Këngëtarja bionde bukuroshe Leonora Jakupi, vetëm para pak ditësh ka patur ditëlindjen. Ajo ka zgjedhur që të festojë një ditëlindje romantike, me një udhëtim romantik në qytetin e dashurisë, Paris, një darkë intime në dritën e qirinjve, me trëndafila të kuq në formë zemre dhe një mbrëmje në teatrin e famshëm Moulin Rouge. Të gjitha këto që përmendëm kanë qenë disa nga dhuratat e shumta që Leonora ka marrë për ditëlindjen e saj të 36-të. Por cili ka qenë personi që e ka shoqëruar? Për këtë këngëtarja nuk jep detaje, madje ka preferuar të shfaqet e vetme edhe nëpër fotot që ka publikuar, por nuk e ka fshehur aspak se pjesa më e bukur e mbrëmjes ka qenë një koncert në Moulin Rouge, të cilin e ka shijuar nga platea VIP. E, më pas, si për të mbyllur festën, ka shijuar edhe një darkë në po të njëjtin vend…
(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)