Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Vajzat kerkojne djem…

Jam një zonjë e divorcuar 46 vjeçe kërkoj një zotëri për martesë deri në moshën 58 vjeçe të jetë dhe nga Maqedonia nuk ka problem. Cel. 066549n016.
Jam Klementina 39 vjeçe, e ndjej mungesën e një mashkulli me të gjitha cilësitë e mira se ashtu i kam dhe vetë. Jam nga Sh. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.
Jam një femër e kompletuar në të gjitha drejtimet, ngarkesa e punës smë ka lejuar të gjej shpirtin e jetës ndaj thashë po e provoj një herë këtu. Mosha e mashkullit duhet të jetë nga 36-44 vjeç. Të interesuarit të më kthejnë përgjigje. Faleminderit.
Jam 38 vjeçe do të doja të njihja një djalë të rregullt, serioz dhe familjar. Kam përfunduar studimet e larta, jam e punësuar. Nëse dëshironi të më njihni më tepër më shkruani në këtë adresë emaili: eniada76@gmail.com.
Përshëndetje! Jam Stelina me banim në Tirane dhe origjine nga Jugu, shume e rregullt dhe e kompletuar në çdo drejtim. Jam e interesuar vetëm per një lidhje serioze me nje person që të jetë: simpatik, me trup të rregullt, i pamartuar, me arsim të lartë, i sinqertë, korrekt, familjar, larg duhanit, alkolit dhe bixhozit, mosha 46-51 vjec. I interesuari te lere numer telefoni vetem ne gazete. Faleminderit!
Përshëndetje, jam nje vajze nga qyteti i Shkodres me moshe 35 vjece, me familje qytetare me tradita, e besimit mysliman, e arsimuar, me paraqitje mjaft te mire, jo fort e gjate, por elegante, beqare, mjaft e edukuar e me kulture. Jam ne kerkim te njeriut te jetës vetem per qellime serioze martese ndonje person qe eshte nga Tirana dhe jeton brenda ne qytet, me shtepine e vet personale, me moshe 34-39 vjec, beqar, me paraqitje te mire dhe tip sportiv, me gjatesi dhe të jete i besimit mysliman, me mundesi mjaft te mira ekonomike dhe larg cdo vesi te keq, i arsimuar, vizionar dhe konteporan, por qe kerkon vertet te krijoje familje, qe jane me karakter dhe besnik, te perkushtuar dhe njerezor. Gjithashtu jam e interesuar edhe per persona qe jetojne ne France, kryesisht ne Paris, te jene qytetar dhe qe kane ndertuar nje jete te mire atje, pasi vete jam frankofone, por edhe ato qe jetojne ne USA. Ato qe jane te interesuar sipas kerkesave te parashtruara me lart mund te kontaktojne vetem nepermjet adreses se email tim ne redaksi jo me nr. tel. Ato që nuk i plotësojnë kërkesat dhe janë njerëz pa dinjitet mos të mundohen kot. Lë adresë emaili interneti në redaksi.
I përgjigjem djalit 37 vjeç që rrin në Greqi, dhe është zhgënjyer nga jeta. I them të më lërë një numër telefoni të tijin për komunikim.
Përshëndetje. Jam nje zonje nga një fshati i Vlores. Dua të njoh një zotëri nga mosha 55-56 vjeçare. Dua vetem lidhje serioze. Une jam 50 vjeçe, por zoteria dua te jete vetem nga Gjirokastra. Faleminderit. Pres përgjigje në gazetë.
Jam 42 vjeçe, me arsim të lartë, e paraqitshme, 1.65 e gjatë, me trup te rregullt. Kërkoj te njoh nje djalë vetem per martese. Nr. im i telefonit ndodhet në redaksi.
Jam Eni nga Tirana 54 vjeçe, e kompletuar në të gjitha drejtimet, shumë e mbajtur tip trendi me ekonomi te mirë. Jam e punësuar ne shtet kam dhe nje biznes timin. Kërkoj per lidhje serioze nje zotëri serioz te jetë i pashem pa vese te keqia te jetë i punësuar, mosha 52 -58 vjec. I interesuari të lërë numër telefoni në gazetë. Faleminderit.
Jam një zonjë nga Tirana 52 vjeçe, kërkoj një mik të mirë për një lidhje sekrete, të më falë ngrohtësinë dhe dashurinë e munguar dhe të më ndihmojë sadopak. Kush është i interesuar të lërë numër telefoni në gazetë. Me respekt zonja e vuajtur.
Jam në kërkim të një mashkulli që bën gjithçka për mua, të jetë simpatik dhe inteligjente, ekonomia nuk ka rëndësi, dëshiroj që të jetë i dhënë pas meje të përgjigjet me anë të gazetës.
Jam një zonjë nga Tirana e divorcuar mosha ime është 48 vjeçe, kërkoj të njoh një zotëri serioz të sinqertë, të edukuart me nivel të jetë familjar, i punësuar të ketë shtëpi deri 58 vjeç. I interesusari të lërë nr. telefoni për komunikim.
Jam një zonjë 43 vjeçe, nga Durrësi, e divorcuar, jam e gatshme të lidh jetën me një mashkull të ketë punë, shtëpinë e tij, të jetë larg çdo vesi të keq, kërkoj ngrohtësi, respekt, përkushtim, dashuri dhe besnikëri. Të jetë nga qyteti, mosha rreth 48 vjeç. Nga mua nuk do të zhgënjeheni, po do të ndjehet krenar duke më pasur në krah ta kalojmë jetën sa më bukur e të lumtur pranë njëri-tjetrit, të jetë simpatik gjatësia 1.75, zeshkan të jetë. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (12) View Comments (12)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

A dini aq sa duhet për antibiotikët?

Next Post

Njoftime nga Shqipëria...

Advertisement