– Jam një vajzë 16 vjeçe, kam motren time 10 vjeçe dhe jam e shqetësuar për të. Ajo qan shumë, mbyllet në dhomë, në shkollë e çoj me zor. Ne jetojmë me mamin dhe njerkun, sepse është martuar për së dyti herë, sepse babai na ka braktisur për një tjetër. Kemi kaluar një jetë të vështirë. Por se di pse jam bërë me fiksime mos njerku ma ka ngacmuar motren. Një herë i them njerkut se mos vallë ma ke ngacmuar motren, dhe ai ma futi shpullë. Ai nuk është i dhunshëm, dhe kjo shpulla e tij më tronditi, dhe i thashë do ti them mamit. Më tha nëse i thua mamit tënd, unë do të iki nga shtëpia, dhe është mami juaj ajo që do ta vuaj, si mund të më akuzosh për gjëra të tilla. Nuk di si të veproj a ta hap këtë temë me mamin, sepse kam hallin e motrës, ajo nuk flet, si të veproj?
Advertisement