Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kur vajzat e skenës heqin rrobat: Vildane Zeneli

vildane2 vildaneKur vajzat e skenës heqin rrobat: Vildane Zeneli

(Ky shkrim këshillohet të lexohet nën tingujt e “You can leave your hat on” http://www.youtube.com/watch?v=jbqpG5fYai4)

 Diku është gjoksi, diku është fundshpina, diku një pamje e plotë e nudos ku gjethen e Evës, e zëvendëson një trëndafil. Ndonjëherë janë reale, shpesh ka meritë bisturia e diku tjetër photoshopi, por në çdo rast, kjo mban gjithmonë të njëjtin emër: Lakuriqësi, që edhe pse artistike, huton, shokon e në një vend si Shqipëria, jo rrallë, edhe skandalizon. Dëshirë për famë, për para apo thjesht për të mbetur në qendër të vëmendjes?! Jua lëmë juve ta gjykoni, por duket se në secilin rast, vajzat ia kanë dalë të marrin çfarë duan, për sa kohë mbeten ende emrat më të lakuar të skenës, duke rivalizuar ndjeshëm edhe “kolegen” e tyre ndërkombëtare, Kim Kardashian. E ndërsa këto “nimfa” të skenës e kanë “thyer tashmë akullin”, ne po përpiqemi të paramendojmë se cila do të jetë nudoja e radhës…

Advertisement

 Vildane Zeneli

Paraqitja në klipin e këngës “Next” me Flori Mumajesin, ishte edhe prezantimi i parë i saj me publikun shqiptar. I pari ku ajo tregoi format e saj në disa skena intime, për të vijuar më pas me foto ku modelja shqiptare shfaqej gjithnjë e me më pak rroba në trup, për ta mbyllur me këtë shërbim të fundit fotografik, ku duket qartë se rrobat nuk janë shpikur për të. Në të vërtetë, këto janë ndër fotot më të guximshme që janë bërë ndonjëherë nga ndonjë vajzë shqiptare. Një tregues është edhe fakti që fotografi Rafael Maxuko, ka vendosur “on the top” të gjithë albumit të tij, të kalendarit 2012 si dhe të punëve të tij më të mira në vite, pikërisht vithet e Vildane Zenelit.

(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Naomi Campbell zihet për flokësh me modelen Cara Delevinge për shalët e Rihannës në javën e modës Paris.

Next Post

Njoftime nga Italia

Advertisement