Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

E shpejton menopauzën mungesa e seksit?

– Përshëndetje, e nderuar doktoreshë! Jam një vajzë 35 vjeçe, e pamartuar, që nuk kam kryer asnjëherë marrëdhënie seksuale. Doja të dija, çfarë analizash duhet të bëj për të kontrolluar trupin tim dhe aftësinë e tij riprodhuese? A kam më shpresë për riprodhim? Deri para dy muajsh, kisha cikël të rregullt, një muaj nuk kisha dhe pastaj më erdhën 2 ditë. Më duket mua apo po kaloj kaq shpejt në menopauzë? A ndikon mungesa e marrëdhënieve në shpejtimin e menopauzës apo ky është një mendim i gabuar? Faleminderit për pergjigjen tuaj dhe suksese në punen tuaj.
Dr. Elida Tepelena, obstetër-gjinekologe: – E nderuar 35 vjeçare, para se të gjithash, për të bërë një kontroll mjekësor shumë e rëndësishme është anamneza, që do të thotë se duhen të gjitha të dhënat rreth shëndetit tuaj, si dhe të familjarëve tuaj gjatë gjithë jetës suaj. Më pas ka disa ekzaminime për të cilat duhet të paraqiteni e t’i bëni te mjeku juaj gjinekolog dhe së fundmi, dilet në konkluzionin se cilat janë ekzaminimet të cilave duhet t’u nënshtroheni.
– Përsa i përket gjendjes së ciklit, ju duhet të keni një çrregullim dhe jo periudhë menopauze. Janë raste shumë të rralla ato kur menopauza vjen kaq shpejt. Gjithsesi, edhe kjo situatë sqarohet mbas disa ekzaminimeve. Prandaj do t’ju lutesha të bëni ato ekzaminime që ju shkrova edhe më sipër, duke kontaktuar drejtpërsëdrejti me mjekun gjinekolog.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Bora Zemani dhe Dj Vini: Si e ndryshoi Arbori jetën tonë...

Next Post

A mund të bëj bashkim familjar me babain?

Advertisement