Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Krijimet tuaja…

Perla Dashuri

 

Mbi shkëmbin e vetmisë u ula sot

Advertisement

Mendimet vijnë si dallgë më lagin sytë

Ëndrrat si pulbardhat që s’i kap dot

Mbi detin e mallit që po më mbyt

 

Zëra të brendshëm më shqetësojnë

Sirena anijesh që detin çajnë

Me vete marrin kujtimet edhe shkojnë

Si pasagjere që valixhe nuk mbajnë.

 

Kridhem nga shkëmbi zhytem në det

Në ujin kristal çdo gjë tashmë u ndot

Në fund të tij dikush ende më pret

Dhe unë, i trembur, dal se nuk di not…

 

Shikoj guralecët dhe nuk gjej qetësi

Si grimca nga jeta që u thërrmuan

Mes tyre fshihet dhe perla Dashuri

Baticat dhe zbaticat atë e mbuluan.

 

Shkëmbin e lashë dhe rërën shkela

Skicoj nëpër të emrin që mungon

Anijet u zhdukën dhe ngritën velat

Perla Dashuri akoma po vonon. Romeo Gegushi

 

 

Me rastin e 1 prillit, ditës së gënjeshtrës…

(Shakaja që shkaktoi tragjedi)

 

Djali të dashurës i dërgoi

“Ti me mua s’ke më punë

Lidhja jonë këtu mbaroi

Se një tjetër dua unë”

 

Lajmi si plumb vajzën goditi

Dhimbja ishte shumë e madhe

Si e çmendur ulëriti

Rëndë u plagos kjo sorkadhe

 

Jashtë nisi të vraponte

Ishte tym e suferinë

Kur kryqëzimin po kalonte

E përplasi një makinë

 

Në çast, disa kalimtarë

E nisën për në spital

Me trup e shpirt të vrarë

Pëshpëriste vetëm një fjalë

 

Rrugës vajza mërmëriste

Kur e çonin drejt spitalit

Ajo fjalë që përsëriste

Ishte vetëm emri i djalit

 

Me fytyrë kthyer nga dera

Përgjithmonë iu vent syri

Kurrë se mori vesh e mjera

Se atë ditë ishte 1 prilli

 

Djali që mesazhin dërgoi

Dhe shkaktoi këtë tragjedi

Dhimbjen dot s’e duroi

Dhe u mbyll në psikiatri.

 

Gjokë Shkurtaj Vlorë

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Është problem serioz ky i vajzës sime?

Next Post

Si ta bësh parfumin të mbajë më shumë aromë?

Advertisement