Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shpjegimi i endrrave tuaja…

Buzë pyllit
– Pashë në ëndërr vajzën që dua, sikur ishte ulur në një tavolinë me koleget e mia dhe nuk më shikonte, por i mbulonte sytë me bishtaleca. Unë mundohesha ta shikoja, nuk mundesha dhe ngjitesha buzë një lumi të mbushur me mbeturina. Rruga më pas më çoi buzë një pylli, ku edhe u futa. Ajo rrugë më solli në oborrin tim të mbushur plot me njerëz, burra, gra dhe fëmijë të moshave të ndryshme. Më doli gjumi më pas; ëndrra u ndërpre. Ju lutem, më thoni, çfarë do të thotë?
– Një ëndërr e tillë e tregon shumë qartë fiksimin që keni për këtë vajzë. Nuk arrini dot ta hiqni nga mendja dhe tashmë, ndjenja që keni për të, ju është bërë obsesion. Edhe ngjitja në pyll e mbeturinat paraqesin mendimet tuaja. Jeni shumë në siklet dhe po e vuani shumë këtë ndjenjë e cila duket se nuk do t’ju realizohet kurrë, ashtu siç do të dëshironit ju. Ndoshta ka ardhur koha ta lini pas të kaluarën, përndryshe këto ëndrra do t’ju ndjekin gjithë jetën dhe ju po humbisni kohën tuaj me një histori që e parealizueshme. Ndaj, kini kujdes, mendoni për veten tuaj. Ju uroj fat!

Isha çarë te barku
– Kam parë në ëndërr sikur isha çarë shumë te barku, pastaj futa dorën brenda tij e nxora një copë të madhe mishi apo dhjami, nuk e di. Më pas, i bashkova pjesët e barkut dhe i vura tutat sipër, që të ndalonte gjaku. Çfarë do të thotë kjo, ju lutem?
– Duhet të bëni shumë kujdes me shëndetin. Ëndrra ju paralajmëron se po e teproni me ushqimin dhe mënyrën tuaj të jetesës. Nëse nuk bëni një regjim ushqimor ose nuk merreni me një aktivitet çfarëdo, fizik apo ushtrime, mund të keni rëndesa si në fizik, ashtu edhe nga ana shpirtërore e psikologjike. Ndaj, kujdes!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Eliza Dushku: O sa mirë me qenë shqiptar! E dua Shqipërinë dhe shqiptarët

Next Post

Njoftime nga Shqiperia

Advertisement