Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Yllka Qevani: Miqtë i kanë shtuar pretendimet...
Teuta Selimi: Kujt i duket vetja e bukur, të shkojë në garë bukurie!
Amos Muji Zaharia: Kupën e meritonte Evi!

Teuta Selimi: Kujt i duket vetja e bukur, të shkojë në garë bukurie!

Nuk vjen shpesh me klipe apo këngë, por kur sjell një produkt të ri, nuk ka si të mos bëhet hit! “Pa ndjenja” është kënga e saj me Etnon, e cila është kthyer në kolonën zanore të publikut kudo ku e ka dëgjuar dhe parë këtë klip. Pak ditë pas publikimit të kësaj videoje, Teuta sjell një tjetër baladë, “S’bëhesh dot burrë” e cila duket se do të ketë të njëjtin sukses…

Fabjola Kuburi: – Teuta, e nise me “Pa ndjenja” dhe e vazhdove me “S’bëhesh dot burrë”. Ç’janë këta tituj?
Teuta Selimi: – Nuk është diçka personale, nëse po nënkuptoni këtë. Tekstet nuk i kam shkruar unë dhe më kanë pëlqyer temat, për të vetmen arsye se janë fenomene që ndodhin rëndom në jetën e shumë njerëzve.
– Pse “Pa ndjenja”?!
– Ah, këtë pyetje bëja Gencit, ai e di pse pa ndjenja, duke qenë se e ka bërë ai tekstin. (Buzëqesh)
– Çfarë shijeje kanë gjërat pa ndjenja?
– Shije neutrale, pa kuptim.
– Ti dhe Etnon, si u gjetët?
– Në fakt, ne njihemi prej kohësh, por të them të vërtetën, ka qenë ideja e Gencit dhe e Milotit që të bëjmë një këngë bashkë dhe ja rezultati, po e shikoni dhe shijoni edhe ju vetë.
– Më the se temat e këngëve të tua janë shumë aktuale. Sa aktuale është tema e pandjeshmërisë dhe materializimit të ndjenjave?
– Sot, ka pandjeshmëri ndaj të drejtave të njeriut, ndaj njeriut si qenie, ka vrasje, ka krim të organizuar, ka dashuri pa ndjenja, kështu që ne shqiptarët si komb, duhet ta mendojmë mirë këtë fenomen dhe ta rishqyrtojmë drejtimin që na ka marrë dhe kemi marrë, të mundohemi të kemi më shumë ndjenja njerëzore.
– Kjo këngë është pritur aq mirë nga publiku, sa është bërë hit zemrash. E kishit menduar?
– Të jem e sinqertë, edhe unë, edhe djemtë e Etnon, e kemi pritur suksesin e kësaj kënge dhe e dinim që do pëlqehej. Më vjen mirë që parashikimet tona dolën ashtu siç e kishim menduar, madje pak më shumë.
– Na i përshkruaj Etnon me tre fjalë?
– Janë talentë të veçantë, punëtorë dhe djem shumë të mirë.
– Kënga “S’bëhesh dot burrë”, a do ketë të njëjtin sukses si “Pa ndjenja”?
– Shpresoj që po dhe, sipas parashikimeve, ashtu po duket.
– Kur do të të kemi në ndonjë koncert këtu në Shqipëri?
– Kam kënduar shpesh në Shqipëri, gati çdo vit dhe këtë herë për festën e të dashuruarve, në 14 shkurt, do jem në një nga klubet më të bukura dhe më të frekuentuara në Tiranë, në “Amsterdam Club”. Aty mund të takohemi me publikun tim që më ka ndjekur prej vitesh. Ju pres atje.
– Sa vjen e po perfeksionohesh, si në muzikë, ashtu edhe në personalitet e fizik. Si i bashkërendon të gjitha këto?
– Faleminderit për komplimentet, por besoj se përsa i përket muzikës, kjo ka të bëjë me përvojën aq të gjatë në këtë profesion. Të tjerave, thjesht, u kushtoj rëndësi.
– Shumë kolegë e kanë kthyer këngën në biznes. Shumicës prej tyre u mungon zëri, u mungojnë aftësitë interpretative…
– Secili e zgjedh ashtu siç do, mënyrën e tij të të krijuarit dhe rrugën e tij. Unë jam munduar që të bashkërendoj talentin me punën e madhe që i kushtoj, për ta përmirësuar këtë talent.
– Cila mendon se është vlera jote kryesore?
– Mendoj se duhet të pyesni të tjerët që ta tregojnë me siguri këtë gjë, sepse po e thashë unë, i bie të mburrem, apo jo?! (Buzëqesh)
– A ka rregulla për të arritur synime në jetë?
– Nuk e di me siguri. Ndoshta janë disa rregulla që duhen ndjekur, por çdo njeri i modifikon në mënyrën e vet.
– Cila është kënga që ti e dashuron me shpirt?
– “One moment in time” nga Uitni Juston.
– A të është dashur të sakrifikosh për diçka në karrierën tende? Nëse po, për çfarë?
– Sigurisht që ka pasur sakrifica, por në fund, gjithmonë, ia kam dalë mbanë.
– Një këngëtare duhet me patjetër të jetë e bukur, që të jetë e suksesshme?
– Më me rëndësi është të këndosh mirë, por nëse dukesh bukur, është edhe më mirë.
– Sa e varur je nga moda?
– Goxha! Më pëlqen të vishem sipas trendeve të fundit, më pëlqen të blej shumë.
– Një kompliment që të ka mbetur në mendje?
– Zakonisht, komplimentet që marr nga fansat janë të tipit “je këngëtarja më e mirë”. Më pëlqejnë…
– Në skenë dukesh mjaft elegante dhe seksi. Kështu je edhe në jetë?
– Pak a shumë, po.
– A di zemra jote të falë, por në të njëjtën kohë, edhe mos e bëjë një gjë të tillë?
– Ka mundësi që të mund të fal, por edhe të mos fal, varet nëse situata apo ngjarja është e falshme, apo jo!
– A ndihesh e rrezikuar nga konkurrenca, apo për ty, nuk ka konkurrencë?
– Nuk ndihem e rrezikuar sepse kam themel të fortë dhe të krijuar për së mbari, po edhe e bukur jam, kështu që secili ka diçka për të thënë apo ndryshe, për secilin ka vend për t’u shprehur artistikisht. Kujt i duket vetja shumë e bukur e që nuk di të këndojë, mund të marrë pjesë në ndonjë garë bukurie.
– Ku gjendet, aktualisht Teuta Selimi?
– Mes Prishtinës dhe mes botës. (Buzëqesh)
– Çfarë duhet të presim në të ardhmen nga Teuta?
– Së shpejti, do të prezantoj dhe lançoj këngën time të re, të cilën dua ta promovoj në Prishtinë, ku ju ftoj me kënaqësi, duke ju falënderuar për mundësinë që më dhatë nëpërmjet gazetës suaj për të komunikuar me adhuruesit e mi kudo ku lexohet kjo gazetë. Ju përshëndes dhe uroj sa më shumë dashuri e ndjenja për njëri-tjetrin.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Yllka Qevani: Miqtë i kanë shtuar pretendimet...

Next Post

Amos Muji Zaharia: Kupën e meritonte Evi!

Advertisement