Vetëm ty të dua, me dashuri dhe sinqeritet sonte do të shkruaj këtë letër për ty, ty që zemrën ma rrëmbeve, ty që ma ndryshove jetën time, ty që të dua dhe do të dua për tërë jetën. Ndoshta me këto fjalë nuk dot mjafton që të tregoj se të dua, edhe pse për ty po vuaj aq shumë, saqë edhe letra është duke u lagur nga lotët e mi, dhe shpresoj që një dit të vish dhe t’m’i fshish ti këta lot që rjedhin vetëm e vetëm për ty. Edhe sa duhet të pres që ti t’ma falësh dashurin tënde, pa të cilën nuk mund të jetoj, edhe sa duhet të pres që ti t’më thuash të dua, jeta është e vështirë, por edhe e bukur, por sikur të jesh ti pranë meje, ajo do të ishte si një pallat dashurie, në të cilin dot jetonim vetëm ne të dy, si dy lule të posaçelura, si dy zogj duke fluturuar, si dy dashnorë të vërtetë, unë jetoj vetëm për ty dhe nuk dua që të shoh me tjetrin. Zemër, vetëm ty të dua, po ti a më do? Sot je shumë larg meje.
Advertisement