– Jam një vajzë dhe kam një problem, jam në klasë të 8-të, e dua shumë jetën time dhe familjen time. Por kam një problem me motren e madhe e cila është 19 vjeçe, dhe disa herë i kam lexuar mesazhet në telefon që ja çon një djalë me të cilin flet me të. Ai e thërret shpesh të dalin, dhe ajo i nxjerr justifikime, por duket që e pëlqen shumë se komunikojnë shumë. Në një mesazh të motrës pashë që i kishte thënë motrës, që e kishte takuar dhe i thoshte e humba e humba. Mendoj se ajo ka fletur me të, ka bërë dashuri pa u martuar. Dhe ajo i thoshte, pse se ka qënë dhe bajram, është mëkat. Kur e pashë këtë mesazh qava për motren time. Nuk dua ti shkatërrohet e ardhmja motrës time. Dhe jam mërzit shumë se ajo më duket nuk flet më me atë djalin, dhe unë e njoh atë ai është shumë i keq. Nuk i kam treguar askujt, se po ti tregoj mamit, do ta lëndoja motrën time. Ajo po vuan se e shoh, dhe mua më ka kapur ankthi. Nuk di si të veproj, më ka kapur stresi, ti them se dhe unë e di, çfarë të bëj, si ta ndihmoj?