Ty të pëlqen të arrish deri tek akti ngadalë, me atmosferën e duhur, dritat e mpakura, lojërat paraprake që bëhen më të fuqishme dhe sensuale, ndërsa ai ngjan më shumë si një atlet olimpik: Drejt e në thela, pa u vonuar rrugës! Nëse një gjë e ngjashme të ndodh edhe ty, mos u alarmo, është diçka krejt normale. “Seksi i ngadaltë është më i vlerësuar nga gratë, kurse burrat, instiktivisht, janë më të prirur drejt një akti të shpejtë, kur momenti thelbësor është penetrimi dhe e kanë të vështirë t‘i bien rrotull e rrotull”, thonë specialistët. Është e vështirë, por jo e pamundur t’ia arrish që ai të ndërrojë qëndrim…
Përparësi edhe për të
Ritmi i ngadaltë nuk shton vetëm kënaqësinë tënde. Nëse i kushton vëmendje momentit të seksualitetit, duke i shijuar të gjitha nuancat e tij, sidomos në kuadrin e një marrëdhënieje të qëndrueshme, shton afërsinë e çiftit dhe seksi kthehet në një moment shkëmbimi dhe mirëkuptimi mes partnerëve. Në marrëdhëniet e rastësishme, megjithëse mashkulli ka tendencë ta konsumojë aktin në mënyrë më të fuqishme, por të shpejtë, ngadalësimi i ritmit kontribuon në uljen e ankthit, pra, edhe në performancën e tij. Në të dyja rastet, kënaqësia e burrit nuk pëson ndryshime, por ajo ndryshon nga pikëvështrimi cilësor. Duke parë që partnerja shijon një kënaqësi më të fuqishme, mund të stimulojë më shumë edhe orgazmën e tij.
Gënjeje… me ëmbëlsi
Përkujdesja për skenografinë e marrëdhënies është diçka që në shumicën e rasteve, u pëlqen vetëm grave. Kjo nuk të pengon ta ndriçosh dhomën me qirinj aromatikë, ose të përgatitësh meze afrodiziake, por nëse do të bësh gjënë e duhur, mëso të përdorësh truke më… pikante. Mundohu të shfrytëzosh fantazitë e tij, duke i transformuar propozimet e tua romantike në ide që, në sytë e tij, të duken diçka e egër dhe që thyen tabutë. Një shembull praktik: Në vend që ta mbushësh vaskën plot me shkumë, futu në banjo ndërsa ai është duke bërë dush…
Përqendrohu te prekja
Në seks, shqisa thelbësore për burrat është pamja. Nëse pakëson dritën, do të detyrohet të përqendrohet edhe në shqisat e tjera. Edhe në këtë rast, e rëndësishme është që ai t’i përjetojë këto ndjesi si eksituese. Në divan, ulu pas tij dhe fillo t’i masazhosh kurrizin, duke arritur deri te krahët dhe duke zbritur deri te legeni.
Një striptiz vetëm për ty
Është një situatë klasike: Ti investon kohë (dhe para) për të blerë një palë të brendshmesh të shtrenjta, të cilave ai as nuk ua hedh sytë, sepse e ka mendjen të të zhveshë sa më shpejt të mundet. Truku është që ta menaxhosh ti kohën që i duhet dedikuar kësaj pjese të lojërave paraprake. Këtë mund t’ia arrish duke bërë përsëri diçka klasike: Striptizën. Të takon ty të vendosësh për sa kohë do të qëndrosh e veshur, kur do ta lejosh të të afrohet dhe kur do të ndalosh lohën, për të kaluar në momente me të nxehta.
Ndërro pozicion
Zgjidh pozicione ku je ti ajo që drejton raportin. Nëse je sipër tij, do ta kesh më të lehtë të ngadalësosh ritmin. Provo t’ia vësh duart në bel dhe pastaj udhëhiqe ngadalë sipas ritmeve të tua. Një tjetër pozicion i dobishëm është ai anash, ku penetrimi nuk është shumë i thellë (pra, ngadalëson kohën e arritjes së orgazmës së tij). Ose ule në një karrige dhe ulu sipër tij. Edhe kjo është një situatë që të lejon të drejtosh lëvizjet. Prej tij do të perceptohet si shumë e nxehtë, pra, edhe shumë më eksituese.
Tani, ndalo!
Nëse je ti që “udhëheq vallen”, do të kesh në përparësi tjetër, mund të ndalosh kur të duash! Ndërprit penetrimin, pa humbur kontaktin. Hiqe vëmendjen nga akti seksual dhe “hutoje” duke eksploruar ngadalë zonat e tij erogjene. Evito organet gjenitale. Për shembull, te burri, shpina dhe qafa janë zona shumë të ndjeshme. Eksploro trupin e tij me gjuhë, fshike me majat e gishtërinjve përgjatë shpinës, ose në gjoks: Pak nga pak do të mësojë të të ndjekë dhe të bëjë të njëjtën gjë.