjëherë që është televizori te Big Brother dhe e shikojnë që jam e trishtuar, e luajnë menjëherë kanalin. (Buzëqesh)

– Për një gjë jam kurioze… si mund të marrë guximin një nënë të futet në atë shtëpi, duke e ditur që e shikojnë fëmijët nga jashtë?

– Këtë problem e kam patur para se të futesha, me vajzën… Jam munduar ta rris me parime, në perfeksion dhe është normale që disa gjëra ajo i paragjykon. Ajo më thoshte “nuk është për ty ai audicion dhe nuk donte që të futesha”, por unë i thosha: “Mami do të përpiqet të jetë siç është jashtë dhe nuk do të të zhgënjej”. E pashë këtë spektakël, si të vetmen mënyrë që unë të rregulloja jetën e fëmijëve, se realisht, më ka lodhur jetesa me të gjitha. Nuk ka asgjë të lehtë në këtë botë. Besoja se disponoja shumë cilësi dhe se do të fitoja, në mënyrë që, ato para me të cilat paguaj qiranë sot, t’i shpenzoja për jetesën e përditshme të fëmijëve.

– Domethënë, për ty ka qenë thjesht dhe pastër ideja për të fituar paratë… e mendove për ndonjë moment që mund të shfrytëzoje famën, në qoftë se jo lekët?

– Një fjalë e urtë popullore greke, thotë se “lekun shumë njerëz e kanë urryer; famën askush”… (Buzëqesh)

– Si mendon se mund të të vlejë fama sot?

– Nuk e di… pres shumë, por i lë gjërat të rrjedhin.

– Çfarë të tha vajza kur dole?

– Të vërtetën? Më tha kaq: “Mos qaj. Çdo gjë qe e planifikuar”. Nuk e di pse ma tha këtë… Nuk e kam pyetur sepse nuk dua ta ushqej me mendimin se gjërat mund të ndodhin edhe kështu, por sot fëmijët janë shumë të zgjuar dhe më të shkathët se ne. Në momente të caktuara, fëmijët përpiqen të më japin këshilla, më thonë “Stop” dhe më habisin…

– Të kanë ardhur fëmijët çdo të shtunë në spektakël?

– Jo, vetëm atë natë i kanë kërkuar…

– Në çdo moment që një prind bën diçka, mendon se çfarë do të thotë shoqëria e fëmijëve, si do ta shohin ata, pasi në fund të fundit, fëmijët jetojnë në komunitet dhe ne nuk duam që ata të ndihen keq aty…

– Në momente të caktuara unë derdhja lot, doja t’u tregoja pjesë të historisë sime disa personave. Kjo ndodh instiktivisht, sepse ti i harron kamerat, gjen një person të përshtatshëm, ashtu si unë kam gjetur aty brenda dy-tre të tillë, të duket sikur je në shtëpi dhe fjalët që ke dëshirë të shprehësh, dalin… pasi kisha treguar pjesë të histirsë sime, gjithmonë më vriste ndërgjegjja, pikërisht për këtë që sapo the. Sepse nuk doja të mërziteshin fëmijët në shkollë.

– Ti, në fakt ua ke treguar historinë e jetës tënde, disa personave. Ishte një nevojë për t’u shprehur apo një dëshirë për të qenë në qendër të vëmendjes?

– Jo, ishte thjesht një nevojë e bisedës. Nuk e mendoja kurrë të qenit në qendër të vëmendjes, bile kisha vendosur të mos tregoja asgjë, edhe pse nuk kam folur shumë. Në fund të fundit, gjërat që janë të dukshme, sepse ke tre fëmijë dhe nuk ke burrë, kjo është një gjë që ti nuk mund ta fshehësh.

– Je penduar për ndonjë gjë që ka ndodhur në atë shtëpi?

– Ka qenë pesë milionëshi që nuk e mora! Kur je individualisht është më e lehtë, por kur je në çift, duhet të merrje një vendim unanim dhe isha e detyruar… Në momentin që mora vesh që nuk do “vdiste” kush për të ngrënë, pasi Bit Brother më tha se ata do të kishin vitamina në lëngjet që do të pinin, pse jo? Bile, do të ishin më të zhvilluar me më shumë vitamina sesa ashtu siç hëngrën, vetëm pilaf.

– Zaida, për shumë veta, ti ke qenë shumë acaruese, por unë dua të di, për  ty, cili ishte personi më acarues aty brenda?

– Fatjoni dhe zysha. Zysha, shumë! Të gjitha temat që hapte ishin të pakuptimta dhe njeriu tek e fundit, kur thotë diçka e mban mend gjatë, sepse ato që flet i përjeton, kurse ajo i harronte menjëherë. Ishte shumë e shtirur.

– Ju të dyja, në pamje të parë, ishit dy persona shumë të ngjashëm në shumë aspekte të jetës suaj. Mos ishte kjo arsyeja që shtyheshit vazhdimisht, si magnetët?

– Në fillim, edhe unë e kam parë veten të ngjashme me të, bile pasi më zhgënjeu Edi me daljen e tij, më pyetën kë do të doja të zgjidhja dhe unë u thashë zyshën, por gjërat ndryshuan kur u hapën debatet.

– Cili qe më afër teje atje brenda?

– Kristi, ishte shumë pozitiv, Diedoni, Alba… Fabi po ashtu dhe Veseli. Ata janë personat me të cilët ia kaloja vërtet mirë.

– Mendon se i ke treguar thonjtë më shumë seç duhet aty brenda?

– Jo. E kam parë që kështu është krijuar përshtypja, por kam një natyrë që kush është i mirë me mua, jam e mirë me të, por kush është i keq, jam e keqe.

– Aty brenda nuk mund të gjesh njerëz që janë të mirë me ty. Nuk e kishe marrë parasysh këtë gjë?

–  Jo, sepse kisha besim te vetja ime, se nuk do t’i kisha kaluar gjërat në ekstrem. Realisht, mua, për moshën, me përvojën e jetës dhe me kulturën që kam, nuk më takonte të flisja në atë lloj mënyre në momente të caktuara.

– Në këtë pikë, je penduar që je futur në Big Brother?

– Jo, edhe një herë do të futesha!

– Me të njëjtët persona?

– Po! (Qesh)

– Kush do ti që të fitojë?

– Edhe pse e di historinë e secilit dhe mund të ndjej keqardhje për persona të caktuar, ndërsa Kristi është nga ata që s’e vriste mendjen fare, dua që ta fitojë ai sepse ka qenë nga ata banorë që, që në ditën e parë që ka ardhur ka sjellë energji pozitive dhe e ka ruajtur atë. Nuk e di fare se si vazhdon sepse nuk e shoh më tani…

– Pse nuk e shikon më?

– Sepse nuk kam kohën e duhur dhe keq më bën, për të qenë e sinqertë…

– Kush mendon ti se është më i predispozuar që të fitojë?

– Fabiani dhe Xhensila.

– Ndonjë gjë tjetër që nuk e thamë?

– Dua të bëj një falënderim për Top Channel dhe Big Brother për eksperiencën e bukur dhe për të gjitha ato që do të përjetoj në vazhdim. I falënderoj me pastërti se nuk më është dhënë rasti ta bëj më parë, nuk më ka bërë njeri këtë pyetje…

– Si vazhdon jeta jote tani?

– Njësoj! Unë kjo jam, nuk ndryshoj… (Qesh)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Urime...

Next Post

A ka të drejtë lejeje qëndrimi në Gjermani?

Advertisement