– Jam një zonjë 49 vjeçe. Para një viti e kam pasur ciklin menstrual dy herë në muaj, kurse tani kam pasur një vonesë prej 3 muajsh dhe kam shqetësime të tilla si: Dhimbje koke, zhurmë në vesh e më vishen sytë. Dua të di, a jam në menopauzë dhe a janë normale këto shqetësime? Cilat janë shenjat e para të menopauzës? A mund të shtyhet ajo? A kanë dalë ilaçe për këtë gjë? Ju faleminderit shumë.
Dr. Elida Tepelena, obstetër-gjinekologe: – E dashur zonjë, mosha juaj, si dhe shqetësimet që paraqisni, tregojnë se jeni në fazën e premenopauzës. Premenopauza është një periudhë që shfaqet shpesh me të tilla shenja, që mund të zgjasë edhe disa vite, që trajtohet me preparate të ndryshme e duke e ndihmuar për të qenë sa më aktive në jetë. Nuk ju rekomanoj ta zgjasni këtë periudhë, por duhet të dini se premenopauza zakonisht nuk është një periudhë e shkurtër. Kur kjo periudhë paraqitet, shqetësimet trajtohen për ta lehtësuar atë.
Advertisement