Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shota Baraliu: Kam ndryshuar… të tjerat më ndjekin

Ajo është nga ato artiste që kur vijnë në ekran, dinë ta gozhdojnë publikun para tij; është këngëtare dhe aktore, por këtë herë ka zgjedhur të guxojë me një zhanër teatri që asnjë artiste shqiptare nuk e ka bërë më parë, me një “stand-up comedy”. Shota, njihet për veçantinë e saj në paraqitje, por duket se me kalimin e kohës, edhe Shota ka ndryshuar… Se çfarë ka ndryshuar, atë do ta mësoni vetën nëse lexoni intervistën që Shota na e mundësoi pa asnjë hezitimi!

Fabjola Kuburi: – Shotë, duke qenë se intervistën po e realizojmë online, desha të di, çfarë je duke bërë në këto momente?
Shota Baraliu: – Të them të drejtën, për momentin, jam vetëm, para laptopit dhe po i kthej përgjigjet me qejf. Jashtë është ftohtë, kurse unë nën batanije… bukuri! (Buzëqesh)
– Çfarë kënge ke në mendje tani?
– Këngën e Ermalit dhe Kaosit, që po e dëgjoja para pak çastesh, “Kcejna mbi tavolina” dhe isha duke i bërë atmosferë vetes.
– Shota, rikthehesh pas kaq kohësh për publikun jo me këngë, por duke vënë në skenë një “stand-up comedy”. Çfarë mund të na thuash për këtë?
– U bë një kohë e gjatë që publiku nuk më ka parë në skenë dhe vendosa që më në fund të bëj një “stand up comedy”, sepse duke qenë edhe aktore, e pashë të arsyeshme të vij me diçka më ndryshe. Duke pasur parasysh që deri tani asnjë aktore nuk ka marrë guxim ta bëjë diçka të tillë, mendova: “Pse mos jem unë?!”. Po përgatis një komedi të plotë dhe po punoj që shumë shpejt, ta vë në skenë.
– Je aktorja e parë shqiptare që del me një zhanër të tillë në teatër. Si ndihesh, e privilegjuar apo e guximshme?
– Publiku është mësuar ta shohë Shotën me gjëra ndryshe, interesante. Mund ta quaj veten femër të guximshme ose të paku, ashtu më duket se jam. (Buzëqesh)
– Dallohesh për paraqitjen origjinale. Është e lehtë apo e vështirë të jesh Shota Baraliu?
– Nuk është aspak e lehtë të jesh më e veçantë nga të tjerët, je gjithmonë e paragjykuar në fillim, të shohin me një sy tjetër, po me kalimin e kohës, fillojnë t’i bëjnë gjërat si unë sepse s’kanë guxim të jenë të parat. Kjo është Shota Baraliu!
– Kohët e fundit ke filluar të shfaqesh rrallë në ekran. Pse? Ke frikë nga konsumimi i imazhit?
– Jo, nuk kam frikë nga ekspozimi i tepërt në televizion, se nuk i kam bezdisur njerëzit duke më parë 24 orë aty, kam dalë gjithmonë kur kam pasur diçka të re për të sjellë për publikun, jo kot. Prandaj edhe zgjedh momentin e duhur për t’u shfaqur.
– Kur do të të shohim sërish duke kënduar?
– Pas një pauze të gjatë që kam bërë në muzikë, mendoj të kthehem, sigurisht, me diçka interesante dhe artistike, siç është mësuar publiku të më shikojë.
– Një ngjarje e këndshme e së kaluarës, që e sjell gjithnjë ndërmend me gëzim…
– Shumë gjëra interesante më vijnë ndërmend, por më shumë kujtoj shakatë dhe gallatat që kam bërë me shoqërinë. Ato më bëjnë gjithmonë për të qeshur dhe të ndihem mirë.
– Je më shumë një mikeshë apo një partnere e mirë?
– Shumë më quajnë supermikeshë, por mundohem të jem dhe superpartnere.
– Me planin e dashurisë, si po shkon?
– Dashuria ka qenë gjithmonë në rregull me mua. (Qesh)
– Kush e ka “fajin” nëse dikush bie në dashuri?
– Fajin e kanë të dy. (Qesh) Nëse dikush bie në dashuri, s’mund ta quaj faj, por ndjenjën më të mirë në botë.
– Çfarë do të kishe dëshirë të bëje në një ditë si kjo e sotmja?
– Nga mëngjesi po bëja punë të vogla, që të lodhin shumë dhe do doja të isha tani diku me qetësi absolute, në një vend relaksues dhe me një gotë verë përpara.
– Çfarë të bën të ndihesh mirë?
– Kur më shkojnë gjërat mirë, ndihem mirë. Kur ndihmoj dikë, ndihem mirë, domethënë, kur s’kam ankesa për asgjë, atëherë ndihem më së miri.
– Çfarë mund të ta prishë humorin?
– Edhe një fjalë e vogël, sepse jam tip shumë i ndjeshëm, lëndohem shpejt. Kur dikush më thotë diçka që nuk e pres prej tij, më prishet jo vetëm dita, por e gjithë java.
– Çfarë mendon për femrat e mbuluara? Ti, do të mbuloheshe një ditë?
– S’di çfarë të them për femrat e mbuluara; e respektoj veshjen dhe dëshirën e tyre. Për vete nuk besoj se mund të mbulohem një ditë, por jetës nuk i dihet, mund edhe të ndryshojnë gjërat.
– Cila është ajo marrëveshje, ta quajmë të tillë, që ti ke firmosur dhe që ka pasur një rëndësi të veçantë për ty?
– Çdo marrëveshje apo kontratë e një filmi, shfaqjeje, seriali apo festivali ka qenë kontratë me vlerë për mua dhe për këtë arsye, e kam nënshkruar.
– Më duket se me festivalet i ke dhënë fund…
– Sinqerisht, s’di çfarë të them, sepse për momentin nuk besoj të jem pjesëmarrëse në ndonjë prej tyre, por nëse do të kem diçka të mirë, nuk e përjashtoj mundësinë për të marrë pjesë.
– Të ka interesuar ndonjëherë depërtimi në tregun europian apo nuk e ke parë të nevojshme, për sa kohë suksesi këtu është i garantuar?
– Çdo artist ka ambicie jashtë kufijve, por më shumë si aktore i dua arritjet jashtë kufijve, pasi edhe kam marrë pjesë në audicione të ndryshme nga regjisorë të huaj që kanë ardhur në Kosovë.
– Gjërat që sa herë i sjell ndërmend, të ngjallin nostalgji…
– Gjithmonë kujtoj çastet e mira në jetë dhe kam mjaft nostalgji. Ndonjëherë edhe mërzitem, se si ecën jeta kaq shpejt dhe asgjë nuk është e përhershme, por gjithmonë kam mendime pozitive për të ardhmen. Kam shumë vullnet për jetën dhe gjithmonë i mendoj mirë e më mirë gjërat që do të bëhen.
– Çfarë ka ndryshuar te Shota, me kalimin e viteve?
– Ka shumë gjëra që me kalimin e kohës i kam ndryshuar. Për shembull, jam bërë më e ndjeshme, disa gjëra i marr më seriozisht në jetë, nuk dal, kam ndryshuar pak stilin e jetës dhe të veshjes. (Buzëqesh) Kam mjaft dëshira që duhet t’i realizoj, si për shembull, mendoj të kem shumë shpejt një biznes timin. Ja, kështu ka ndryshuar Shota!
– Tipari kryesor i karakterit tënd…
– Buzëqeshja, nuk mungon kurrë tek unë. Mundohem të shpërndaj energji pozitive te njerëzit që më rrethojnë. Mbaj premtimet me çdo kusht dhe jam goxha ambicioze.
– Po ai, për të cilin je më pak krenare?
– Jam shumë krenare me veten. Do të doja të mos isha kaq e mirë me njerëzit, por s’mund të sillem keq me askënd.
– Bën bilance, në fund të ditës?
– Ka raste kur i balancoj gjërat në fund të ditës, ka raste kur nuk dua të mendoj për asgjë, por vetëm të rri e të pushoj.
– Cilat janë fjalët që do të doje të dëgjoje prej të tjerëve?
– Dua që të gjithë njerëzit që më rrethojnë, të kenë mendim pozitiv për mua dhe mendoj se e kanë këtë mendim. Fjalët pozitive janë muzikë për veshët e mi. (Buzëqesh)
– Në cilën periudhë kohore do të doje të kishe jetuar?
– Jam e lumtur që jetoj në këtë kohë, kur kemi liri të shprehjes, kur s’na pengon askush të bëjmë ato gjëra që duam t’i bëjmë, kur ka njerëz që na kuptojnë dhe na përkrahin. Periudha më e mirë për të jetuar njerëzit si puna ime, është kjo që po jetojmë tani. (Qesh)
– A ka ndonjë talent që do të doje të kishe, por nuk e ke?
– Nuk jam perfekte në asgjë, por jam mjaftueshëm mirë në këto talente që më ka dhuruar Zoti, nuk jam keq në këto që bëj.
– Të pëlqejnë ndryshimet apo u trembesh atyre?
– Më pëlqejnë ndryshimet, madje shumë, nuk i trembem asgjëje.
– Cilat janë planet që presin të marrin jetë në aspektin personal dhe profesional?
– Në aspektin profesional, po pres të realizoj këtë “stand up comedy” dhe më pas besoj që shumë shpejt do jem edhe aktore e Teatrit Kombëtar, domethënë, pjesë e stafit të artistëve që janë përherë aty. Kam në mendje shumë projekte të tjera që shpresoj t’i realizoj. Në aspektin personal, shpresoj që këtë vit të ketë ndonjë ndryshim që t’ia vlejë ta them. Deri atëherë, ju përqafoj të gjithëve. Me dashuri, Shota Baraliu.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

10 gjëra për të mos u harruar, kur njihni një djalë

Next Post

“Lashë burrin që ma dha me zor babai”

Advertisement