Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Urime…

Nga unë, Flamur Bërdëllima, urime për ju:
– Nuk u habita se ta njoh zemrën, e nderuar Fitnete Sula. Bashkë me Kadri Morinën dhe kolegët e tyre, dhuruat secili nga 10 mijë dollarë për përmbytjen. Mbeç kaq fisnike, e dashur Fitnete! Urime!
– Të uroj fort ty, i respektuari Enver Ferizaj për kontributin që jep KASh-i, në zhvillimin e bujqësisë shqiptare. Po, mua më tërheq fort edhe gazeta “Agro Biznesi”. Për nder, shumë cilësore. Të uroj suksese ty dhe stafit, i dashur Enver! Të fala edhe vëllait që e dua fort! Urime.
– E kam thënë edhe më parë: Detajet më të bukura gazetareske, përjetimin e emocioneve të thella, i kam mundësuar jashtë Tirane: Kështu, sot urimi për këtë javë, je ti, e nderuara Enkela Zusi, drejtore e fabrikës së përpunimit të peshkut “Inkus”, në Lezhë. Ti, nënë e tre fëmijëve, bashkëshortja e mikut tim Alban Zusi, kishe mbaruar… dy fakultete “bombë”: Matematikën dhe Ekonomikun. U mrekullova! Pa le mjediset e fabrikes dhe ato 100 gra e vajza, si yje, që paketojnë peshk për Itali. Ç’të them? Po them se këtë gazetarin plak, e mrekullove. Puthi fort fëmijët e Albanin dhe lumturi për të gjithë punonjësit e fabrikës!
– Libri yt “Vjosa dhe deti”, më ngrohu shumë, i dashur Fejzi Duraj. Sidomos poezia për Sizifin, ku unë, sikur pashë jetën time… Të shkruash poezi në moshen 65-70 vjeç, kjo është ç‘është. Të uroj ty dhe gruan që ju takoj aq shpesh andej nga Liqeni i Tiranës, ku bëni fizkulturë. Urime nga zemra!
– …dhe pas transferimit të Lorelës, së bukur, aty, te dyqani i AMC-së, ku mbush kartat, më paska ardhur një vajzë, që të kujton stinën e blerimit. Dhe vërtet, Pranvera quhet. Lus Zotin që atë mirësjelljen e jashtme, ta kesh të buruar nga shpirti dhe edukata familjare. Të uroj gjithë të mirat, unë klienti i rregullt ty dhe policit që më pyet për karamelet, të cilat, unë nuk i harroj, për këdo që takoj!
– Ti i dashur Ilir Spahiu, ndërsa më flet për të qëndruarit me këmbë në tokë dhe shpirtin praktik, je ndërkohë, një romantik i pandreqshëm. Me zemrën e madhe, i çiltër, i fortë, siç të kam njohur qëkur vija në lagjen tënde dhe i bija telefonit për Anidën, që më pas e kemi shoqe të ngushtë. Të falenderoj për komplimentet që më bëre, si basketbollist, që kam qenë. Puthi fort fëmijët. I kam folur edhe mbesës tënde dhe dobësisë time, Erisa Xhixhos për ty. Të përqafoj, mik i vjetër!
– Të pashë me ato tutat sportive, Hygerta dhe ndjeva se sporti të ka hyrë në gjak. Fakti që e drejton aq bukur “Rubrikën sportive” në TVSH, do të thotë se mite nuk ka. Të pazëvendësueshëm nuk ka! Të uroj të jesh edhe një nënë po aq e mirë, se ç‘je gazetare dhe ish-Miss, Hygerta Sako.
– Të uroj fort, ty, i dashur deputeti Mark Frroku, për suksese edhe në drejtimin e ekipit “Terbuni”, të Pukës. Të atij qyteti njerëzish të mrekullueshëm, në fshatrat e të cilit (Gojan dhe Tuç) kam punuar si arsimtar. Uroj që edhe telefonin ta ngresh, kur në ekran del numri 0692102637. Të përqafoj fort.
– I dashur profesor Dhori Kule! Si rektor i Universitetit të Tiranës, të uroj fort për marrëveshjen me Universitetin kinez të Tanxhinit. Kina është Kina! Të uroj fort për vizionet që ke, ty dhe stafin. Veçmas, atë të Ekonomikut!
– I dashur Mustafa Taçi! Të uroj të mos sëmuresh asnjëherë, ti njeri afro 80 vjeçar me trupin si fidan pylli! Uroj Rezartin për Akademinë e shokut. Uroj Anilen, për vizionet që ka. E ndjek fort AS-në. Të përqafoj, mik i mrekullueshëm.
– Atë ditë që kisha datëlindjen (14/01/2015) nëna jote, Mira (e ftuara ime) tentoi që të flisnim bashkë, po për atë Zot, isha shumë i hallakatur, që të dilte sa më mirë banketi. Gjithsesi dihet që ti je dobësia ime. E pashë edhe intervisten tek “Intervista”. Të uroj dhe përqafoj fort. Puthe Arborin dhe Vinin!
– Përjashtimisht Enio Civicit dhe ndonjë tjetri, trajtimi i problemeve ekonomike dhe socio-ekonomike, është bërë domen i gazetarëve. “Portofoli” yt, është gjithnjë i hapur për ide dhe njerëz të rinj. Të uroj fort mikja ime Teuta Shanku. Gjithnjë, suksese!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Plagë dashurie...

Next Post

Argjentina Ramosaj në pritje të një djali

Advertisement