Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Lori: Kur dy të dashuruar mbeten shokë…

Ajo është vajza që ka ardhur pa “fishekzjarre” në muzikë dhe ashtu, qetësisht, falë talentit dhe punës së vazhdueshme, ka vënë një “gur” mbi tjetrin, në një terren të qëndrueshëm, që e rendit sot ndër këngëtaret me një karrierë mbi supe. Pa foto paparacësh të shkrepura në “flagrancë”, pa lajme për të dashur që shkojnë dhe vijnë apo skupe për operacione plastike, por thjesht si biondja me vokalin e këndshëm, me stilin e saj të dallueshëm në veshje, me dëshirën për të punuar e sjellë gjithnjë diçka ndryshe dhe, sigurisht… me sytë e bukur dhe buzëqeshjen që i ndriçon fytyrën… Është Lori!

 

Ariana Bregu: – Lori, në këtë intervistë ne do të flasim për shumë gjëra, por e nisim me këngën tënde më të re, “Me ty nuk flas”…

Advertisement

Lori Kaçka: – Teksti dhe muzika janë shkruar nga Aida Baraku dhe Armend Rexhepagiqi, me orkestrim nga Arber Gjikolli. Klipi është realizuar në Itali me produksion italian. Edhe pse është një klip shumë i thjeshtë, më vjen mirë që është pëlqyer dhe është kapur thelbi i tij. Idea për këtë bashkëpunim lindi nga miqësitë që kam krijuar dhe e kam pasur më të lehtë të bashkëpunoj me një produksion italian. Klipi është xhiruar në Bergamo dhe ideja ka qenë e regjisorit Andrea Basile.

– Vërtet dy njerëz që janë dashur dikur, nuk mund të mbeten shokë?

– Nëse dy njerëz që janë dashur dikur, mbeten shokë, unë mendoj se ekzistojnë dy arsye për këtë; ose janë ende, ose nuk kanë qenë kurrë të dashuruar!

– Aktualisht, a ka një person me të cilin nuk flet si në klip, por që do të doje t’i thoje diçka?

– Jo. Nuk kam lënë gjëra pa thënë! (Buzëqesh)

– Mund të më thuash një thashethem të fundit që të ka bërë përshtypje?

– Të jem e sinqertë, nuk më bëjnë përshtypje dhe duke qenë kështu, as që e marr mundimin të merrem me to.

– Çfarë ke dashur gjithmonë të bësh apo të kesh?

– Gjithmonë kam menduar të krijoj diçka timen. A ardhmja për mua fillon çdo mëngjes që hap sytë dhe në çdo ditë të jetës, gjej diçka kreative që ka lidhje me profesionin tim.

– Mendimi me të cilin u zgjove këtë mëngjes…

– Faleminderit Zotit edhe për këtë ditë.

– Cila ishte fotoja e fundit që bëre me telefon?

– Është një “selfie” në shtëpinë time. (Qesh)

– Gënjeshtra e fundit që the?

– “Nuk e kam dëgjuar telefonin sepse nuk e kisha me zile”, për një telefonatë që nuk m’u duk e arsyeshme ta hapja telefonin.

– Cila është pyetja që urren t’i përgjigjesh?

– “Sa vjeçe je?” ose: “A ke të dashur?”. (Qesh)

Çfarë bëre për ditëlindjen tënde të fundit?

– Një darkë mes miqsh, mes urimesh të ngrohta dhe prezencës së atyre që i doja pranë dhe që ta bëjnë këtë ditë më të bukur.

– Çfarë të gjallëron?

– Energjia pozitive. Unë i jap shumë rëndësi pozitivitetit te njerëzit.

– Ku ishe para 3 orësh?

– Në një emision televiziv, për të folur për klipin e fundit.

– Bëhesh nervoze para se të dalësh në skenë?

– Aspak! Skena është i vetmi vend në të cilin harroj të gjitha problemet dhe ndihem shumë mirë. Sa herë jam në të, ndiej një emocion të veçantë.

– Çfarë këshillash do t’i jepje dikujt që po mendon t’i hyjë muzikës?

– Mbi të gjitha të ketë talent, të krijojë stilin e vet, të jetë origjinal, si dhe të punojë sa më shumë me veten.

– Ke patur ndonjëherë ndonjë fans të fiksuar që të përndiqte, nga këta që të gjejnë numrin e telefonit dhe të dërgojnë 100 mesazhe në ditë, ndjekin çdo dalje tënden dhe e komentojnë?

– Kam pasur dikur një fans i cili ishte aq i fiksuar saqë ka pasur guximin të vijë edhe te dera e shtëpisë dhe shfaqej kudo që unë shkoja. Ishte i ri në moshë dhe i mirëkuptoja veprimet e tij…

– Si e ke zgjidhur?

– Tani e kam shok të mirë… (Buzëqesh)

– Si i ndan ti në përqindje këngën dhe performancën?

– 50 me 50. Qoftë kënga, qoftë performanca apo luku, apo sjellja në skenë, kanë secila pjesën e vet. Është një miks gjërash që çon në një të tërë dhe nëse të gjithë këta elementë janë në vendin e duhur, nuk mund të kesh veçse sukses.

– Në koncertin e cilit këngëtar nuk do të mungoje kurrsesi?

– Në koncertin e Laura Pauzinit; është këngëtarja ime e preferuar.

– Mashkulli shqiptar më i pashëm, tërheqës?

– Meshkujt shqiptarë janë shumë të bukur dhe ka shumë të tillë, por unë do të veçoja Blerim Destanin dhe Lorik Canën.

– Një miku im ka kohë që më pyet… A është singëll ajo vajzë? Besoj se e meriton një përgjigje…

– Mos ndoshta është i interesuar ky miku juaj për mua?! (Buzëqesh)

– Si e tërheq vëmendjen në një ambient mashkullor?

– Ndodh vetvetiu, ndoshta prej faktit që jam bionde, por nuk bëj kushedi se çfarë në këtë drejtim.

– Çfarë do të bëje nëse e kupton që partneri gërhet?

– E di që ka shumë që mund t’i shqetësojë diçka e tillë, por për mua është diçka normale…

– Cili është grupi yt i gjakut?

– 0 negativ.

– Ke qenë ndonjëherë viktimë e ndonjë aksidenti?

– Jo, fatmirësisht.

– Një këngë që për një arsye ose një tjetër, ka domethënie të veçantë për ty?

– Ka shumë të tilla…

– Për cilën nga punët e shtëpisë nuk ia thua fare?

– Nuk ka punë shtëpie për të cilën nuk ia them! (Qesh) Ia them për të gjitha…

– Çfarë do ta pasojë këngën “Me ty nuk flas?

– Kam dy projekte të reja, dy bashkëpunime, për të cilat po punoj. Para sezonit veror besoj se do të jenë në duart e publikut.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Më duket sikur do të vdes

Next Post

Test Ju tradhton bashkëshorti/ja?

Advertisement