Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Njoftime nga Shqiperia...
Kika: Fatjoni e përjeton mungesën time…
Kek misri me perime

Kika: Fatjoni e përjeton mungesën time…

Pa dyshim, ai ishte personazhi më i veçantë jo vetëm i këtij edicioni të Big Brother. Një personazh që shkaktoi trazira në atë shtëpi, që i ndau njerëzit në ata që donin dhe e urrenin, që nuk gjeti dot një të mesme të artë gjatë të gjitha ditëve të qëndrimit në shtëpi. I akuzuar shumë herë se ka prirje homoseksuale, gjë që ai e mohoi vazhdimisht, Kika vjen në këtë intervistë ai që është; i vështirë për t’iu përgjigjur asaj për të cilën e pyet, i gatshëm të japë përgjigje të përgjithshme, që duket sikur i rrëshqasin pyetjes që i bëhet dhe, në fund të fundit, duke treguar qoftë edhe mes rreshtave, atë që ai është dhe që ju mund ta zbuloni duke e lexuar…

Blerina Çizmja: – Kika, më mirë jashtë apo më mirë brenda shtëpisë?
Kika: – Jashtë shtëpisë ke një jetë të veçantë, ndërsa brenda kam qenë Kika me shou-t e veta, me sjelljet e njëjta, por me karakteristika të ndryshme.
– Në ç’kuptim me karakteristika të ndryshme? Cilat ishin karakteristikat që ke shfaqur aty dhe që nuk të përkasin ty?
– Në jetën e përditshme kam karakter më serioz, për shkak se jam edhe lider i një subjekti politik dhe për shkak të punës që bëj, ndërsa brenda kisha karakteristikat e një personi të veçantë, duke treguar sharm dhe dashuri, të cilat në jetën e përditshme më mungojnë shumë herë.
– Në fakt, më shumë sesa dashuri, aty brenda, duket se ke treguar “thonjtë”. A e mendon kështu tani qe je jashtë?
– Unë s’kam treguar thonjtë, por kam treguar se Kika di të bëhet edhe nervoz. Gjithsesi, loja është lojë, andaj Kika bëri lojë. Përjashtë asaj shtëpie, lum shoqëria që më ka, sepse jam shumë i qetë, me përjashtim të sjelljes me punëtorët e mi kajherë…
– Punëtorëve? Tregohesh i ashpër me ta?
– Jo i ashpër, por punën e dua punë dhe kam dëshirë që gjatë punës, t’i kem të gjithë në nivel, se kështu jam okej.
– Dhe meqë më përmende shoqërinë, ç’të thanë ata për paraqitjen tënde në Big Brother?
– Shoqëria ime më qortoi se pse nuk jam ende atje brenda. Ata më kanë përkrahur shumë, janë njerëzit që më mbështesin në çdo hap.
– Kika, të lutem, konkretisht… Pyetja është: Çfarë të thanë për qëndrimin brenda, si u je dukur?
– Shoqëria ime thonë “Kika është fituesi ynë”. “Kika brenda është dukur karagjoz dhe ka bërë shou”, kështu ka thënë shoqja ime, Ana.
– Po për sjelljen tënde me Albën, çfarë thotë Ana?
– Sjellja ime me Albën të them të drejtën, “ka qenë e pahijshme, por e drejtë”. Këto janë fjalët e Anës dhe të të tjerëve.
– Si duhet të ishe sjellë, realisht? Si mendon sot?
– Duhet t’i sulesha me kundërdebat, por gjithsesi, edhe ajo sjellje që bëra ishte nën kontroll.
– Mendon ta takosh Albën kur të dalësh?
– Me Albën kam përfunduar gjithçka aty brenda, ndërsa personat me të cilët do të vazhdoj komunikimin edhe kur të dalin janë Fatjoni, Fabiani, Zysha, Xhesi dhe Marina. Të tjerët janë të papranueshëm për karakterin tim.
– Kika, kur hyre në shtëpinë e Big Brother, çfarë prisje të gjeje atje?
– Atë që e kam pritur edhe e gjeta, andaj jam shumë okej me lojën… Gjeta karaktere të ndryshme, njerëz me shumë fytyra, por edhe shumë të tjerë me zemër të mirë.
– Ti, çfarë loje kishe vendosur të bëje para se të hyje dhe a bëre pikërisht atë që kishe menduar, apo gjërat ndryshuan gjatë rrugës?
– Unë devijova gjatë rrugës sepse u dashurova dhe loja ime u çorientua. Arsyeja ishte sepse kisha ndjenja të forta brenda…
– U dashurove me kë?
– Marina, bio im është vajza që më çmendi aty brenda, ndjenja ime e veçantë…
– Shumë vetë kanë thënë se pëlqimi yt ndaj Marinës ishte thjesht një taktikë e jotja… Mund të më thuash sot se ishte ndjenjë e vërtetë?
– Askush s’mund të flasë për ndjenjat e mia dhe do të jetë fejesa jonë ajo që do ta vërtetojë këtë që unë po them sot.
– Ti mendon se mund të fejohesh me Marinën, megjithëse ajo nuk shprehu asnjë interes ndaj teje në shtëpi?
– Jo mendoj, por po e zyrtarizoj se kjo verë do përmbyllet me fejesën tonë.
– Më duket se këtë po e thua vetëm për të mbuluar çështje të tjera për të cilat je akuzuar…
– Asnjëherë! Në jetë jam shumë transparent. Në të vërtetë, për çështjen e drejtimit tim seksual, ndaj meje nuk ka akuza; ka vetëm spekullime.
– Pse mendon se po spekullojnë pikërisht me ty?
– Spekullimet erdhën nga njerëzit që menduan se mund të krijojnë karrierë në emrin tim.
– A ke kontaktuar me ish-bashkëshorten tende, në lidhje me intervistën ku ajo të akuzonte se ishe homoseksual?
– Jo, s’kam pse të merrem me të. Intervista me të ka qenë një sajim nga gazeta në fjalë.
¬- Okej, atëhere, le të ndërrojmë temë… Më thuaj, si po i kalon këto ditë? Me çfarë po merresh?
– Këto ditë jam në Pejë, duke dhënë intervista e gjithashtu, duke punuar për garën e madhe “Apartamenti”, që është njëlloj si Big Brother.
– Do të marrësh pjesë edhe aty?
– Jo, këtu do të jem prezantues. Ky është projekti për të cilin po përgatitemi e për të cilin i njoftova edhe fansat e mi në Facebook.
– Kika, çfarë ndryshoi Big Brother në jetën tënde?
– Bigu ndryshoi çdo gjë, karrierën, shancet, shijova çdo gjë të bukur. Tani, se si më flasin në rrugë, në qytet, në punë… Çdokund shihen ndryshimet.
– Të vjen keq që dole para kohe? Po të ishe kthyer pas, do të kishe ndryshuar diçka në lojën tënde?
– Më vjen shumë keq që loja ime ende s’pati filluar. Kika brenda nuk ka dhënë as 10 për qind nga vetja e tij. Kika ka pasur më shumë lojë, inteligjencë e shumë gjana tjera. Ishte loja ime, ka qenë e paraparë si e tillë dhe mbeti lojë.
– Kika, kush do ti që ta fitoje Big Brother sivjet?
– Shpirti im (vëllau) Fatjoni. Ai e meriton fitoren. Është njeri që ka intelekt dhe natyrë bindëse.
– Si të është dukur Fatjoni, këto ditë që e sheh nga jashtë?
– Fatjoni vazhdon të jetë i njëjti, edhe pse e përjeton mungesën time pasi ishte njeriu më i kapur me mua; është shpirti vllaut mooo…
– Mendon se mund te kete ai një histori dashurie me ndonjeren nga vajzat aty brenda?
– E kam thënë shumë herë që Fatjoni mund të ketë fërkime, po asnjëherë lidhje!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Njoftime nga Shqiperia...

Next Post

Kek misri me perime

Advertisement