– Doktoreshë Mira, ka gati dy muaj që më djegin sqetullat, por nuk kam as skuqje e asgjë tjetër, thjesht, djegie. Para tre muajsh ndërrova antidjersën dhe e përdora vetëm një muaj. Kam dy muaj që po përdor vetëm pak pudër, por kjo situatë vazhdon dhe më ndodh më tepër kur filloj të djersij. Kam 4 ditë që përdor inicidal se mendova mos është ndonjë formë alergjie. Ju lutem, doktoreshë, çfarë më këshilloni të përdor? Faleminderit. Xhuli,
Dr. Mira Xhixha, alergologe: – E dashur Xhuli, ju falënderoj për letrën. Problemi që keni me sqetullat, djegien, është një shenjë e alergjisë nga përdorimi i lëndëve të kujdesit personal që janë produkte të ndryshme si antidjersë, deodorantë të ndyshëm, pudër etj. Ju thoni që keni dy muaj që nuk e përdorni antidjersën, por ndërkohë, vazhdoni të aplikoni pudrën, e cila mund të jetë ajo që jua shkakton këtë bezdi. Çdo lloj lënde që ne aplikojmë mbi lëkurën tonë, mund të bashkëveprojë me të, duke na shkaktuar lloj-lloj problemesh apo alergjish, edhe në qoftë se kjo lëndë edhe e pastër apo natyrale.
– Ndaj përpara fillimit të medikamenteve, do t’ju rekomandoja të evitoni përdorimin e mëtejshëm të pudrës në sqetulla, pasi besoj që nuk është e dobishme, edhe nëse nuk do të kishit shqetësime. Për më shumë, nëse problemi do të vazhdojë, ju mirëpres për konsultë. Me respekt, doktoresha.
Advertisement