Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Pyetje-përgjigje për seksin…

– Doktor Evi, ka disa kohë që kur bëj marrëdhënie seksuale me të dashurën, më thotë se ka djegie dhe i thahet vagina. Mos vallë ndikon lubrifikuesi që përdorim shpesh?
– Sigurisht që ajo do të ketë djegie apo dhimbje vaginale përderisa i thahet vagina. Varet ç’lloj lubrifikuesi është, sepse ai me siguri ndikon jo mirë në vaginën e partneres tuaj, duke i shkaktuar tharje. Do t’ju këshilloja të bënit disa analiza për të parë nga se i vjen kjo djegie që ka gjatë marrëdhënieve seksuale. Nuk duhet të kryeni marrëdhënie të imponuar, pa u shëruar partnerja juaj.
– Jam një vajzë 24 vjeçe, që kryej marrëdhënie seksuale pandërprerë me bashkëshortin tim, sepse ai largohet shpesh jashtë shtetit. Kur ai largohet, mua më mbushet fytyra me puçrra dhe kam sekrecione të bardha. Mos vallë kjo ka të bëjë me anën emocionale dhe nevojat fiziologjike? Çfarë më këshilloni?
– Së pari, do t’ju thoja të bënit ca analiza gjinekologjike për të parë gjendjen tuaj. Këtë duhet ta bëni për veten tuaj, që të jeni e shëndetshme. Puçrrat dhe sekrecionet sigurisht që kanë lidhje me mungesën e seksit. Duke qenë se ju jeni shumë aktive me partnerin kur e keni pranë, është normale që të ndjeni mungesën e marrëdhënieve seksuale, gjë që ju shfaqet në atë lloj forme, siç e keni përshkruar edhe ju. Ju më kërkoni t’ju këshilloj diçka. Mos harroni atë që ju thashë më sipër dhe të bëni disa analiza për të qenë e qetë. Ndërsa përsa i përket mungesës së seksit kur partnerin e keni larg, mundohuni të ëndërroni momentet që keni kaluar me partnerin dhe të keni një lloj lehtësimi emocional e fiziologjik, qoftë edhe me me masturbim.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Poezia juaj...

Next Post

Nëse qëlloj dikë për vetëmbrojtje, më mbron ligji?

Advertisement