Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shpjegimi i endrrave tuaja…

Udhëtim në kohë
– Ç’do të thotë të shikosh në ëndërr sikur kthehesh pas në kohë? Shoh shpesh ëndrra të tilla, sikur jam fëmijë ose adoleshent, ndërkohë që unë jam goxha i rritur në moshë. Shikoj sikur shkoj në shkollë si dikur kur isha i vogël, jap provime etj.
– Çdonjëri prej nesh shikon ëndrra të tilla dhe kjo ndodh kur po kalon një periudhë të vështirë në atë moment. Udhëtimi në kohë tregon dëshirën për t’i ikur realitetit të tanishëm e për të shkuar në një kohë ku çdo gjë dukej më e thjeshtë, më e bukur dhe më e lehtë. Ajo çfarë duhet të mbani mend në këto ëndrra, është të kujtoni se në çfarë moshe ktheheni në kohë, të kujtoni nëse ka ndonjë ngjarje apo diçka nga ajo kohë që ka ngelur në nënndërgjegjen tuaj dhe tani ju shfaqet në ëndërr. Ndonjëherë, janë disa detaje të së kaluarës të cilat pavarësisht moshës, vlejnë në të tashmen. Provimet janë problemet që duhet të përballni ose vështirësi që tashmë i keni kaluar.

Babai lakuriq
– Kam parë në ëndërr babain, që në mes e poshtë ishte lakuriq dhe thoja me vete: “Po ky, pse është katandisur kështu, pse rri kështu?”. Babai im nuk jeton më, fatkeqësisht. Ju lutem, më thoni, ç’kuptim ka?
– Ëndrra juaj parashikon që dikush në familje ose vetë ju mund të kaloni ndonjë siklet të vogël shëndetësor. Babai, aq më tepër që nuk jeton më dhe për këtë më vjen shumë keq, ju është shfaqur në ëndërr për të treguar që ju jeni pa qejf nga ana shëndetësore dhe duhet të kujdeseni më shumë për veten. Mund të shkoni te varri i tij dhe ta përkujtoni. Ju uroj shëndet!

Shtëpia prej xhami
– Çfarë do të thotë të shikosh në ëndërr shtëpinë e tezes sikur ishte e ndërtuar e gjitha prej xhami? Çdo gjë brenda shtëpisë ishte prej xhami, çuditërisht. Dhe mobiljet, raftet, dhe kjo më çudiste shumë, dhe i them pse i ke bërë kështu, këto mund të thyen nga momenti në moment. Pres një shpjegim nga ana juaj, faleminderit.
– Shtëpia përfaqëson gjithmonë personin që e shikon një ëndërr të tillë. Ëndrra ju paralajmëron se duhet të jeni më të kujdesshëm në mënyrën se si silleni në jetë, në komunikim dhe gjithçka tjetër e të mos besoni gjithçka që ju ofrohet. Edhe mobiljet brenda janë pjesë e karakterit tuaj, jeni i brishtë dhe këtë e dini edhe ju vetë. Shpesh, kjo brishtësi ju ka çuar në situata të vështira në jetë, ndaj duhet ta merrni situatën në dorë, pra, jetën tuaj dhe brishtësinë ta ktheni në njëfarë force.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

DEPUTETI SIMBOL I HAJDUTIT?!

Next Post

Takimet dashurore në moshën 20 dhe 30 vjeç...

Advertisement