Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Më dhembin e më fryhen kapakët e syve

– Unë që ju shkruaj jam Flora dhe kam probleme me kapakët e syve, që më dhembin shumë. Sidomos kapakun e syrit të majtë, çdo mëngjes e kam të enjtur dhe më loton. Kanë filluar të më krijohen edhe qeska poshtë syve. Vë re edhe diçka tjetër: Kur lotoj, më djegin sytë dhe lëkura e kapakëve të tyre është e ashpër, sidomos në bisht, nga lotët, por këtë dhimbjen e kapakut s’e kuptoj nga se e kam. Si veprohet? Çfarë duhet të marr që ta qetësoj këtë dhimbje?
Dr. Rezarta Shkurti, okuliste: – E nderuar Flora! Ankesa juaj në lidhje me dhimbjen e kapakëve si dhe djegien e syve, është pak e ngatërruar sepse ju nuk më jepni detaje të tjera që shoqërohen me ankesën, për të vendosur një diagnozë të saktë. Përveç dhimbjes që keni në kapakët e syve, ju nuk më sqaroni në letër: Ju dhembin kapakët e sipërm apo të poshtëm, ju dhembin vetëm kapakët apo edhe sytë brenda, përveç dhimbjes, keni lotim të vazhdueshëm apo vetëm me raste? Po skuqje të syve, a keni? Keni ndjesinë e grimcave të rërës në sytë tuaj? Këto ankesa që unë përmenda më sipër, nëse do të m’i kishit shprehur më shumë në letrën tuaj, unë do të mund të mendohesha për një përcaktim më të mirë të diagnozës. Ndërkohë, të dhënat e pakta që keni në letër nuk më lejojnë ta qartësoj shumë diagnozën. Përsa u përket qeskave poshtë syve, ato quhen “çantat e kapakut” dhe janë të lidhura me një prolabim (dalje) të shtresave dhjamore të kapakut, rrëshqitjes së tyre dhe në përgjithësi janë gjenetike e kanë lidhje me moshën. Ato nuk kanë shumë zgjidhje me mjekime.
– Ndërhyrja estetike në këto raste bëhet vetëm kur janë patjetër të nevojshme dhe ekstremisht të dukshme. Përsa i përket mjekimit të dhimbjes së kapakëve dhe faktit që lëkura e tyre është e ashpër, sidomos në këndet e syve, mendoj që do të të qetësojë shumë përdorimi i collyreve me antibiotiko-terapi dhe antiiflamatorë në sy, të tipit të: Betabioptal me pika 3 herë në ditë 2 pika në të dy sytë dhe që shoqërohet në darkë edhe me aplikimin e pomadës së Betabioptalit para gjumit, në sy brenda dhe në lëkuren e ashpër (1/2 orë pas pikave). Faleminderit për letrën tuaj. Shpresoj t’ju kem shpjeguar sadopak.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kam dhimbje në shpatulla e gjoks

Next Post

A janë këto shenja të tiroides së sëmurë?

Advertisement