Përbërësit:
800-900 gramë miell që fryhet vetë
250 gramë sheqer pluhur (280, nëse i duam më të ëmbla)
300 gramë gjalpë
150 gramë vaj
2 vezë të mëdha
1/3 filxhan qumësht
2 lugë qumësht i koncentruar (jo me sheqer, si ai që i hidhet kafesë)
1 lugë e vogël esencë vaniljeje
1 e verdhë veze për lyerjen lart
Përgatitja
Rrahim mirë gjalpin me sheqerin, derisa të bëhet një masë kremoze e bardhë. Më pas shtojmë vajin, vezët e qumështin dhe në fund, esencën e vaniljes. Dalëngadalë shtojmë miellin, derisa të bëhet një brumë i butë që nuk ngjit nëpër duar. I japim format që dëshirojmë, i vëmë në një tepsi të lyer me vaj dhe nga sipër i lyejmë me furçë me të verdhën e vezës, të tretur në pak ujë. I pjekim në 165 gradë celcius, derisa të marrin një ngjyrë të artë.