Gëzuar ditëlindjen, e bukura Lediona…
– Me 14 prill, kjo vajza që shikoni këtu, e veshur si princeshë, sapo mbushi 9 vjeçe. Pak nga pak po rritet, por ajo ngelet përsëri e vogla jonë e ëmbël gjithë naze dhe pak nevrike, por e bukur dhe simpatike. Hahaha. I urojmë edhe 100 pranvera të tjera si vetë stina kur ka lindur. I urojmë shumë dashuri, fat, shëndet dhe suksese në mësime të gjithë ne, si familje. Në veçanti, e urojnë motrat e saj Melisa dhe Era, që e duan shumë, si edhe princi i familjes, vëllai i vogël Klevisi. Na e gëzofsh ditëlindjen, Lediona jonë, nga mami, babi dhe hallat, sigurisht! Hahaha. Të puthim fort.
Nga unë, Flamur Bërdëllima, urime për ju:
– Të pashë në një intervistë të gjatë (ditët e para të prillit) dhe u mrekullova, e dashur Lediana Fratari. Jo thjesht si koordinatore e PD-së, me BE-në, as për formimin tënd në Angli. Këtë radhë më tërhoqi qetësia dhe toni argumentues për pyetje politike, nga ato me spec, siç thotë fjala. Ti e di që jam tifoz i yti dhe mezi pres të vijnë zgjdhjet parlamentare… Kuptohet, pse! Gjithsesi, urime, vajza e mikut tim të shtrenjtë, Hajredinit.
– Përveç asaj bukurisë rrezëllitëse, ti edhe emrin e ke si ato artistet gjermane, që ishin në moshë para ca vitesh. Helga, quhesh. Punon aty te posta. Bashkë me Valbonën, përbëni një dyshe simpatike, që ju respektoj fort. Ti goce nga Demnerët, së shpejti, tri herë nënë!
– Kur dua të takoj miqtë e mi Arben Malaj, ose Dr. Anesti Kondili, shkoj te lokal “Lion-Park”, përballë fakultetit të Historisë e Filologjisë. Më bën përshtypje, se, përveç Lulit, pronarit, aty janë kaq të sjellshëm të gjithë: Banakierja, kamerieret, roja (miku im i vjetër) dhe një menaxher, që rri kreko dhe e njoh qëkur punonte në Turizmin e Beratit me Zoin e famshëm. Shkurt, ndihesh mirë, i respektuar, pikërisht atë që njeriu kërkon. Ju uroj lumturi në familje, të gjithëve.
– Me emrin dhe mbiemrin, si shumica e shqiptarëve, jam i familjarizuar, e dashur Rezarta Delisula. E di që bashkë me mikun tim Erli, jeni në drejtimin e një gazete shumë profesionale, por këtë urim, unë e kam të fokusuar, me ato mendimet shumë të pjekura që jep, kur je e ftuar në këtë apo atë stacion. Unë do të quaja me sinqeritet: Aset i gazetarisë shqiptare. Të uroj të mbetesh e tillë, e nderuar kolege!
– Shoferët me të cilët udhëtoj në autostradën Tiranë-Durrës, më bëjnë komente për atë hotelin në Qafë-Kashar, ndërsa unë kënaqem me ato palmat në mes të rrugës, që do të bëjnë hyrjen e Tiranës, si një nga rrugët e Dubait. Ndërkohë, unë e di që ky tranformim i hyrjes së Kryeqytetit i është besuar firmës tënde, miku im fisnik Ram Geci. U plaka Ram, nuk e kam më vrullin rinor të gazetarit të palodhur, por rinore, gjithnjë rinore, më ka mbetur ndjenja e respektit për ty, i dashur Ram, fjalëpaku punëshumë.
– Pavarësisht Ditmaturisë, unë të respektoj ty, i dashur Sulë Bushati. Për shumë gjëra, por veçmas, edhe pse je një gjysh aq i kujdesshëm. Sa do të doja që një ditë të bëhesha si ti, miku im. Urime nga zemra.
– Po vija nga Durrësi, kur mora telefonatën tënde, i dashur Ndue Zef Marka Ndoi, ish-kryetar i Kooperatives Gojan, ish-deputet. Plot 1 vit fljetëm në një dhomë, unë, ti dhe Shpëtim Bajraktari! Që atëherë, të desha si vëlla, po dhe tani që je plak dhe gjysh, të dua njëlloj! Të kam thënë që, kur të dalë vera, do vij në Gjegjan. Të përqafoj fort, i dashur Ndue.
– Ti mund të mbash traditat e tua prej plaku, i dashur Mustafa Taçi, por unë e ndjej nga zemra të të uroj për datëlindjen dhe Kampionatin Kombëtar të Notit, të organizuar në pishinën e Shkollës “Nobel”. Ja, këto gjëra të thjeshta që “fryjnë” borive të jetës dhe mirësisë, më bëjnë përshtypje mua, i dashur inxhinier i pyjeve dje, sot, president shkolle. Urime!
– Uroj vajzën e tezes Zanën, për datëlindjen. Në fakt, më shumë e kam si Mondën dhe Shpresën, pra motër, sesa gocë tezeje. Zoti dhe fati qoftë me ty, Zana!
– Të gjithë shoferët, me të cilët udhëtoj, po sidomos Nardi, më thonë: “Ah, të kem ta regjistroj gocën aty te TBU”. Unë e kuptoj ku e ka fjalën, po “nuk ke nga ai krah”. Nga krahu i lekëve, pra. Ndërkohë, këmbëngulja e tij lidhet me dëshiren e një prindi që vajza të shkollohet tamam dhe kur bëhet fjalë për TBU-në, nuk ka gabuar. Ja pse është Artani, që e dua si vëlla, po aty të gjithë pedagogët, janë të zgjedhur, ndër më të mirët. Thanë që e keqja merr dhenë shpejt, po ja që edhe e mira nuk “përton” kur është vërtet e tillë, i dashur Artan Hoxha. Urime dhe puthe fort gocën!
– Kush më njeh, e di që dobësia ime gati patologjike është nëna e Bleona Qerretit dhe kjo, për zemrën flori që ka. Mirëpo, kur pashë në “X faktor” se si ti Bleona e ndihmoje me shpirt, mikun tim Dilan Reka (nipin e prof. G. Beqirajt) pashë se ke marrë genet më të mira nga nëna. Aspak e mirë, aspak xhelozi. Ju uroj të dyve një miqësi profesionale, jetë të gjatë, ty Bleona dhe ty Dilan. Ju përqafoj fort!
– Është një mikpritje në kufijtë e fisnikërisë, ajo që rezervove për mua, i dashur Hasan Halili, kryetar i Bashkisë Kukës. Je nominuar për rikandidim. Të uroj, jo fitore (po se po), por fitore në limitet plebishtare. Kukësi dhe çdo qytet ka nevojë për njerëz si ti, që vënë zemrën në hallet e qytetit dhe qytetarëve. Të uroj kaq fort!
– I dashur Fatos Tusha! Pritej rikandidimi yt në Lushnje. Të uroj fitore të thellë inxhinier, miku im aq fisnik!
– I dashur Qazim! Ishte i pritshëm rikandidimi yt për kryetar i Bashkisë Elbasan, ashtu siç është e pritshme fitorja jote absolute sepse e dua atë qytet. Sepse ke vizione, përkushtim, ndershmëri. Urime, miku im Qazim Sejdini!