Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

U zbulua shtëpia e vërtetë ku është rritur Jezu Krishti

Në një artikull të revistës “Biblical Archeology”, të mars-prillit 2015, arkeologu Ken Dark i Universitetit të Readingut tregon se mendohet të jetë zbuluar shtëpia ku Jezusi ka kaluar fëmijërinë. Shtëpia në fjalë, që është zbuluar për herë të parë në vitin 1880, ndodhet nën kuvendin e Motrave të Nazaretit, por vetëm në vitin 2006, janë bërë kërkime të vërteta për të. Bëhet fjalë për një shtëpi me kopësht që i përket shekullit të parë të erës sonë, të ndërtuar me gurë. Në sit, arkeologët kanë gjetur edhe varre, një cisternë dhe një kishë bizantine të kohërave më të vona. Vendndodhja e shtëpisë nën manastir është përshkruar si ajo e fëmijërisë së Jezusit nga shumë burime, vazhdon arkeologu. Është e pamundur të afirmohet se bëhet fjalë vërtet për shtëpinë e Jezusit, por ka elementë të tjerë që e favorizojnë këtë hipotezë.
Përpjekje të mëdha janë bërë gjatë shekujve për të ruajtur mbeturinat e shtëpisë dhe për t’i integruar në ndërtimet e mëpasme. Në shekujt e mëpasmë, perandoria bizantine është kujdesur për shtëpinë, e ka zbukuruar me mozaikë dhe ka ngritur mbi të një kishë, për ta mbrojtur. Kisha është braktisur në shekullin VIII dhe është rindërtuar në shekullin XII nga kryqëzatat, para se të kthehej në hi në shekullin e mëpasmë.
Në vitin 1936, prifti Henri Senes, arkitekt i vjetër, ka vizituar sitin dhe ka dokumentuar me saktësi strukturën e tij. Shënimet e tij nuk janë publikuar dhe vetëm motrat e kuvendit kishin njohuri për to. Në vitin 2006, ato kanë dhënë leje për të parë sitin dhe arkivat ekipit të Ken Darkut, që ka lejuar këtë të fundit të vërtetojë evolucionin e sitit. Në të janë gjetur enë prej guri gëlqeror, që tregojnë se aty ka banuar një familje çifute, meqë ky gur konsiderohej si i pastër, nga çifutët e epokës. Priten publikime të tjera të ekipit të drejtuar nga Ken Dark, por duhet të kalojë kohë para se shkencëtarët të analizojnë zbulimet që kanë bërë dhe të gjykojnë besueshmërinë e këtyre përfundimeve.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Shkencëtarët gjejnë formën më të vogël të jetës në Tokë

Next Post

Peshkohet një peshkaqen parahistorik

Advertisement