– Jam një zonjë që ndodhem në udhëkryq, jam në një moshë të thyer le të themi 57 vjeçe, por kur thotë ajo shprehja: nuk mban më pilafi ujë. Gjithë jetën kam duruar një burrë pijanec dhe të dhunshëm, dhe tani më është sosur durimi. Dua të kaloj pleqëri të qetë, dhe të ndahem nga ai sepse kurrë nuk ndryshoj. Nuk kam më takat, por më është vënë familja kundra dhe më thonë mos na turpëro në këtë moshë. A e imagjinoni dot një grua në moshen time që rrita dy fëmijë me 100 halle dhe e vetme të dhunohet dhe sot. Kam nejtë për hir të fëmijëve, por nuk mundem dot më. Kam një punë të mirë dhe e di që do dal në pension dhe do mbaj veten. Dy duar për një kokë janë. Por familja më është vënë kundra, dhe nuk po di si të veproj tani?
Advertisement